Randall Champion preku aksidentalisht një linjë të tensionit të lartë, duke elektrizuar veten dhe duke i ndaluar zemrën. Një bashkëlojtar i linjës J.D. Thompson kreu CPR gojë më gojë derisa mbërritën mjekët. Kampioni mbijetoi. Kjo foto e famshme njihet si “Puthja e Jetës”. (1967). Foto nga Rocco Morabito. ./natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia
Category: TË ETIKETUARA
Dhimbja e lindjes është e vetmja dhimbje në jetë që nuk do të na dëmtojë
Për shkak të frikës nga dhimbja dhe mospërgatitjes se si të përballemi me dhimbjen e lindjes, ne krijojmë rezistencë fizike në muskuj. Dhe kur kemi frikë nga ajo dhimbje, vështirë se mund të relaksojmë trupin tonë dhe ta lëmë atë dhimbje të kalojë. Duke krijuar panik, ne rrisim dhimbjen, por edhe ngadalësojmë ecurinë natyrale të lindjes. Mekanizmi i ‘ikjes ose luftimit’ kur ndjejmë frikë Kur ndjejmë rrezikun, trupi ynë vërshohet me adrenalinë për të na dhënë forcën për të luftuar ose për të ikur nga ai rrezik. Por lindja në…
Cila është mosha e preferuar e fëmijës për ta bërë synet?
Pyetje: Pëshëndetje. A mund të na tregoni moshën e preferuar të fëmijës se kur duhet bërë synet? Përgjigje: Përshëndetje. në disa vende të zhvilluara sa i përket kirurgjisë, synetia realizohet menjëherë në ditën ose ditët e para pas lindjes dhe mendoj se një praktikë e tillë është mjaft e dobishme pasi dhimbja është më e pakët por edhe procesi i shërimit është shumë i shpejtë. Njq praktikë e tillë psh realizohet në SHBA. Sa i përket vendit tonë mendoj dhe besoj se mosha 1 deri 3 muaj është ideale. Në…
Jam shtatëzënë – sa është e rrezikshme për bebin fjetja në shpinë?
Pyetje: Jamë shtatëzënë dhe kam dëshirë të fle në shpinë, më kanë thënë që nuk është mirë për bebin. Sa është e rrezikshme për bebin? Përgjigje: Ndoshta edhe gjinekologët ju kanë thënë se gjatë muajve të fundit të shtatzënisë duhet të flini në krah. Gjatë kësaj periudhe është e pamundur të flini me bark por as ne shpinë ndonjëherë nuk është e rehatshme të flini. Ky pozicion mund të ushtrojë presion mbi enët e gjakut që kthejnë rrjedhjen e gjakut drejt zemrës dhe kështu duke kufizuar edhe rrjedhjen e gjakut drejt…
Sa është e rrezikshme humbja e shpejtë e peshës trupore?
Humbja e shpejtë e peshës mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë, nëse fillojmë një dietë shumë kufizuese mund të humbasim kilogramë dhe të na bëjmë të ndihemi më mirë, dietat mrekulli na ndihmojnë të arrijmë qëllimin tonë, megjithatë, çmimi që paguajmë mund të jetë shumë i lartë. Gjëja e shëndetshme është të humbasësh gradualisht në peshë, për të mos e kaluar atë peshë sepse mund të shkaktojë probleme. Trupi ka nevojë për kalori për të funksionuar, ne marrim kalori nga ushqimi. Numri i kalorive që na duhen në…
Fëmija ka frikë si mund t’ja largoj?
Pyetje: Kam djalin 5 vjet dhe pata një muaji ka shiku në telefon një video diçka dhe është frikësu dhe prej asaj dite frikohet shumë, nuk rrin në dhomë vet hiç, theksoj se tash ja kam ndalu telefonin krejt mirëpor frikën s’di si me ja largu.Ju lutem një mendim. Përgjigje: Përshëndetje! Të falenderoj që ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd. Kur një fëmijë thotë se diçka është e frikshme, ka shumë mundësi që ne si të rritur të mos mendojmë se është e frikshme. Por ne gjithmonë…
6 vetitë kryesore të Fikut (i njohur si frut hyjnor)
Përmbajtje e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet bazë që e mbron sistemin tonë nervor nga stresi. Ai është shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin dhe shëndetin e trurit. E promovon shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme e ngadalëson procesin e plakjes. Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez se ata të freskët. 2. Është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër, dhe vitamina B6, C, si dhe beta-karotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë…
9 përfitimet shëndetësore me konsumimin e shalqirit
Luftimi i sëmundjeve të veshkave Shalqinjtë përmbajnë shumë kalium, gjë që është shumë e dobishme për nxjerrjen jashtë ose pastrimin nga depozitimet toksike në veshka. Parandalon goditjet nga nxehtësia Shalqiri është shumë efektiv në reduktimin e temperaturës së trupit tuaj dhe tensionit të gjakut. Shumë njerëz në rajonet tropikale hanë këtë frutë çdo ditë gjatë verës për të mbrojtur veten nga goditjet e nxehtësisë. Stabilizon tensionin Sasia e shumtë e kaliumit dhe magnezit e pranishme te shalqinjtë është shumë e dobishme në drejtim të zvogëlimit të tensionit të lartë të…
Vështirësi në artikulim tek fëmija 6 vjeç
Pyetje: Përshëndetje! Kemi djalin 6 vjeç, vijon klasën e parë dhe ka problem me disa shkronja, psh: thotë “Skola”, “Rota” , “Vëmbi”, shkronjën Dh, Th , Q, Ll, Sh, Rr nuk i thekson si duhet! Çdo ditë mundohemi ta mësojmë, përsërisim shkronjat ngadalë, qartë, por nuk ka sukses. Çfarë duhet të bëjmë? Presim përgjigjen – udhëzimin tuaj, faleminderit! Përgjigje: Përshëndetje, në bazë të përshkrimit tuaj kemi të bëjmë me çrregullim të artikulimit, është e nevojshme të bëhet testi i artikulimit për të identifikiar saktë tingujt dhe pozicionin e tyre.…
Muret mund të pastrohen!
Pesëvjeçari Omar kishte pikturuar një mur të tërë në shtëpinë e tij, vizatimi abstrakt ishte një dhuratë për babain e tij i cili ishte në një udhëtim. Kur babai u kthye vuri re murin që e kishte pikturuar djali i tij. Babai vendosi të mos e qortonte, përkundrazi, vendosi t’i shpjegonte se sa i pëlqenin vizatimet e tij dhe i tha se do t’i dhuronte një fletore të veçantë ku do të vizatonte çfarë të dëshironte. Ai i tha se kjo do ishte dhuratë e bukur për të, dhe ta…
A ndikon negativisht mënyra se si përdorim rrjetet sociale në shëndetin mendor?
Rrjetet sociale janë një fenomen relativisht i ri, shumë pyetje në lidhje me ndikimin e tyre potencial në shëndetin mendor mbeten pa përgjigje. Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i rrjeteve sociale është një parashikues i pakënaqësisë me imazhin e trupit, simptomat e crregullimit të të ngrënit, dhe kënaqësinë me jetën tek adoleshentet. Sipas hulumtimit të realizuar nga Chen & Lee (2013) ekziston një ndërlidhje mes kohës së shpenzuar në internet dhe ndjenjës së vetmisë si dhe simptomave të depresionit, kështu individët që shpenzonin më shumë kohë në…
Si të kujdesemi për shëndetin e dhëmbëve kur konsumojmë argume?
Pyetje: Si të kujdesemi për shëndetin e dhëmbëve kur konsumojmë argume? Përgjigje: Agrumet janë të pasura me vitaminë C dhe të gjithë dëshirojmë t’i konsumojmë ato sepse e lidhim me shëndetin. Megjithatë, kur bëhet fjalë për shëndetin oral, duhet të jemi të kujdesshëm me agrumet. Limonët, portokallet, rrushi, mandarinat… përmbajnë jashtëzakonisht acid. Konsumimi i shpeshtë i këtyre frutave dhe lëngjeve të tyre mund të shkaktojnë erozion të dhëmbëve. Limonada me sheqer është padyshim një zgjedhje jo e mirë e pijeve për dhëmbët, sepse krahas gjithë kësaj, sheqeri shkakton edhe…
Sa është e rëndësishme ta lini fëmijën tuaj të vishet dhe të zgjedhë vetë rrobat e tij?
A vishet vetë i vogli juaj? Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i pavarur, duhet ta lini të mësojë për gjërat e vogla, dhe një nga ato gjëra është veshja. Në mënyrë që fëmija juaj të rritet për të qenë një person i pavarur dhe i shkathët, ju duhet ta lejoni atë të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kryesore, si veshja, ngrënia dhe higjiena. Hulumtimet kanë treguar se nëse e lejoni një fëmijë të menaxhojë dhe të gjejë zgjidhje në situata të tilla, ju e ndihmoni atë të…
Sa është e rrezikshme për bebin ftohja e nënës gjatë shtatzanisë?
Pyetje: Jam shtatëzënë dhe jam e ftohur dhe po kollitem shumë, po teshtij dhe po shfryj hundët shpesh. A ka rrezik për bebin kolla e vazhdueshme? A ka rrezik për të lind para kohe? Përgjigje: Një barrë e shëndetshme, pra nëse nuk jeni në rrezikun e lindjes parakohe, e duron pa problem një rritje të presionit me tendosje të muskulaturës së barkut gjatë kollitjes, teshtitjes apo fryerjes se hundëve. Mësohuni që gjatë teshtitjes të kontraktoni (shtrëngoni) dyshemenë e komblikut e jo gjithë shtërngimi të shkojë në muskujt e barkut. Kjo,…
Si ta përdorni kondicionerin e të mos dëmtohet shëndeti i fëmijës?
Nuk ka asnjë arsye për të mos përdorur kondicionerin në hapësirën ku qëndron fëmija juaj. Që fëmija të mos ketë probleme shëndetësore nga përdorimi i kondicionerit është e nevojshme të respektohen disa rregulla të rëndësishme. Kontrolloni gjendjen e kondicionerit Nëse ndjeni një erë të pazakontë ose dëgjoni një zhurmë të pazakontë të motorit të kondicionerit, është e nevojshme ta fikni menjëherë dhe të kryeni riparimet e nevojshme. Në fillim të sezonit është i nevojshëm pastrimi ose ndërrimi i filtrave në kondicionerit Nëse filtrat janë të ndotur, mbi to shumohen…