“E shtërngova rripin në qafë 7 ditë pas lindjes”- rrëfimi i një nëne me depresion postnatal

A është kaq e vështirë për t’a kuptuar depresionin postnatal?

 

Të duash një fëmijë është të duash nënën e tij. Të kujdesesh për fëmijën është të kujdesesh për nënën. Përkëdhelja e fëmijës përfshin përkëdheljen e detyrueshme të nënës. Të mirëpresësh një fëmijë do të thotë të mirëpresësh një grua që është bërë nënë.

Do të ishte faji im nëse menjëherë pas lindjes do të varesha nga tubi i ujit në banjë. Unë po e paraftyroj atë moment…, më gjenin të varur, bërtisnin, më hiqnin duke u ngjitur në një karrige, më afonin frymarje artificiale, fërkonin zemrën, thirrnin numrin e urgjencës në panik. Po do të bërtisnin, sepse askush nuk do e priste që një nënë që posa kishte lindur t’i marrë jetën vetës së saj. Do të thonin: “është kaq e tmerrshme, është kaq mosmirënjohëse dhe egoiste”, por është gjithmonë e lehtë që njerëzit të gjykojnë dikë.

Në rast se do të varja veten, do të isha unë fajtore. Por a do të ishte kjo e vërtetë?

Kur mbërrita nga materniteti, pothuajse të gjithë të afërmit e burrit tim qëndronin në derën e shtëpisë. Dëgjova duke më thënë: “Na sjelle një trashëgimtar!”.

U ndjeva keq, filloi tashmë pas takimit të parë me fëmijën dhe thjesht doja të largohesha nga të gjithë, të përpiqesha të qetësohesha, të pushoja, të laja gjakun. Për t’u larë nga gjendja në të cilën isha, gjë që ishte e pamundur t’u komunikohej njerëzve që më shikonin si një mjeshtër që dërgonte mallrat e kërkuara. “Mund të na sillni…”

Pse ju? Unë kam një emër, një emër të bukur, nuk më pëlqen kur dikush më drejtohet me një përemër. Sidomos tani, kam lindur, kam sjellë në botë një djalë të mrekullueshëm. Po, ishte e pamundur t’u thuash njerëzve që rrokullisin foshnjën dhe fusin para në batanijet e tij, të largohen nga rruga, thjesht të largohen nga rruga dhe të ndalojnë së bërtituri me lëvdata: “Të lumt, na e solle një burrë në familje”!

A e dinë njerëzit se si të mirëpresin një grua pas lindjes, është shumë e mundur që ajo të ketë tre ose katër qepje atje poshtë dhe se ajo ka gjakderdhje dhe se ajo mezi qëndron në këmbë dhe se qumështi i saj vlon në gjinjtë e saj të fortë dhe të ngrohtë, ajo ndihet e pambrojtur, sepse tashmë në minutën e tetë ata pyesin: A keni qumësht? A po vjen qumështi?

Të them të drejtën jam ndjerë vërtet si një lopë që pritet të prodhojë qumësht cilësor me shkumë, që pritet të ecë si të mos kishte fare dhimbje, se tetëqind herë më ka thënë vjehrra se si e ka lindur burrin tim në pragun e derës, pa ndihmën e askujt, u ndjeva shumë keq, me erë të keqe, duke qarë se më preknin, më preknin në shpatull, duke më ngulur sytë në bark, duke matur se sa kishte mbetur bark pas lindjes. Ato gra të guximshme, të pavarura tani do të thonë: E lejove vetë, a e di se si janë! Oh, nuk e dija. Sepse deri sa të lindësh, nuk e ke idenë se si do të të afrohen njerëzit, nuk e ke idenë se si do të notosh në gjithë këtë.

Unë po mbytesha, nuk kisha fuqi të qëndroja në det dhe nuk dija se si të marrë frymë. Burri filloi të punojë pas pesë ditësh. Mbeta vetëm me fëmijën, edhe pse ai nuk ishte tamam i magjepsur të kalonte natën zgjuar. Unë filloj punën pasnesër, më duhet të fle pak, nesër filloj punën, duhet të fle pak…dhe në njërën dorë mbaj një fëmijë që qan, ndërsa me tjetrën po përpiqem të menagjojë dhimbjen e barkut, disa mendime ankthioze në kokë që më hutojnë dhe më ndajnë nga trupi… dhe realiteti…

Kisha mastit, temperaturë të lartë, ethe që më fshikullonte; M’u kujtua nëna ime që vdiq dy vjet më parë, fillova të qaja, ta thërrisja:

“- Mami ku je tani, eja të më përqafosh, të më thuash që nëna është këtu, të më përkëdhel kokën, të kujdesesh për nipin të fle vetëm gjysmë ore, të të tregoj se si ndihem, të të them se nuk kam njeri që të më ndihmojë, se më shohin si “fabrikë” dhe se e vetmja gjë e rëndësishme është që unë linda një djal. Mami, hajde ma gatuaj atë supën tënde, shtrihu pranë meje, më bëj çaj, më thuaj çfarë po ndodh me mua.

– Mami, mos më lër të lëndoj veten, më thuaj se për çdo gjë ka zgjidhje. Më thuaj se jam e fortë, se ia vlen, se mund të shkoj me fëmijën diku, kushedi ku… se e gjithë kjo është në rregull…”

Atë natë vendosa një rrip në qafë. Ishte dita e shtatë pas lindjes. Burri im ishte në dhomën e natës, më tha se isha e llastuar, se ankohesha, se kisha nevojë për vëmendje dhe se “më mirë të tërhiqesha për shkak të fëmijës”. Dhe shtoi: “Çfarë do të jepnin të tjerët për të pasur një fëmijë, dhe ti ankohesh gjithë ditën”. Ai përplasi derën. Fëmija shpërtheu në lot.

Dhe pastaj ai qau, dhe qava edhe unë, e ushqeva atë, e putha e ledhatova asgjë nuk ndihmoi. Vjehrra që jetonte poshtë nesh, nuk ishte përgjigjur që nga dita që erdha unë. Pastaj ajo tha: “Askush nuk më ndihmoi”. 

E vendosa fëmijën në krevat qëndrova mbi të në heshtje për disa minuta. E mpirë më dukej sikur vetëdija ime ishte mbuluar nga një pllakë metalike. Nuk kishte asnjë mendim në kokën time më dukej sikur dola nga trupi im dhe shikoja nga këndi për të parë se çfarë do të ndodhte më pas.

Kjo është mënyra e vetme, nga ky këndvështrim sot, unë mund të shpjegoj pse hapa dollapin dhe nxora rripin nga pantallonat e burrit tim, shkova në tualet, u ktheva për të marrë një karrige, u ngjita mbi të, e mbështjella rripin në qafë, duke vlerësuar plotësisht troç nëse gjatësia do të ishte e përshtatshme. E mbështjella rreth tubit dhe e vendosa në qafë. Pastaj fillova ta shtrëngoj atë rrip me dorë, pa ndihmën e tubit. Fillova të mbytem kur dikush trokiti në derën e përparme. Nuk i kushtova vëmendje dhe më pas pati një goditje i ngjajshëm me një shperthim.

Nuk e di se çfarë ndodhi, por nxitova në dhomë me një rrip rreth qafës dhe pashë foshnjën time që përpëlitej në dysheme. Ai ra nga shtrati me fytyrë përtokë në dysheme duke qarë, duke nxjerrë këmbët e tij të vogla nga pelenat e mbushura fort. Ai ishte aq i pafuqishëm. I varur plotësisht nga unë. Nga gruaja që qëndronte mbi të me një rrip në qafë.

Nuk mund t’ju përshkruaj, as nuk mund të numëroja në sa pjesë u theva në atë sekondë. Rripi nuk ishte më i nevojshëm sepse ajo pamje më vrau, më dukej sikur e kisha humbur oksigjenin. Fillova të qaj dhe të thoja: “Nëna ime, nëna ime… Shiko çfarë bëra”!

E mora foshnjën në krahë dhe nisa ta puthja marrëzisht, sikur me çdo puthje duhet ta ktheja në jetë atë dhe vetën. Nuk ndihesha aspak mirë, doja t’i largoja ndjenjat e mungesës së shpresës, trishtimit, zemërimit ndaj vetes, pafuqisë, humbjes.

Vjehrra ende i binte derës. Unë u lëkunda e rraskapitur me foshnjën në krahë për të hapur derën.

“Atëherë pse nuk e hap kur trokas unë dhe pse e le fëmijën tënd të qajë kaq shumë? 

E mbylla derën ajo trokiti përsëri. Dhe pastaj ajo u ndal. Unë mendoj se ajo e thirri djalin e saj, burrin tim, sepse ai u shfaq në derë pas gjysmë ore.

“Doni të humbas punën time, me çfarë do të jetoni atëherë? Çfarë ndodhi, pse nuk ia hape derën mamit? A je e çmendur?”

E shikoja në heshtje. E lashë të qëllonte me breshëri, e vetëdijshëme se fajin do ta kem gjithmonë unë që fëmija qan dhe nuk fle.

A është kaq e vështirë për t’a kuptuar depresionin posnatal?

Të duash një fëmijë do thotë të duash nënën e tij. Të kujdesesh për fëmijën është të kujdesesh për nënën. Përkëdhelja e fëmijës nënkupton përkëdheljen e detyrueshme të nënës. Të mirëpresësh një fëmijë do të thotë të mirëpresësh një grua që është bërë nënë.

Po ndihem e pafuqishme, se kam derdhur 100 ml më pak qumësht sot, se foshnja ime ka ngërçe, nuk po i’a dalim dot, se jam e përgjumur, se jam e lodhur, se nuk kam të drejtë të kërkoj ndihmë nga bashkëshorti sepse ai punon, ai sjell para në shtëpi, sepse nëna e tij është e sëmur edhe ajo ka nevojë për përkujdesje, sepse unë jam mami dhe duhet të gjitha t’i bëja vetë. Nuk kam të drejtë të ankohem sepse unë nuk jam si shumica e grave që ai njeh…

Më zuri gjumi vonë, duke e ditur që sapo të ngrihesha jam e detyruar që me foshnjën në krahë t’i shërbeja nevojave kudo që kërkohet, dhe çfarëdo ndihme që duhet afruar.

Vdiqa nga frika kur pash foshnjën time në dysheme që shkelmonte rrethë këmbëve të mia… nga pagjumësia e lodhja foshnja ime rrëshqiti nga duart e nënës së tij.

Ajo pafuqi, e barabartë me atë që ndjeja më theu.

Fakti që arrita ta përballoja momentin është ndoshta vetëm fat. Nëse do të kishte qenë në mes të krevatit, ndoshta nuk do të kishte rënë kurrë, ndoshta ajo goditje e mprehtë nuk do të më copëtonte, nuk do të më kishte lëvizur pllakën metalike nga truri.

Ndoshta ndonjë grua tjetër e cila pikërisht në këtë moment po më dëgjon do të më thoshtë: “Je e dobët, për shkakun tënd… doje të ishe nënë… pse ndodhi… ti je fajtore…, ti, ti…”. Ata ju shtyjnë në dëshpërim, pafuqi, pendim. Ata e rëndojnë më shumë gjendjen tënde.

 

A është kaq e vështirë për t’a kuptuar depresionin postnatal?

A është gjithçka që e lëndon një nënë – përqafimi? Ulërima? Egoizmi?

Po të kisha vrarë vetën, fajin do ta kisha vetëm unë. Nuk ka bashkëpunëtorë, vetëm Unë. Mami egoiste mosmirënjohëse.

I jam shumë mirënjohëse Zotit që e lash vetën në jetë, që kërkova dhe morra ndihmë, kërkoni gjithmonë ndihmë, (mos prisni që të tjerët të kuptojnë që ju nuk jeni mirë).  Pas pak i lash të gjithë se m’u dha mundësia të jem vetvetja të dal nga kurthat e vuajtjes nga depresioni i paslindjes që askush nuk e merrte seriozisht, përveç fëmijës tim që vendosi të hidhej nga krevati dhe të qante e të thoshte: “MAMI KAM NEVOJË PËR TY.’’/natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts