Kontakti fizik është i rëndësishëm për zhvillimin emocional të fëmijës dhe i kemi të siguruar të gjitha predispozitat që ne instinktivisht të jemi më të lidhur me pasardhësit tanë. Ka diçka te foshnjat që na tërheq menjëherë drejt tyre. Faqet e tyre të ëmbla dhe të shëndosha, sytë e pafajshëm ose gjymtyrët e vogla janë vetëm disa nga gjërat që i bëjnë ata jashtëzakonisht të adhurueshëm. Dhe pastaj është era e ëmbël që kanë pothuajse gjithmonë të porsalindurit. Kjo na bën të dëshirojmë t’i mbulojmë me dashuri, përqafime dhe ledhatime.…
Category: FËMIJËT
“Kur mund të vijmë ta shohim beben?
Pyetja të cilën nënat e reja e dëgjojnë vazhdimisht. Të paktën në fillim gjithsesi. Ndonjëherë edhe para se të shkojnë në spital. Para se të kenë mundësi të flenë. Para se të mund të bëjnë dush pas kthimit nga materniteti. “Kur mund të vij të shoh fëmijën?” Telefoni i saj bie kur ajo kthehet në shtëpi me një qenie të re – jetën e saj tashmë të re. Nivelet e saj të estrogjenit dhe progesteronit bien nga më i larti që e kishte në nivelin më të ultë. Ajo po…
DËSHIRONI QE TRURI I FËMIJËS TUAJ TË ZHVILLOHET?
Nëse do të më duhej të përdorja një fjalë për të përshkruar gabimin më të zakonshëm që bëjnë prindërit sot, do të thosha mbrojtje e tepërt e fëmijës. Sigurisht, prindërit e bëjnë këtë nga dashuria e madhe, por duhet ditur kufiri ndërmjet mbrojtjes dhe mbrojtjes së tepërt. Fëmija si organizëm biologjik duhet të zhvillohet, të dalë në shi, në erë dhe në diell, edhe të bjerë, ndoshta edhe t’i lëndoj bërrylat dhe gjunjët. Megjithatë, ju keni prindër që nuk e lënë fëmijën të bjerë. Kjo është pikërisht mbimbrojtja e tëpërt…
7 gjëra që nuk duhet t’ia thoni partnerit në prani të fëmijëve
Disa ekspertë të marrëdhënieve ndër njerëzore kanë veçuar shtatë fraza e që në dukjen e parë mund të jenë të padëmshme që nuk duhen përdorur në komunikim me partnerin tuaj në prani të fëmijëve. Fëmijët mësojnë shumë për mënyrën se si funksionon komunikimi duke parë ndërveprimet e prindërve të tyre. Nëse ju jeni të pakujdesshëm, edhe fëmijët do të jenë të tillë. Nëse jeni të zemëruar, edhe fëmijët do të zemërohen. Nëse përdorni fjalë të pahijshme, do i përdorin edhe ata. Natyrisht, kjo vlen edhe për atë territor paksa më…
Fëmijët e mi nuk janë nxënës të shkëlqyer. “Shtypini pak”, thotë mësuesi.
I kam admiruar gjithmonë fëmijët punëtorë, të përkushtuar që janë nxënës të shkëlqyer, luajnë dy sporte, luajnë një instrument dhe janë po aq të suksesshëm në çdo gjë që bëjnë. I kisha zili prindërit që kanë fëmijë të tillë, veçanërisht i kisha zili prindrit për mundin dhe forcën që bënë për të organizuar dhe realizuar gjithçka. Zemra m’u mbush për shkak të fotove në rrjetet sociale ku fëmijët shfaqen me medaljet e arta, për çdo foto të librezave të tyre me pesa, isha krenare që ekzistojnë fëmijë të tillë dhe…
E vërtetuar: prekja ndikon në të dhënat gjenetike të fëmijës
Përqafimet, puthjet, mbajtja e duarve dhe butësia që prindërit u japin fëmijëve të tyre nuk u japin atyre vetëm një ndjenjë sigurie, ngrohtësie dhe dashurie. Shkencëtarët vërtetojnë se përqafimet mund të prekin edhe vetë qelizat dhe ky efekt zgjat me vite. Pse është prekja kaq e rëndësishme? Që në momentin e parë që një fëmijë i vogël vjen në jetë, prekja e prindërve është një aspekt i rëndësishëm kujdesi për çdo të porsalindur. Shëndeti i një foshnje varet shumë nga dashuria që ai merr nëpërmjet kontaktit nga njerëzit e tjerë.…
Me ardhjen e foshnjës në famije, të gjithë harrojnë nënën
Pse është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin e nënës në 6 javët e para pas lindjes dhe çfarë komplikimesh mund të ndodhin? Gratë shtatzëna shkojnë në vizita të rregullta gjinekologjike dhe kujdesen për shëndetin e tyre si dhe shëndetin e foshnjës që po rritet dhe zhvillohet në barkun e tyre. Megjithatë, kur ajo lind dhe sjellë dhuratën më të bukur në botë, të gjithë përfshirë edhe vet nënën, fokusohen në kujdesin për të porsalindurin dhe harrojnë gjendjen e nënës. Është e rëndësishme të dini se një grua pas lindjes…
Gjashtë mënyra se si t’i largojmë fëmijët nga përdorimi i teknologjisë
Shumica e prindërve mbajnë fajin më të madh për faktin se fëmijët kalojnë shumë kohë para ekraneve, kryesisht në celularë. Hulumtimet tronditëse kanë treguar se mosha e dhjetëvjeçarëve humbasin tetë deri në nëntë orë gjumë në javë, që është e barabartë me një natë të tërë, sepse ata nuk mund të ndahen nga rrjetet sociale dhe si shkak i kësaj gjendje rritet rreziku për ankth tek kjo moshë. Hulumtimi u krye nga Dr. John Shau i Universitetit De Montfort dhe shqyrtoi rolin e përdorimit të mediave sociale dhe cilësinë e…
Si ta njohim fobinë nga shkolla?
Disa nga simptomat shfaqen në formën e dhimbjes së kokës, dhimbje stomaku, të përziera, marramendje dhe dhimbje shpine. Fobia nga shkolla nuk është një diagnozë specifike, por një entitet klinik që përfshinë ankthin dhe sjelljen shmangëse të lidhura me shkuarjen ose qëndrimin në shkollë, e cila mund të ndodhë në çdo kohë gjatë shkollimit. Më shpesh bëhet fjalë për ankthin social tek fëmijët dhe adoleshentët. Ata mund të kuptojnë se frika e tyre është irracionale ose e paarsyeshme, por ndihen të pafuqishëm për t’i kapërcyer barrierat Gjendje emocionale Frika…
Rregulli “tre minutësh” i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës
“Tre minuta” është një rregull i artë për të cilin flasin psikologët. Ata thonë se ky rregull ndikon shumë për ndjenjën e sigurisë të fëmijës tuaj. Gjithashtu, kjo më vonë do të ndikojë në aftësitë e tij në moshën madhore. Një ndjenjë sigurie Ekspertët shpjegojnë se cilësia e kohës të cilën e kaloni më fëmijën tuaj që nga fëmijëria e hershme deri në moshën e adoleshencës, ndikon në zhvillimin e ndjenjës së sigurisë dhe lidhjes me ju. Kjo është arsyeja pse ata ju këshillojnë të kaloni “tre minuta” me ta…
Si ta ktheni një fëmijë kokëfortë në ndihmësin e vogël të mamasë duke përdorur këto fjalë magjike?
Duke u rritur, më kujtohet se kam refuzuar shpesh ndihmën, sepse gjithmonë ka pasur diçka më interesante për të bërë. Pra, kur i vogli im kthen faqen tjetër kur kërkoj ndihmë, një pjesë e madhe e imja e merr plotësisht atë – por më bëri të mendoj dhe më shtyu t’i bëj vetes një pyetje të madhe: si mund ta bëj të voglin tim të ndihmojë më shumë? Pasi bëra pak kërkime, gjeta disa informacione interesante që mendova t’i ndaj me të gjithë. Kur shpesh kërkojmë nga të vegjëlit tanë…
Ju lutem mos pini duhan në prani të fëmijëve të mi
Pirja e duhanit është një zakon i dëmshëm që duhanpirësit rrezikojnë shëndetin e tyre dhe mjedisit rrethues. Studimet të shumta kanë vërtetuar ndikimin e dëmshëm të pirjes pasive të duhanit në sistemin e frymëmarrjes të fëmijëve. Fakti është se një numër i konsiderueshëm i prindërve i ekspozojnë fëmijët e tyre ndaj pirjes pasive dhe thithjes së tymit të dëmshëm të duhanit. Prindërit që nuk pinë duhan përballen me pirjen pasive të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të fëmijëve të tyre në ambientet publike. Askush nuk është imun ndaj dëmit që…
Si të kontrolloni zemërimin tek fëmijët?
Në fazën e hershme të zhvillimit agresiviteti është një dukuri e zakonshme tek fëmijët të cilëve u mungon aftësia për t’i njohur ose shprehur emocionet e tyre. Agresiviteti tek fëmijët mund të vie si rezultat i ndonjë momenti paknaqësie, prindërit duhet të dinë se sjellja agresive e fëmijës është shprehje e zemërimit të tij. Zbulimi i hershem jep rezultate pozitive në menjanimin e agresivitetit. Çdo fëmijë kalon nëpër këtë proces të natyrshëm por pavarësisht kësaj është shumë e rëndësishme që me kohë të njihen dhe manjanohen shkaqet e një sjelljeje…
E vërteta rreth lindjes me prerje cezariane
Imagjinoni që jeni dërguar për një operacion të zakonshëm dhe kur dilni nga dhoma, ju presin me një fëmijë të vogël dhe ju thonë që tani e tutje duhet të kujdeseni për të edhe pse ju jeni në një gjendje të dërmuar dhe me një dhimbje të papërballueshme e cila e pamundëson lëvizjen për orë të tëra. Epo, pikërisht kjo është gjendja juaj pas një lindjeje me prerje cezariane! Prerja cezariane është bërë shumë e njohur, numri i lindjeve cezariane po rritet dita ditës dhe shumë gra vendosin që në…
9 përgjegjësitë që fëmijët mund të marrin në shtëpi
Shumë herë, kur mendojmë për punët dhe përgjegjësitë, mendojmë se fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit janë të vetmit që janë të aftë. Megjithatë, fëmijët më të vegjël mund dhe duhet të kenë njëfarë përgjegjësie (që është e përshtatshme për moshën) për t’u dhënë atyre një ndjenjë qëllimi dhe për t’u rrënjosur një ndjenjë disipline që do të vazhdojë të zhvillohet ndërsa rriten. Sipas ekspertit të prindërimit Jim Fay, të gjithë duhet të ndihen të nevojshëm dhe të dinë se po kontribuojnë, madje edhe fëmijët. “Por ata nuk mund…