Përveçse ndikon në ndryshimet fizike në trupin e femrës, shtatzënia ka një ndikim të fortë edhe në emocionet dhe gjendjen psikologjike. Pra, ndryshimet e humorit janë të zakonshme për shumë gra shtatzëna, por pse ndodhin ato? Pas ngjizjes, niveli i estrogjenit dhe progesteronit rritet me shpejtësi dhe këto dy hormone prodhohen gjithashtu në placentë. Dihet se ato kanë një efekt të fortë në funksionimin e trurit. Estrogjeni shoqërohet me rritje të dopaminës dhe serotoninës në rajonet e trurit të rëndësishme për rregullimin e emocioneve, sjelljes dhe humorit. Deri në javën…
Category: TË ETIKETUARA
Parimet e prindërimit të ndërgjegjshëm
Mos kini frikë se do ta llastoni fëmijën tuaj duke e përqafuar dhe përkdhelur Prindërit e ndërgjegjshëm plotësojnë nevojën e fëmijës së tyre për kontakt fizik (mbajtje, puthje, përkëdhelje, etj.). Ata nuk kanë frikë se kështu do ta “llastojnë” fëmijën e tyre. Prindërit e ndërgjegjshëm i pranojnë emocionet dhe shprehjen e emocioneve nga fëmija i tyre pa i gjykuar. Ata janë të vetëdijshëm se nuk mund të parandalojnë të gjithë trishtimin, zemërimin ose zhgënjimin dhe nuk ua ndrydhin ndjejat fëmijëve qoftë duke qarë ose duke mbajtur inat. Prindërit e…
Çfarë është Disfazia Receptive (në të kuptuar)?
Nga: Arjon Podrimaj – Logoped Karakterizohet nga vështirësia/paaftësia e personit për të kuptuar gjuhën. Personi me këtë lloj vështirësie mund të fletë rrjedhshëm, mirëpo përdorë fjalë të pakuptimta, gramatikë të pakuptimtë dhe fraza që janë të pakuptueshme. Personat me disfazi receptive janë krejtësisht të pavetëdijshëm për gabimet e tyre. Përveç kësaj, klienti do ta ketë të vështirë të kuptojë gjuhën e folur dhe marrëdhënien fjalë – objekt. Simptomatologjia (shenjat, simptomat): Vështirësi në emërtimin e objekteve dhe njerëzve. Vështirësi për të folur me fjali kuptimplota. Vështirësi në lexim dhe shkrim. Vështirësi…
A mund të ndikojë skolioza në ndonjë problem gjatë lindjes?
Pyetje: Përshëndetje! Në moshën 19 vjeçare kam zbuluar se kam skoliozë të lehtë në pjesën e poshtme të shpinës, tani jam 22 vjeçare dhe jam shtatëzënë. A mund të ndikojë skolioza në ndonjë problem gjatë lindjes? A është e këshillueshme fizioterapia gjatë shtatëzanisë? Përgjigje: Përshëndetje! Kjo është një pyetje mjaftë e shpeshtë dhe një shqetësim i zakonshëm i nënave të reja që kanë një skoliozë dhe që janë në pritje të fëmijës së tyre. Skolioza idiopatike është mjaftë e shpeshtë tek vajzat e reja, të cilat në një fazë të…
Menaxhimi i agresivitetit të fëmijëve, strategji të disiplinimit për shtëpi dhe shkollë
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe klinike Agresiviteti është sjellje e papërshtatshme e individit që shfaqet në mënyra të ndryshme ndaj personave të tjerë, që nga fyerjet, zënkat, gënjeshtrat e deri tek sulmet fizike. Agresiviteti shfaqet qysh herët në fëmijëri dhe më së miri vërehet kur fëmija fillon të shkojë në çerdhe apo kur fillon t’i bashkohet ndonjë grupi social, dhe kjo sjellje agresive e përcjell edhe në moshën e adoleshencës. Shkaktarët e agresivitetit: Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre, bëhen më vonë prindër keqtrajtues për fëmijët…
Lëngu amniotik mund të ketë aroma të ndryshme dhe foshnja mund ta nuhasë atë
Në lindje, foshnjat kanë pothuajse të gjitha shqisat tashmë të zhvilluara. Deri vonë, ekspertët besonin se shqisa e nuhatjes kërkon ajër dhe aftësi për të marrë frymë. Megjithatë, kërkimet e fundit kanë dhënë një pasqyrë të një bote krejtësisht të paeksploruar. Hunda zhvillohet midis javës së 11 dhe 15 të shtatzënisë. Shumë substanca kimike kalojnë nëpër placentë dhe përzihen me lëngun amniotik që rrethon fetusin, duke hyrë në hundë, gojë dhe fyt. Fëmija e thith dhe e gëlltit dhe në këtë mënyrë “gonxhet” e sistemit receptiv, përgjegjës për shijen dhe…
A e dinit se foshnja në bark i pëlqen më shumë shijet e ëmbla?
Edhe në barkun e nënës, foshnjat ka një shqisë të zhvilluar të shijes dhe atyre ju pëlqen më shumë shija e ëmbël. Ekspertët besojnë se shqisa e shijes shfaqet rreth javës së 14-të të shtatzënisë. Hulumtimet tregojnë se fetusi shijonë më shumë ushqimet e ëmbëla se ato të kryposura. Fëmija në bark ndjen shijet e ushqimit Lëndët ushqyese nga ushqimi arrijnë te fetusi përmes lëngut amniotik, i cili rreth javës së 20-të fillon të ndjejë shije. Një studim zbuloi se foshnjat e nënave që hanin karrota gjatë shtatzënisë i pëlqenin…
Rreth problemeve në ushqyeshmëri, një mendim nga Logopedi ?
Pyetje: Përshëndetje! Djali jonë është 16 vjeç, vijon mësimin në shkollë të mesme, deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë, mirëpo ka një periudhë rreth 4 muaj që ka filluar të ketë probleme serioze në aspektin e të ushqyerit, me përtypjen e ushqimit, gëlltitjen, disa herë gjatë ditës, dhe kjo po e vështirëson ditën e tij, njëherë kemi menduar se a është më mirë ta dërgojmë për një kontrollë te mjeku i përgjithshëm, të fillojmë me ushqim artificial apo cila është më e nevojshme, na intereson një mendim i…
Një dietë jo e shëndetshme mund të jetë fajtori kryesor për uljen e numrit të spermës tek burrat
Shkencëtarët e Harvardit e quajtën këtë problem “spermagedon”, dhe rezultatet me të cilat dolën jane tronditëse por edhe sensibilizuese për fillimin e “zgjimit” dhe marrjen e masave për zgjidhjen e këtij problemi, i cili preku vetëm qytetërimin perëndimor. Studimi zbuloi se burrat që konsumojnë shumë ushqim të shpejtë( fast food) kanë deri në 25 përqind më pak spermë aktive sesa ata që hanin shëndetshëm, shkruan “Daily Mail”. Studiuesit analizuan ndikimin e dietës në spermën e meshkujve dhe arritën në përfundimin se “spermagedoni” ishte shkaktuar kryesisht nga zakonet e pashëndetshme të…
Çfarë është Disfazioni Zhvillimor ?
Nga: Arjon Podrimaj – Logoped Disfazioni zhvillimor është çrregullim gjuhësorë zhvillimor, përkatësisht paaftësia e personit për ta kuptuar, strukturuar dhe shprehur mendimin gjuhësorë. Cilët janë shkaktarët e Disfazionit zhvillimor ? Shkaktarët e Disfazionit zhvillimor janë : Ç’rregullimet neurologjike Ç’rregullimet psikologjike dhe emocionale Ç’rregullimet e trurit gjatë zhvillimit Lateralizimi i hemisferës Ç’rregullimet e perceptimit auditiv Ndikimi i ambientit./natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Ngjyra kafe e errët e ciklit menstrual! Ja sa e rrezikshme është dhe kur duhet të vizitoni mjekun tuaj
Ngjyra kafe e errët e ciklit menstrual! Ja sa e rrezikshme është dhe kur duhet të vizitoni mjekun tuaj Kur keni cikël menstrual me ngjyrë kafe të errët mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh dhe të kuptuarit e shkaqeve të mundshme mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të mundshme shëndetësore. Mbrenda artikullit mund të gjeni disa përmbledhje e shkaqeve të mundshme: Shtatzënia Cikli menstrual me ngjyrë kafe të errët para periudhës së pritshme mund të jetë shenjë e gjakderdhjes së implantimit. Kjo është gjakderdhje e lehtë që…
Çfarë është Disfagia ?
Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped Disfagia (vështirësitë në të gëlltitur) paraqitet si simptomë e sëmundjeve orale (të aparatit të gojës) dhe ndikon në kualitetin e jetës më shumë se problemet e gjuhës dhe komunikimit. Është problem që trajtohet në Multidiciplinaritet (me bashkëpunimin e Profesionistëve të ndryshëm) dhe ka një spektër të gjerë Etiologjie (Shkaktarësh). Shkaktarët e Disfagisë janë : 1. Zhvillimor Neurologjik Sjelljes Mjeksor Strukturor Anatomik Psikologjik Muskulor Ç’rregullimet e ezofagut./natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo…
Çka është sindroma e tunelit karpal dhe si trajtohet?
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Sindroma e tunelit karpal është një problem mjaftë i shpeshtë i kyçit të dorës. Shkaktohet kur ënjtja, dëmtimi apo irritimi brenda tunelit karpal bën presion mbi nervin median që kalon nëpër tunelin karpal. Nervi median është përgjegjës për lëvizjen e parakrahut dhe u jep ndjesi shumicës së gishtërinjve dhe duarve. Simptomat e sindromës së tunelit karpal përfshijnë: – dhimbje të kyçit që përshkruhet zakonisht nga pacientët si një goditje e mprehtë, djegëse ose një dhimbje e vazhdueshme që vjen nga brendësia e kyçit –…
Shkaqet e belbëzimit te fëmijët
Belbëzimi është një ç’rregullim në Rrjedhshmërinë e të folurit që ka të bëjë me bllokimin, zgjatjen, përsëritjen e fjalëve, problemeve në frymëmarrje dhe disa sjelljeve dytësore, tretësore, si dridhjet dhe shtangiet e syve, dridhjet e buzëve, mimikave të fytyrës. Varësisht nga niveli i problemit, janë edhe simptomat. Shkaktohet nga : Komentimi i të folurës së tij në prani të tij. Reel – s (Aplikacionet në Instagram, Fb, YouTube që japin shumë emocione në rreth 20 sekonda). Faktorët psikologjikë (siç janë emocionet, në raste të posaqme). Barnat e caktuara. 5. Trashëgimia.…
Vajza nuk po luan me fëmijët në shkollë, çfarë më këshilloni?
Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzën 6 vjeçare, tani sapo ka filluar klasën e parë. Ne jetojmë në Gjermani. Kopshtin e ka përfunduar në një shkollë tjetër, ndërsa tani është në një shkollë të re, ku nuk ka asnjë shok apo shoqe nga më parë. Gjatë pushimit më thotë që rri vetëm dhe i shikon fëmijët e tjerë çfarë bëjnë, pastaj fillon mësimi dhe futet brenda. Kur e pyes pse nuk afrohet të luajë me fëmijët e tjerë, më thotë që ata nuk duan të luajnë me të. Kjo ndodh edhe në…