Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste Si të rritur, na ndodh që ndonjëherë të pengohemi nga njerëzit e tjerë kur jemi duke zhvilluar një bisedë apo duke kryer një punë. E keni parasysh se sa frustruese mund të jetë kjo. Humbim rrjedhën e mendimit ose vazhdimin e gjërave që ne po bëjmw. Të mendojmë pak për fëmijët e vegjël se si mund të ndikojë kur i pyesim vazhdimisht: “Çfarë ngjyre ka lodra?” “Çfarë tingulli bën macja?” “Kush është ai?” “Sa monedha ka aty?” Sigurisht që synimi është i mirë kur…
Category: TË ETIKETUARA
Soda e bukës në shërbim të bukurisë dhe shëndetit
Erë e pakëndshme e djersës Prania e kripërave të aluminit në deodorant rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të tjera malinje. Era e pakëndshme e djersës nën sqetulla eliminohet me sukses nga soda e bukës. Nëse aplikoni një sasi të vogël të saj në sqetull të thatë dhe të pastër, mund të jeni të qetë për 24 orë gjatë gjithë ditës – pa erë të pakëndshme! Kundër erës së pakëndshme të këmbëve Pas një dite të lodhshme, një zgjidhje me ujë të ngrohtë dhe sodë buke (3…
Testoni aftësitë tuaja!
/natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Këto janë gjërat që ndikojnë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve
Edhe pse inteligjenca është vetëm 50 për qind e ekuacionit të suksesit, rritja është vendimtare për zhvillimin e fëmijës. Ja pesë gjëra që ndikojnë në inteligjencën e fëmijës suaj. Mënyra se si rriten fëmijët? Zhvillimi i trurit nuk varet vetëm nga gjenetika. Edhe pse qelizat e trurit formohen para lindjes, përvojat e hershme të jetës dhe mësimet e para janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës. Nuk ka nevojë për të blerë lodra të shtrenjta. Duke bashkëbiseduar, duke lexuar libra, ju gjithashtu mund të stimuloni fëmijën tuaj duke…
Si të përgatit fëmijën për ardhjen në jetë të vëllaut apo motrës së tij?
Nëse fëmija nuk ndihet i lënë pas dore, ka më pak gjasa për gjelozi Lindja e një fëmije është një ngjarje plot gëzim. Megjithatë, kjo mund të kthehet lehtësisht në një periudhë xhelozie dhe konfuzioni për fëmijën tuaj më të madh, sepse ai mund të mendojë se nuk do të jetë më personi i rëndësishëm në jetën e prindërve të tij. Kjo është arsyeja pse ai duhet të përgatitet për ardhjen e një anëtari të ri të familjes . Vetëm jini të durueshëm dhe gjithçka do të funksionojë. Shpjegojini fëmijës…
“Nëse jeni nxënës të shkëlqyeshëm, do të keni punë dhe shumë para”: Psikologu i famshëm rus Labkovski – si i shkatërrojnë prindërit fëmijët e tyre
Fëmijët e sotëm shpesh kanë shumë detyrime, aktivitete të panumërta jashtëshkollore. Koha e mbushur me këto aktivitete shkurton kohën e kaluar në rrjetet sociale por a e keni pyetur veten se këto aktivitete ua vjedhin edhe fëmijërinë? Ndonjëherë nga një fëmijë pritet të mbajë një barrë të madhe mbi supet e tij për të qenë i suksesshëm, dhe më pas ëndrrat e tij mbyten, fëmija bëhet i ngopur dhe nuk do të ketë më motivim për asgjë. Pikërisht për këtë ka folur psikologu i njohur rus Mikhail Labkovski: Si rregull,…
Kam djalin 2 vjeç por nuk po e thotë asnjë fjalë, kur kërkon ndonjë gjë e kërkon me gjeste?
Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 2 vjeç por nuk po e thotë asnjë fjalë, kur kërkon ndonjë gjë e kërkon me gjeste. A është shqetësuese, çfarë më rekomandoni? Përgjigje: Përshëndetje! Në moshën 2 vjeçare fëmijët veq se duhet t’i kenë disa fjalë në fjalorin e tyre, është e rëndësishme të dihet për aspektin kognitiv, a kupton dhe a i merr komandat fëmija, poashtu duhet të vlerësohet dhe niveli i dëgjimit të fëmijës pasi që nuk kam të dhëna të mjaftushme rreth fëmijës. Është pozitive që fëmija bën me gjeste. Është…
SI TA NGRITNI VËTËBESIMIN E FËMIJËS TUAJ
Është shumë e rëndësishme të ndërtohet vetëbesimi tek fëmijët, sepse mund t’i ndihmojë ata pothuajse në çdo situatë të jetës. Nëse fëmija juaj ka vetëbesim të ulët, mos u dëshpëroni, terapistja e familjes Carol Kim thekson se ekziston një teknikë shumë e thjeshtë që do t’ju ndihmojë. Gjegjësisht, ajo thotë se klientët e saj të vegjël shpesh kënaqen me aktivitete të ndryshme artistike, ndaj e pyesin shpesh nëse i pëlqen ndonjë nga veprat e tyre. Kimova tregon se më e lehtë është të thuash “Po, më pëlqen shumë, të lumtë”,…
Fëmija fliste më herët ndërsa tash nuk flet as një fjalë, çfarë të bëjmë?
Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 2 vjeç e një muaj dhe më përpara fliste (mami, babi, ama) thoshte ndonj fjalë ndërsa tani nuk thotë as ato qe i dinte më herët. Përgjigje: Përshëndetje! Nuk mund të të them shumë për këtë çështje vetëm me kaq sa ke shpjeguar. Sigurisht, nëse ke vënë re ndonjë ndryshim domethënës nga më parë, nuk duhet neglizhuar. Madje, regresi gjuhësor duhet të konsiderohet si një sinjal për prindërit që duhet të intervenohët. Unë më poshtë do të ndaj disa elemente me ju që mund të jenë…
PSE FËMIJA JUAJ GËNJEN DHE SI DUHET TË REAGONI
Shumica e prindërve do të ballafaqohen në një situatë ku e kapin fëmijën e tyre në gënjeshtër. Psikologia Julija Kroka tregon pse fëmijët gënjejnë në mosha të ndryshme dhe si është më mirë të reagoni në përputhje me moshën e fëmijës. Nga tre deri në pesë vjet: Arsyeja e gënjeshtrës është imagjinata Detyra kryesore e një fëmije në këtë moshë është të zbulojë botën përmes lojës. Fëmija është “qendra e Universit”, dhe nëna, babi, gjyshja, gjyshi dhe të gjithë përreth lëvizin në orbitën e tij. Arsyeja më e zakonshme…
Mos e vajtoni burrin tim sepse ai nuk ka një djalë
Kush nuk do të donte të ishte i rrethuar nga femra kaq të forta e të bukura?! Le të jemi të sinqert, ka shumë përfitime për të qenë baba dy vajzave. Burri im u rrit si më i madhi në një familje me pesë djem dhe një vajzë. Të qenit baba i dy vajzave mund të jetë një territor i panjohur për të, por ai i trajton vajzat tona si mbretëresha. Kur e njoftova burrin tim nuk ishte tip i ndjeshëm por duke qenë baba i një vajze të vogël…
A është sjellja e fëmijëve reflektim i sjelljeve të prindërve?
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste Truri i fëmijës nuk është aq i zhvilluar sa i një të rrituri. Kur fëmijët hasin vështirësi, veçanërisht me gjëra që ju kërkoni prej tyre, ata shpesh nuk gjejnë fjalët për të thënë: “Kjo është vërtet e vështirë për mua” ose “A mund të më ndihmoni? apo “Nuk ja dal dot.” Ata shfaqin këto ndjenja përmes sjelljes së tyre. Ndërkohë, ne si të rritur mund të presim që ata të na binden apo të na respektojnë thjeshtë sepse ne e kemi kërkuar kështu. Në…
Ky është djaloshi që ua shuajti etjen gjysmë milioni afrikanë
Ai quhet Ryan, ai ka lindur në Kanada në maj 1991. Kur ishte i vogël, në shkollë, në moshën gjashtë vjeç, mësuesi u tregoi atyre se si jetojnë fëmijët në Afrikë. Plotësisht i prekur kur mësoi se disa madje po vdesin nga etja, megjithëse atij i mjaftoi që të shkonte te shatërvani dhe të pinte ujë të pastër. Ryan e pyeti mësuesin se sa do të kushtonte për të çuar ujë në Afrikë dhe ai i kujtoi atij se ekzistonte një organizatë e quajtur “WaterCan” që mund të hapte puse…
Vajza 5 vjeçe në shtëpi flet shumë mirë por në kopsht nuk flet asnjë fjalë?
Pyetje: Përshëndetje! Vajza ime është 5 vjeçe dhe problemi është që ajo në shtëpi flet shumë mirë por në kopsht nuk flet asnjë fjalë, jam e shqetësuar si mund ta ndihmoj vajzën time? Përgjigje: Përshëndetje! Zakonisht kur një fëmijë nuk mund të flasë në kushte të caktuara, por mund të flasë mirë në të tjera atëherë kemi të bëjmë me mutizmin selektiv si në rastin e fëmijës tuaj kur mund të mos jetë në gjendje të flasë në kopsht, por mund të flasë pa problem në shtëpi. Quhet mutizëm selektiv…
Fëmijët që bëjnë këto 6 gjëra kanë inteligjencë të lartë emocionale
Ndryshe nga inteligjenca konjitive, e cila matet me IQ, inteligjenca emocionale mund të mësohet dhe zhvillohet ndërvite. Ekspertët e përkufizojnë inteligjencën emocionale si aftësinë për të njohur, kuptuar, shprehur dhe menaxhuar emocionet, dhe sjellja e prindërve ndaj tyre u ndihmon fëmijëve të zhvillojnë inteligjencën e tyre emocionale. Janë të aftë t’i kuptojnë të tjerët Si një detektiv emocional, ata i kuptojnë mirë ndjenjat e njerëzve të tjerë nga gjuha e trupit dhe shprehjet e fytyrës. -“Mami, shoqja ime Sara ishte shumë e qetë sot. E pyeta nëse donte të…