/natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia
Category: TË ETIKETUARA
10 aktivitete të përditshme për një mardhënjë më të shëndetshme mes prindërve dhe fëmijëve
Një aspekt kyç i rritjes pozitive është lidhja e prindërve me fëmijët, e cila mund të arrihet nëpërmjet prekjes, të qeshurës, dëgjimit, përvojave dhe kohës që e kaloni së bashku. Kërkimet kanë treguar se nëse një fëmijë ka një marrëdhënie të qëndrueshme me të paktën njërin prind, ai do t’i gëzojë frytet e asaj mardhënjeje. Ulu në dysheme me fëmijët dhe luaj çfarë të duan ata të luajnë, të paktën 10 minuta çdo ditë. Ndiq dëshirat e tyre. Filloje ditën pozitivisht. Përqafoji fëmijët çdo mëngjes dhe tregoju sa shumë i do. Lejojini…
Nëse fëmija ka shfaqur ndonjë formë të sjelljes së dhunshme dhe prindi e ka vënë re atë, cila është mënyra më e mirë për të reaguar?
Gjatë zhvillimit, fëmijët mund të shfaqin forma të ndryshme të sjelljes së dhunshme. Kur prindërit tolerojnë sjellje të dhunshme që në moshë të hershme, si kafshimi, goditja, përplasja, gjuajtja e sendeve, etj, kjo sjellje bëhet si diçka normale për fëmijën – një sjellje e tillë duhet të ndalet, të mos pranohet me komentin “se do të kalojë”. Nuk duhet të reagoni duke bërtitur apo ndonjë sjellje tjetër të dhunshme (dhuna fizike, dënime të ndryshme – qëndrimi në qoshe etj.), krijon një cikël tjetër dhune. Ju duhet t’i kontrolloni emocionet tuaja…
Ja çfarë ndodh kur i thyeni premtimet që i bëni fëmijës suaj
Fjalët dhe veprimet tona si prindër janë të rëndësishme për fëmijët prandaj kujdesi ndaj sjelljeve dhe premtimeve tona është themeli për të arritur sukses në formimin e një karakterit të fortë të fëmijëve tanë. Ne i mësojmë ata të mos na besojnë Nëse fëmija juaj nuk mund t’ju besojë në premtime të vogla, si do t’ju besojnë tek premtimet madhore, mosbesimi krijonë pasiguri, pasiguria krijon ankth, ankthi ndikon në mosformimin e një karakteri stabil. Zhgënjimi Ka zhgënjime në jetën e të gjithëve, përfshirë edhe atë të fëmijës, por mund të…
Bukë e zier
Përbërësit: 400 ml ujë të ngrohtë 1 lugë çaji kripë 2 lugë çaji sheqer 1 lugë majë buke 30 ml vaj 600-650 g miell Në ujë shtoni kripë, sheqer, majën e bukës dhe vaj. Përziejini, më pas hidhni miellin dhe gatuajeni brumin. Mbulojeni me letër transparente dhe lëreni të qëndrojë për 30-40 minuta. Brumin e ardhur ndajeni në 4 pjesë dhe formoni toptha në madhesi mesatare, lërini të pushojnë për 10 minuta. Në një tenxhere vendosni ujin dhe pasi që uji të ket vluar hudhni një lugë çaji sheqer.…
Djali ka lijen e ujit,a guxoj me pastru?
Përshëndetje! Djali ka lijen e ujit,a guxoj me pastru? Mjekja dje në shtepinë e shëndetit më tha mos me pastru se infektohet, edhe mjekja Pediatre sot më tha mos e pastro së paku 8 ditë. Djali po kruhet edhe temperatura po i ngritet deri 38C. Të lutem doktor më trego a guxoj me pastru ? Përgjigje: Përshëndetje Një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit“ duhet pastruar vazhdimisht, që nga dita e parë. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar – infeksioni krijon “kratere” në lëkurë të cilat përfaqësojnë një derë…
Djali tre vjeç nuk po flet asnjë fjalë, çfarë mund të bëjmë?
Pyetje: Përshëndetje, djali im 3-vjeçar ende nuk është duke folur. Ai nuk thotë asnjë fjalë, as “mami” as “babi”, dhe mua më duket se ndonjëherë nuk po na kupton. Ju lutem, a mund të më jepni ndonjë këshillë se çfarë duhet të bëj? Kam dëgjuar raste kur fëmijët deri në moshën 5 vjeç nuk kanë folur dhe më pas kanë pasur përmirësime. Përgjigje: Përshëndetje! Secili fëmijë e ka rrugën e vet të zhvillimit, prandaj çdo krahasim nuk është i dobishëm! Është shumë e rëndësishmë të kuptohen arsyet e kësaj…
Pse një person mund të flas në një ambient ndërsa në tjetrin jo – Çka është mutizmi selektiv?
Mutizmi selektiv është një gjendje ku një person ka aftësinë për të folur në disa rrethana, por nuk e bën këtë gjatë disa situatave të caktuara. Disa nga simptomat e mundshme të mutizmit selektiv janë: Refuzimi për të folur në situata sociale të caktuara, si në shkollë, me persona të panjohur, ose në takime të grupit. Ndryshimet në sjellje, si të qëndrimit anash, të qetësisë, ose të shkëputjes në situata sociale. Ankthi i jashtëzakonshëm në lidhje me të folurin në publik ose përballjen me persona të panjohur. Një ndjesi e…
Lërini fëmijët të frymojnë, nuk kanë nevojë që çdo gjë t’u serviret
“Nuk ka dëm t’i afroni fëmijës tuaj komoditetet e disponueshme të botës moderne, por gjithashtu lërini hapësirë që ai të eksplorojë dhe të gjejë vetë rrugën e tij. Një sasi e caktuar zhgënjimi dhe një kënaqësie e vonuar është e nevojshme për zhvillim të shëndetshëm. Krijoni me fëmijët tuaj një raportë të shëndosh mbi bazat e besimit. Mos humbni kohë duke bërë kërkime ne google se si të zgjidhni problemin, fëmijët tuaj janë aty, në dhomën tuaj të ndenjjes”. “Një foshnjë ka nevojë për krahët e nënës së saj…
Ne po mbysim imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve tanë
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste Në një botë që ndryshon me shpejtësi të madhe, ku teknologjia dhe përparimet shoqërore përcaktojnë mënyrën tonë të jetesës, është koha të ndalemi dhe të reflektojmë thellë mbi ndikimin që këto ndryshime kanë tek fëmijët tanë. Ekranet, qoftë ato të telefonave, tabletëve apo televizorëve, janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, duke ofruar përmbajtje të gatshme që nuk kërkon përfshirje aktive të mendjes. Fëmijët sot kalojnë më shumë kohë duke konsumuar përmbajtje sesa duke krijuar. Loja imagjinative dhe aktivitetet krijuese janë zëvendësuar…
ZEMËRIMI TE FËMIJËT – Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimi
Zemërimi është një reagim normal i një fëmije, një sulm i zemërimit të pakontrolluar ndaj zhgënjimit. Shkaku themelor është papjekuria e trurit të fëmijës për të kuptuar dhe kontrolluar situatën. Shumica e prindërve kërkojnë këshilla vetëm kur ka një “shpërthim zemërimi” që i shqetëson, duke i larguar nga “zona e tyre e rehatisë”. Pastaj, më së shumti fajësohet fëmija për sjelljen e keqe. Shpërthimi i zemërimit nuk është faji i fëmijës, është për shkak të një kombinimi kompleks të disa faktorëve: papjekuria e fëmijëve dhe temperamenti i fëmijës…
DEPRESIONI MUND TË SHFAQET EDHE GJATË SHTATZANISË: Ja si t’i dalloni simptomat dhe kur duhet të kërkoni ndihmë
Shpesh flitet për depresionin e pas lindjes, si dhe simptomat dhe metodat e trajtimit. Megjithatë, depresioni mund të shfaqet edhe gjatë shtatzënisë dhe quhet depresion prenatal, dhe është pothuajse aq i zakonshëm sa depresioni pas lindjes. Gratë shtatzëna shpesh përjetojnë luhatje humori, ankth, nervozizëm, shpërthime emocionesh gjatë shtatzënisë dhe i konsiderojnë këto si simptoma normale të shtatzënisë. Megjithatë, depresioni prenatal ndodh në 16 deri në 20 për qind të grave shtatzëna dhe simptomat variojnë nga ndjenja e trishtimit deri te vështirësitë serioze në funksionimin e përditshëm. Këtu janë disa simptoma…
Si ta ndihmoni fëmijën tuaj në fund të vitit shkollor
Fundi i vitit shkollor, përveç gëzimit dhe kënaqësisë të pushimeve verore, sjell me vete vlerësime dhe testet përfundimtare, të cilat mund të shkaktojnë i stres të madh tek fëmijët, veçanërisht për nxënësit e klasave të ulëta. Fëmijët në këtë moshë shpesh përjetojnë stres sepse përballen për herë të parë me vlerësimin e njohurive dhe aftësive të tyre, ndërsa ende zhvillojnë aftësi të vetëkontrollit dhe përballimit të presionit. Përveç kësaj, ata duan të përmbushin pritshmërit e prindërve dhe mësuesve, gjë që mund të rrisë presionin te ata. Fatmirësisht, prindërit këtu mund…
Sa të rrezikshme janë infeksionet në shtatëzani?
Ka disa lloje anomalish që mund të ndodhin tek gratë shtatzëna, të cilat janë pasojë e infeksioneve bakteriale. Ajo që çdo nënë e ardhshme duhet të dijë është se bakteret gjatë shtatzënisë nuk janë të rrezikshme për jetën e saj, si dhe për jetën e foshnjës së saj, por ajo duhet të kontaktojë mjekun e saj për të qenë nën kontrollin e një specialisti deri në fund të shtatzënisë. Nëse bakteri ndodhet në vaginë ose në traktin urinar, fëmija mund të infektohet gjatë lindjes. Në këtë rast, mjekët ndonjëherë vendosin…
Kam 4 vajza dhe dua të kemi një djalë, më thonë ti bën vetëm vajza, a jam unë shkaktare?
Pyetje: Përshëndetje! Kam 4 vajza dhe dua të kemi një djalë, më thonë ti bën vetëm vajza, a jam unë shkaktare? Përgjigje: E nderuar, kjo çështje ekziston prej se ekziston njerëzimi dhe ende vazhdon të qarkullojë në mes nesh nga padituria se kush e përcakton gjininë gjatë një frytnimi si dhe nga fryma tradicionale për dominance mashkullore. Edhe pse ka mjaft raste që na lajmerohen mjaft çifte që kanë fëmijë vetëm djem dhe duan të kenë vajzë dhe sërish vlen e njëjta gjë. Sepse ende edhe sot disa njerëz besojnë…