“Pse njerëzit bërtasin kur janë të zemëruar?” – pyeti mësuesi nxënësit e tij. Nxënësit menduan pak: “Ndoshta se na humbet durimi – prandaj bërtasim” – tha njëri. “Por pse do të bërtisni nëse personi është pranë jush?” – pyet mësuesi – “a nuk është e mundur të flasësh qetësisht?” Nxënësit dhanë disa përgjigje të tjera, por asnjëra nuk e kënaqi mësuesin. Më në fund ai tha: “Kur dy persona janë në grindje, të zemëruar, zemrat e tyre largohen shumë. Prandaj duhet t’i bërtasin njëri-tjetrit, që klithma e tyre të…
Category: TË ETIKETUARA
Përqendrimi në frymëmarrje gjatë lindjes luan një rol të madh
Nëse jeni shtatzënë ose planifikoni të mbeteni shtatzënë ruajeni këtë postim. Mos harroni të merrni frymë sepse: Ju ndihmon për t’u fokusuar gjatë çdo tkurrjeje Ju ndihmon të qëndroni të qetë duke vepruar në sistemin nervor, duke reduktuar prodhimin e adrenalinës dhe duke mbajtur të qëndrueshme dhe të rregullta rrahjet e zemrës, është shumë efikase. Në këtë mënyrë ju siguroni furnizimin me oksigjen, veçanërisht për muskujt e mitrës tuaj, të cilët punojnë me forcë të plotë. Kërkojini partnerit tuaj t’ju ndihmojë të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj duke numëruar deri në…
Të mbaja në ëndrrat dhe mendimet e mia shumë para se të të mbaja në krahët e mia.
Mësoja ninullat të cilat do t’i pëshpërisja dhe të vnoja në gjumë . Të kam njohur para se të të takoja, kam folur për ty para se të ekzistosh. Të kam dashur shumë kohë para se të të shihja në imazhet bardh e zi me buzët e tua, duke e ditur që së shpejti do t’i puthja me të miat. Të kam dëgjuar zërin shumë kohë para se të lindësh dhe të qash për herë të parë. Ajo rrahje e parë e zemrës, ajo që kumbonte dashuri dhe lehtësim, rrahje…
Nuk jemi më vetëm
Nuk mund të shkojmë më në kinema, të pimë një pije, kafe apo të shkojmë në një arratisje romantike pa organizim. Nuk kam aq kohë për t’u përgatitur si dikur, dhe veshjet e mia janë më praktike. Shtrati nuk na takon më vetëm neve dhe duhet të jemi kreativë për takimin tonë të dashurisë 😊. Tani jemi “mami dhe babi”, (po thuaj nuk e dëgjoj më emrin) dhe megjithëse shtëpia është shpesh në kaos, pak kohë dhe shumë lodhje, pamja është nga ana tjetër e tavolinës, nga anën tjetër të…
Edhe pse unë jam vetë nënë, nëna ime është ende personi tek i cili shkoj.
Shkoj tek ajo kur ndodh diçka e bukur. Ajo është personi i parë që dua të telefonoj me lajme, të mëdha apo të vogla. Shkoj tek ajo kur më duhet një shpatull për të qarë. E marr në telefon kur jam vetëm në makinë për të folur për gjithçka. Shkoj tek ajo për të festuar sukseset e mia, sepse e di që ajo i feston ato me mua. Shkoj tek ajo për ngushëllim, sepse ndonjëherë zëri i saj është e vetmja gjë në këtë botë që mund të bëjë gjithçka…
Letër për mamin nga foshnja e saj
Për momentin nuk mund të shoh asgjë rreth meje, jam kaq i vogël dhe gjithçka rreth meje është si mjegull. Gjithçka që shoh je në të vërtetë ti. Kur ndihesh sikur je vetëm në botë, sikur muret po të mbyllen, mos harro se edhe unë jam këtu. E di që bota jote ka ndryshuar dhe ndihesh e vetmuar. Por jo ti nuk je vetëm. Ti je gjithcka për mua. Kur mendon se nuk din çfarë po bën, ke besim tek vetja. Edhe pse ne ende jemi duke u njohur, ti…
Barku i gruas shtatzënë nuk është pronë publike, jo të gjithë mund ta prekin!
Mirë, pse të gjithë mendojnë se mund të prekin një bark të një gruaje shtatzënë? Jo vetëm kaq, por edhe të bëjnë të zgjuar dhe ndonjëherë të fyejnë, duke buzëqeshur, pa menduar… Një grua shtatzënë është si çdo person tjetër – respektoni kufijtë. “Oh, barku i saj është shumë i lezetshëm!” (dhe dora lëviz drejt barkut) “A ka binjakë aty?” “Um, një bark kaq i vogël, dhe tashmë je gjashtë muajsh?” “Je e sigurt që do kafe?” “Ju nuk duhet ta konsumoni aq shumë…” Dhe kështu me radhë. Nëse keni…
Si të trajtoni agresivitetin e fëmijëve në shtëpi dhe shkollë?
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe Terapiste Agresiviteti është sjellje e papërshtatshme e individit që shfaqet në mënyra të ndryshme ndaj personave të tjerë, që nga fyerjet, zënkat, gënjeshtrat e deri tek sulmet fizike. Agresiviteti shfaqet qysh herët në fëmijëri dhe më së miri vërehet kur fëmija fillon të shkojë në çerdhe apo kur fillon t’i bashkohet ndonjë grupi social, dhe kjo sjellje agresive e përcjell edhe në moshën e adoleshencës. Shkaktarët e agresivitetit: Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre, bëhen më vonë prindër keqtrajtues…
Të gjitha gratë shtatzëna e shijojnë shtatzëninë e tyre
Sidoqoftë, me shtatzëninë vijnë një sërë pyetjesh shumë personale dhe kurioze, duke prekur stomakun, komente rreth peshës dhe madhësisë së gjoksit. Fatkeqësisht, historia nuk mbaron këtu. Gratë shtatzëna gjithashtu dëgjojnë mendime të ndryshme për atë lloj ushqimi që duhet të hanë, nëse duhet të veshin takë të lartë dhe për çfarë stili të veshjes duhet të kujdesen. Eksperti i rregullave të mirësjelljes Thomas Farley ofron një rregull të thjeshtë në lidhje me atë dhe si të pyesni një grua shtatzënë: “Mundohuni t’i mbani kurioz pyetjet, por jo të cenoni privatësinë”.…
Noti gjatë shtatzënisë: A mund të notojnë gratë shtatzëna në pishinë dhe në det?
Edhe pse noti rekomandohet si një aktivitet ideal për gratë shtatzëna, shpesh ka një pyetje rreth rreziqeve të mundshme që kërcënojnë nga uji i detit ose pishinave. Më poshtë, do e shpjegojm nëse dhe kur gratë shtatzëna lejohen të notojnë në det dhe pishinë dhe çfarë duhet t’ i kushtojnë vëmendje Deri në cilin muaj të shtatzënisë mund të notoni në det, si të merreni me të nxehtin e verës, nga çfarë lloj sjelljeje gratë shtatzëna në det duhet të shmangen, nëse ka ndonjë pengesë të vërtetë për të notuar…
Pse nuk duam lule për ditën e gruas?
Sepse ne jetojmë në një botë ku: – Ne shpenzojmë 3 herë më shumë kohë për punët e shtëpisë pa pagesë dhe kujdesin ndaj fëmijëve – vetëm 28% e grave janë në pozicione drejtuese – 1/3 e grave dhunoheshin seksualisht ose psikologjikisht nga partnerët e tyre – çdo ditë 137 gra vriten nga partneri apo familjari – 200 milionë gra pësuan gjymtim gjenital – femrat fitojnë mesatarisht 16% më pak në orë se meshkujt Është viti 2023 dhe më duket se ende jemi shumë larg nga plotësimi i të…
Të jesh nënë do të thotë që…
Të kesh shumë për të bërë, që nga momenti kur zgjohesh deri në momentin që të zë gjumi Të mbledhësh lodra të shpërndara nëpër shtëpi Duke i dëgjuar të thërrasin “Mami” gjatë gjithë ditës pa ndonjë arsye Të shkosh ta vësh atë në gjumë e të flesh para tij Të jesh mjeke… Të jesh gjyqtare… Të jesh kuzhiniere… Të jesh mësuese… Edhe më shumë se kaq… Dhe gjithashtu… Marrja e buzëqeshjeve, puthjeve dhe mundësia për të dëgjuar këngë të kënduara me tekste të ndryshuara çdo ditë./natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në…
Cilat janë shkaqet e çrregullimeve të ciklit menstrual?
Ka shumë arsye për çrregullimin e ciklit menstrual Me mungesën e ciklit menstrual, shumica e grave aludojn për një shtatzëni të mundshme, por ç’të themi nëse testi i shtatzënisë është negativ? Dr. Trekki Brooks nga Instituti i Shëndetit në Kembrixh ka zbuluar katër arsye pse mungon cikli menstrual. Stresi Një jetë me shumë stres shpesh pasqyrohet në shëndetin tonë, por kjo mund të ndikojë në menstruacionet e parregullta. «Hormonet e stresit kortisoli, prodhohen në sasi të tepruara dhe për këtë arsye ndikon në mos prodhimin e hormoneve të nevojshme për…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 56: DUHANI, ALKOOLI, DROGAT DHE GJIDHËNIA
Gjithçka që ju hani dhe pini, në njëfare mase, kalon në qumështin tuaj. Drogat, alkooli dhe cigaret duhet të shmangen patjetër gjatë ushqyerjes me gji sepse dëmtojnë seriozisht shëndetin e fëmijës përveç shëndetit tuaj. Prandaj kujdes! Mos i përdorni ato! @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL
10 aktivitete të përditshme për një mardhënjë më të shëndetshme mes prindërve dhe fëmijëve
Një aspekt kyç i rritjes pozitive është lidhja e prindërve me fëmijët, e cila mund të arrihet nëpërmjet prekjes, të qeshurës, dëgjimit, përvojave dhe kohës që e kaloni së bashku. Kërkimet kanë treguar se nëse një fëmijë ka një marrëdhënie të qëndrueshme me të paktën njërin prind, ai do t’i gëzojë frytet e asaj mardhënjeje. Ulu në dysheme me fëmijët dhe luaj çfarë të duan ata të luajnë, të paktën 10 minuta çdo ditë. Ndiq dëshirat e tyre. Filloje ditën pozitivisht. Përqafoji fëmijët çdo mëngjes dhe tregoju sa shumë i…