Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 3 vjeç, është shumë i qetë vazhdimisht luan me kafshë, karrike dhe vetura. I rregullon çdo herë në një vijë të drejtë. I pëlqen shumë të shfletoj libra ka tendencë të qëndroj për orë tëra duke shfletuar. Aq shumë është i përqendruar tek to sa që shpeshherë nuk më kthen përgjigjjen kur e thërras në emer. Vjehrra më thotë se diçka nuk është në rregull a duhet të shqetësohem? Pergjigje: Në moshën trevjeçare, loja për fëmijët duhet të ketë një kuptim, të dini atë që luan…
Category: TË ETIKETUARA
Disiplina nuk është qëllimi i vetëm i rritjes së një fëmije dhe as detyra juaj bazë si prind
Të ndihmosh një të vogël të rritet në një person plot vetëbesim, i cili e di se çfarë do të thotë të respektosh veten dhe të tjerët, është vlera më e madhe që mund t’i japësh një fëmije. Përgatitja e tij për një jetë plot sfida dhe pengesa, marrëdhënie shumë komplekse mes njerëzve dhe në shoqëri, është një detyrë e rëndësishme e prindërve. Rezistenca ndaj zhgënjimit dhe stresit është një aftësi që mund të mësohet dhe kontribuon në stabilitetin emocional, i cili është i nevojshëm për të krijuar marrëdhënie të…
Si t’i mësojmë fëmijët të jenë mirënjohës për atë që kanë
Mirënjohja është një nga cilësitë që i zbukuron njerëzit e lumtur. Por si të rrisim një fëmijë mirënjohës në botën materialiste në të cilën jetojmë? Ajo që ne të gjithë u mësojmë atyre është të thonë “të lutem” dhe “faleminderit”, por kjo nuk mjafton. Mirënjohja është aftësia për të vlerësuar atë që keni. Për të fituar këtë aftësi, ne sugjerojmë disa ushtrime të këndshme që kanë shumë më tepër përfitime. Për çfarë jemi mirënjohës sot? Çdo ditë, në fund të ditës, uluni pranë fëmijës dhe rendisni së bashku “dhuratat” e…
A duhet të marr magnez gjatë shtatëzënisë nëse ndjej se jam mirë?
Pyetje: A duhet të marr magnez gjatë shtatëzënisë nëse ndjej se jam mirë? Përgjigje: Ashtu sikurse vitaminat edhe Magneziumi është një nga lëndët minerale më të rëndësishme në shtatëzani. Edhe nëse përpiqeni që me një ushqyerje të balancuar mirë, si ujë mineral i pasuruar me magnez, bajamet e qëruara dhe shumë perime jeshile, shpesh nuk mund të sigurohet sasia e nevojshme e magnezit. Mungesa e magnezit duket të jetë një shkak i ndjenjës së të vjellit te gratë shtatzana si shqetësimi më I shpeshtë I grave shtatëzëna në tre muajt…
Pikat kryesore dhe normat e zhvillimit janë udhërrëfyes për zhvillimin e të folurit
Secili fëmijë zhvillohet me ritmin e tij unik por ne presim që të gjithë fëmijët të ndjekin një model tipik zhvillimi. Nëse keni shqetësime dhe vëreni që fëmija juaj bën pjesë tek pikat që vlerësohen si flamur i kuq ju lutemi kontaktoni një logoped për të marrë këshillat e nevojshme dhe të bëni një vlerësim nga afër për fëmijën tuaj. Asnjëherë nuk është herët, Mos pritni! Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për…
Kopshti, gjyshërit apo dadoja, cili nga këto opcione është më i mirë për kujdesin e fëmijës tuaj?
“Prindërit shpesh pyesin nëse duhet ta dërgojnë fëmijën e tyre në kopsht, të punësojnë një dado apo ta lënë te gjyshja ose dikush nga familja. Përgjigja është shumë e thjeshtë: sistemi i fëmijës në periudhën e hershme të formimit duhet të jetë në kontakt dhe në qendra e vëmendjes së një të rrituri që merret në mënyrë aktive me të. Kopshti e vendos atë në një pozicion ku ai duhet ta ndajë vëmendjen me shumë fëmijë të tjerë. Nëse është e mundur që fëmija të jetë me një kujdestar të…
Sa kohë duhet të prisni për shtatzëninë e radhës pas një operacionit cezarian?
Rreziqet shëndetësore rriten me çdo lindje cezariane, por disa gra mund të bëjnë gjashtë ose më shumë operacione cezariane pa komplikime. Ja një shpjegim pse: Lindja cezariane nuk është një operacion për të cilin mjekët vendosin lehtësisht. Për fat të mirë, operacionet kryhen jashtëzakonisht profesionalisht me staf mjekësor të trajnuar, kështu që nënat dhe foshnjat janë në duar të sigurta. Shumica e nënave që kanë lindur me prerje cezariane pyesin veten nëse do të lindin në të njëjtën mënyrë herën tjetër. Rreziqet dhe rikuperimi Rreziqe e tilla si dëmtimi e…
Vajza qan dhe nuk po bën kërkesa duke folur, çfarë të bëj?
Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzen 2 vjeçare dhe shqetësimi im është që nuk flet i kërkon gjërat duke qarë, të folurit nuk e ka të zhvilluar, çfare më rekomandoni? Përgjigje: Përshëndetje, fëmijët ndonjëherë të qajturën e përdorin si metodë komunikimi sepse ata qajnë dhe dëshirat e tyre plotësohen njejtë si në rastin e fëmijës tuaj. Merrni dy objekte në dorë por mos i vendosni afër vajzës që ajo mund t’i kap dhe ju të i tërhiqni sepse fëmija atë e kupton si refuzim, por merrni objektet ofroni afër fytyrës tuaj dhe…
Të lutem mami kujdesu për mua
Mami, të lutem më mundëso të flas me ty – dhe kur të rritem, do të jem në gjendje t’u besoj njerëzve. Mami, mos më ndalo të qaj, të zemërohem, të pikëllohem dhe të gëzohem. Më fol për ndjenjat – dhe kur të rritem, do ta kuptoj veten dhe botën rrethe nesh. Mami, kujdesu për gjërat që ndodhin rrethe meje – dhe kur të rritem do të jem empatik dhe do ju ndihmojë dhe t’ju qëndroj pranë të tjerëve. Mami, më ndihmo kur ballafaqohem me momentet e vështira, më ngushëllo…
Vajza ka hemangiomë në ball, doja të pyesja a i largohet vetvetiu apo duhet trajtim?
Pyetje: Përshëndetje! Vajza ka hemangiomë në ball, doja të pyesja a i largohet vetvetiu apo duhet trajtim? Përgjigje: Përshëndetje Kjo që duket në foto është hemangiomë dhe kërkon trajtim sa më të shpejtë, për arsye se shumë shpejtë do të jetë problem jo vetëm estetik por edhe ne pengese ne mbylljen normale te syrit Është e vërtetë që pacientët shpeshherë këshillohen që të presin largimin e hemangiomës pa trajtim, por në realitet ndodhë që jo vetëm nuk kemi largimin e duhur por kemi edhe rritjen e saj siç ka ndodhur ne…
Hemangioma ka shërim të plotë
HEMANGIOMA Rezultatet vazhdojnë të jenë shumë inkurajuese,me qindra pacientë te shëruar plotësisht. Në poliklinikën NATAL vazhdon trajtimi sukseshëm i Hemangiomave tek fëmijët nga Dr Ismail Lutolli, subspecialist i hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike. Në foto femijë i shëruar plotësisht i cili ka filluar mjekimin në mujin e dytë të jetës. Poliklinika NATAL 048 370 370
Fëmija është shumë i nervozuar, nuk lidh më shumë se dy fjalë, çfarë të bëjë?
Pyetje: Përshëndetje! E kam djalin gati 6 vjeç fjalët të gjitha i thotë, fjali me dy fjalë i lidhë por më shumë jo. Bëhet shpejtë nervoz dhe atë që kerkon e do të realizuar përndryshe i gjuan të gjitha lodrat i thyen (edhe të preferuarat e tij). Në kohët e fundit ka filluar të shfaqë nervozizëm duke shprehur emocionet nëpërmjet fshehjës pas kolltukëve dhe madje duke filluar të qajë me britmë. Po ashtu, ka përdorur edhe dhunën fizike duke më goditur në të gjithë trupin. Në kopsht, më vështirësi e…
Këshilla se si të ndihmoni zhvillimin e të folurit të fëmijëve në shtëpi sipas moshës
Shkruan: Egzona Maloku Logopede Prindërit mund të bëjnë shumë për të ndihmuar zhvillimin e aftësive të të folurit/gjuhës së fëmijës së tyre – ju jeni partneri i tyre i parë dhe i preferuar i komunikimit! Të ulesh në dysheme, të luash, të këndosh dhe të bashkëveprosh me fëmijën tuaj përmes aktiviteteve dhe rutinave të përditshme i ndihmoni ata të mësojnë të komunikojnë dhe nuk duhet të ndani një kohë të posaçme për këtë por t’i mbani të përfshirë gjatë tërë kohës. Më poshtë gjeni disa këshilla se si të stimuloni…
Problemet shëndetësore që sjellë nënpesha
Zakonisht nënpesha fillon në vitet e hershme të jetës Trajtimi i hershëm mund të jetë shumë më efektiv. Por nëse nuk trajtohet herët, nënpesha mund të bëhet një problem shumë serioz. Kequshqyerja apo nënpesha që nuk mjekohet me kohë, mund të çojë deri në anoreksi dhe të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, siç është osteoporoza, dëmtimi i veshkave dhe probleme me zemër. Sa më shumë që zgjat ky problem, është shumë më vështirë të tejkalohet. Me trajtim, një person nënpeshë mund të ndjehet më mirë dhe të arrijë peshë të shëndetshme…
Vëmendja e tepërt e prindërve ndonjëherë mund të jetë e dëmshme për fëmijët
Pse prindërit që përqendrojnë gjithë vëmendjen te fëmijët e tyre rritin individë depresiv Njoh shumë prindër që thonë fjali si: “Unë jetoj për fëmijët e mi”. Fëmijët e mi janë e vetmja gjë e rëndësishme në jetën time. Unë punoj vetëm që ata të kenë sukses dhe të mbarojnë universitetin”. Prindër të tillë heqin dorë nga interesat e tyre, nuk e përdorin kohën për veten e tyre. Nëse ndodh që dalin nga shtëpia, e cila nuk bën pjesë në kategorinë e daljeve rutinë për të shkuar në punë apo tregti,…