Kontakti fizik është i rëndësishëm për zhvillimin emocional të fëmijës dhe i kemi të siguruar të gjitha predispozitat që ne instinktivisht të jemi më të lidhur me pasardhësit tanë.
Ka diçka te foshnjat që na tërheq menjëherë drejt tyre. Faqet e tyre të ëmbla dhe të shëndosha, sytë e pafajshëm ose gjymtyrët e vogla janë vetëm disa nga gjërat që i bëjnë ata jashtëzakonisht të adhurueshëm. Dhe pastaj është era e ëmbël që kanë pothuajse gjithmonë të porsalindurit. Kjo na bën të dëshirojmë t’i mbulojmë me dashuri, përqafime dhe ledhatime. Jemi të sigurt që tashmë mund ta imagjinoni atë aromë në mendjen tuaj edhe kur e lexoni këtë, aq e fortë është kujtesa e saj (nëse keni nuhatur një foshnjë). Megjithatë, shumë prej nesh nuk e dinë se çfarë e krijon këtë aromë tërheqëse që mbetet, madje edhe në kujtesën tonë. Por tani duket se shkenca më në fund ka disa përgjigje.
Autorët e hulumtimit të botuar në revistën zvicerane “Frontiers in Psychology” pohojnë se aroma e një të porsalinduri është aq e fuqishme sa është në gjendje të shkaktojë një ndjenjë të fortë kënaqësie në trurin e të rriturve, e cila është e ngjashme me atë që ndodh me të varurit të substancave psikoaktive.
Por kjo karakteristikë e erës së të porsalindurit zhduket gjashtë javë pas lindjes së tij. Megjithëse përbërja e saktë molekulare e kësaj ere nuk dihet, shkencëtarët dyshojnë se ajo vjen, ndër të tjera, nga molekulat që gjenden në lëngun amniotik, një substancë që mbron lëkurën e fetusit gjatë shtatzënisë
.
Edhe pse mamatë e lajnë foshnjën tërësisht menjëherë pas lindjes, gjurmët e molekulave mbeten për gjashtë javë në lëkurën e foshnjës dhe veçanërisht në flokë. Kjo aromë ka një efekt të fortë tek të rriturit dhe mes tyre zgjon një ndjenjë lumturie dhe kënaqësie të pamasë. Kjo u vërtetua nga rezultatet e një eksperimenti në të cilin morën pjesë 30 gra. Atyre iu kërkua të nuhasin batanijet e një foshnjeje të porsalindur dhe me pajisjet e sakta që u lidhën në atë moment, të gjithë pa përjashtim shfaqën aktivitet të shtuar të dukshëm në pjesët e trurit përgjegjës për krijimin e ndjenjave të kënaqësisë. Përveç aromës së këndshme tingujt e bebeve, lëkura e butë, sytë e mëdhenj, faqet rozë janë arsyeja pse jemi kaq të tërhequr pas tyre. Për shkak të kësaj krijohet kontakt më i mirë mes prindërve dhe fëmijëve dhe aktivizohen pjesët e trurit të nënës që janë përgjegjëse për një lidhje më të mirë me fëmijën. Kontakti fizik është i rëndësishëm për zhvillimin emocional të fëmijës, i kemi ka siguruar të gjitha predispozitat që ne instinktivisht të jemi më të lidhur me pasardhësit tanë./natalmedia.com/
“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”