Në fazën e hershme të zhvillimit agresiviteti është një dukuri e zakonshme tek fëmijët të cilëve u mungon aftësia për t’i njohur ose shprehur emocionet e tyre. Agresiviteti tek fëmijët mund të vie si rezultat i ndonjë momenti paknaqësie, prindërit duhet të dinë se sjellja agresive e fëmijës është shprehje e zemërimit të tij.
Zbulimi i hershem jep rezultate pozitive në menjanimin e agresivitetit.
Çdo fëmijë kalon nëpër këtë proces të natyrshëm por pavarësisht kësaj është shumë e rëndësishme që me kohë të njihen dhe manjanohen shkaqet e një sjelljeje agresive, në të kundërtën agresiviteti do mbetet pjesë e jetës së tij.
Do t’i cekim disa nga metodat se si të silleni karshi një fëmije me sjellje agresive.
Reagimi i menjëhershëm – prindërit duhen të reagojnë në momentin kur fëmja shfaqë sjellje agresive. Nëse nuk reagohet fëmija do t’a kuptojë se një sjellje e tillë është normale, ose, nëse bisedoni me të pas një kohe, ai mund të harrojë se çfarë ka vepruar prandaj reagimi i menjëhershëm është i domosdoshëm dhe sjellë rezultate pozitive.
Mos i plotësoni kërkesat e fëmijës gjatë sjelljes së tij agresive
Nëse dorëzoheni përballë një presionit të tillë dhe i plotësoni kërkesat e tyre për t’i shmangur situatat e pakëndshme, fëmija juaj çdo herë do t’a përdorë sjelljen agresive për t’i plotësuar dëshirat e tij.
Nëse fëmija juaj godet ndonjë fëmijë tjetër, së pari qetësone fëmijën e lënduar me këtë gjest do të tregoni se sa keq ndiheni për veprimin e fëmijes tënd dhe nuk do të donit që kjo të ndodhte.
Mbani qetësinë
Nëse ju e humbi vetë kontrollin, tek fëmja do të shfaqet panik dhe pasiguri. Sjelljen agresive të fëmijës mos e dënoni me qortime, ngritje zëri, nënqmime ose goditje.
Jeni të bindur që fëmijët mund ta mësojnë rregullin se “nuk duhet ushtruar dhunë ndaj askujt” dhe se “Dhuna shkakton dhimbje”.
Ndihmojeni ta kanalizojë zemërimin e tij
Kjo është një detyrë nga më të vështirat e prindërimit. Shpërqëndrojeni vëmendjen e tij me diçka interesante në mënyrë që ai së pari të qetësohet dhe pasi është qetësuar zhvilloni me të një bisedë të qetë dhe konstruktive. Nëse fëmija është shumë i vogël lëreni zemërimin të kalojë dhe më pas ngushëllojeni me një përqafim.
Vlersojeni sjelljen e tij të mirë
Kur fëmija të këtë bërë një veprim siç është ndarja e lodrave me fëmijët e tjerë sjellja e mirë në shoqëri ose çfarëdo sjellje tjetër të mirë ta ketë, bërë mos hezitoni për t’i thënë se sa e vlerësoni gjestin e tij./natalmedia.com
“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”