Zgjedhjet tuaja rreth asaj që pini çdo ditë mund të ndikojnë në rrezikun tuaj për shfaqjen e kancerit.
Alkooli
Tashmë ka shumë prova se konsumi i alkoolit kontribuon në rritjen e rasteve me kancer. Përbërësi kryesor në pijet alkoolike është alkooli etilik, i cili është një kimikat që zakonisht formohet nga sheqeri i fermentuar ose amidoni. Arsyeja pse alkooli është i rrezikshëm është se irriton indet, duke e bërë më të lehtë hyrjen në trup të komponimeve kancerogjene të cilat shkaktojnë dëmtimin e ADN-së.
Shkencëtarët kanë pohuar se konsumimi i alkoolit mund të kontribuojë në disa lloje të ndryshme të kancerit.
Doza është gjithashtu e rëndësishme – sa më shumë të pini, aq më i lartë është rreziku juaj për të zhvilluar lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë kokën, fytin, mëlçinë dhe zorrën e trashë.
Pije me përbërje të larta të sheqerit
Ka disa prova se sheqeri kontribuon në zhvillimin e tumorit. Një studim 34-vjeçar i kohëve të fundit me më shumë se 118.000 gra dhe burra në të gjithë SHBA-në zbuloi se njerëzit që pinin më shumë pije të sheqerosura kishin më shumë gjasa të vdisnin nga lloje të ndryshme sëmundjesh, përfshirë kancerin e gjirit dhe të zorrës së trashë.
Një shqetësim i veçantë është fakti se pijet e ëmbëlsuara ushqejnë kancerit duke kontribuar në zhvillimin e tij.
Pije të nxehta
Pijet e nxehta që shërbehen në një temperaturë pothuajse të vluar mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit ezofagal. Në një studim, njerëzit në verilindje të Iranit që pinin dy filxhanë çaj të nxehtë çdo ditë, dyfishuan rrezikun e kancerit ezofagal krahasuar me iranianët që konsumonin çajin e ftoftë.
Kafeja?
Në një studim që morën pjesë më shumë se 1.2 milionë njerëz që janë duhanpirës, ish-duhanpirës ose jo-duhanpirës. Studiuesit zbuluan se njerëzit në të tre kategoritë që pinin dy filxhanë shtesë kafeje në ditë kishin një rrezik më të madh të kancerit të mushkërive. Gjatë procesit të pjekjes, kafeja lëshon një lëndë kimike e lidhur me zhvillimin e kancerit. Një përbërje kimike që gjendet në kafe e quajtur akrilamid është e rrezikshme kur konsumohet në doza të larta, andaj rekomandohet konsumimi kafes në doza më të vogla./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”