Shumë prindër shqetësohen për sjelljen e fëmijëve të tyre. Edhe pse duket se gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, ka metoda që mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të mësojë dhe të ndjejë fjalën magjike “më fal”. Ekspertët e edukimit të fëmijëve pajtohen se fëmijët nuk duhet të detyrohen të thonë “më fal” kur bëjnë diçka të gabuar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se fëmijët duhet të jenë plotësisht të lirë. Prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve pse diçka që ata bënë nuk është e mirë dhe në të njëjtën kohë t’u…
Category: PRINDËRIMI
Pse është kaq e veçntë lidhja mes nënës dhe vajzës
Ju telefononi nënën tuaj çdo ditë, sepse ajo është i vetmi person që ju kupton më së miri nga të githë sepse ndjenë dhimbjen shqetësimin dhe gëzimin tuaj ende pa u shprehur ju. Një studim i publikuar në Journal of Neuroscience shpjegoi pse depresioni dhe çrregullimet e humorit të nënës trashëgohen më shpesh nga vajzat. Rezulton se anatomia e trurit të tyre është pothuajse identike, veçanërisht në zonat përgjegjëse për emocionet. Ngjashmëria ishte shumë më e madhe sesa kur krahasonim trurin e babait dhe djalit, babait dhe vajzës dhe nënës…
Kujdesi si flisni – Fjalët tuaja mund të lënë gjurmë të thellë emocionale tek fëmija juaj
Fjalët kanë një forcë të madhe për të lënduar fëmijët tuaj, prandaj bëni kujdes më fjalët sidomos kur komunikoni me fëmijët. Edhe pse të duken të padëmshme, fjalët e tua mund t’i lëndojnë emocionalisht dhe të lënë pasoja sepse fëmija i përthith këto fjalë dhe mbi to ndërton një imazh personal. 1. Nëse nuk e ndalon këtë, do të të lë këtu! Frikësimi duke braktisur fëmijën për ta ndaluar ndonjë veprim të tij nuk është metod e duhur.Fëmija duhet ta dijë se prindi nuk do ta lërë kurrë. 2. Pse nuk je si…
Një baba i mirë nuk është ai që fiton shumë para, por ai që nuk e braktis kurrë familjen e tij
Nuk ka dashuri më të fortë se dashuria e prindërve për fëmijët e tyre. Të jesh prind është përgjegjësi e madhe. Fëmijët model të sjelljes i kanë prindërit e tyre, prandaj një baba i mirë duhet të jetë shembull më i mirë për fëmijët e tij. Një baba i denjë është i stolisur me këto cilësi: Një baba i vërtetë nuk është ai që fiton shumë para për të blerë dhurata të shtrenjta për gruan dhe fëmijët e tij ose për t’i kaluarë pushimet në vendet ekzotike. As ai…
10 aktivitete të përditshme për një mardhënjë më të shëndetshme mes prindërve dhe fëmijëve
Një aspekt kyç i rritjes pozitive është lidhja e prindërve me fëmijët, e cila mund të arrihet nëpërmjet prekjes, të qeshurës, dëgjimit, përvojave dhe kohës që e kaloni së bashku. Kërkimet kanë treguar se nëse një fëmijë ka një marrëdhënie të qëndrueshme me të paktën njërin prind, ai do t’i gëzojë frytet e asaj mardhënjeje. Ulu në dysheme me fëmijët dhe luaj çfarë të duan ata të luajnë, të paktën 10 minuta çdo ditë. Ndiq dëshirat e tyre. Filloje ditën pozitivisht. Përqafoji fëmijët çdo mëngjes dhe tregoju sa shumë i do. Lejojini…
Nëse fëmija ka shfaqur ndonjë formë të sjelljes së dhunshme dhe prindi e ka vënë re atë, cila është mënyra më e mirë për të reaguar?
Gjatë zhvillimit, fëmijët mund të shfaqin forma të ndryshme të sjelljes së dhunshme. Kur prindërit tolerojnë sjellje të dhunshme që në moshë të hershme, si kafshimi, goditja, përplasja, gjuajtja e sendeve, etj, kjo sjellje bëhet si diçka normale për fëmijën – një sjellje e tillë duhet të ndalet, të mos pranohet me komentin “se do të kalojë”. Nuk duhet të reagoni duke bërtitur apo ndonjë sjellje tjetër të dhunshme (dhuna fizike, dënime të ndryshme – qëndrimi në qoshe etj.), krijon një cikël tjetër dhune. Ju duhet t’i kontrolloni emocionet tuaja…
Ja çfarë ndodh kur i thyeni premtimet që i bëni fëmijës suaj
Fjalët dhe veprimet tona si prindër janë të rëndësishme për fëmijët prandaj kujdesi ndaj sjelljeve dhe premtimeve tona është themeli për të arritur sukses në formimin e një karakterit të fortë të fëmijëve tanë. Ne i mësojmë ata të mos na besojnë Nëse fëmija juaj nuk mund t’ju besojë në premtime të vogla, si do t’ju besojnë tek premtimet madhore, mosbesimi krijonë pasiguri, pasiguria krijon ankth, ankthi ndikon në mosformimin e një karakteri stabil. Zhgënjimi Ka zhgënjime në jetën e të gjithëve, përfshirë edhe atë të fëmijës, por mund të…
Lërini fëmijët të frymojnë, nuk kanë nevojë që çdo gjë t’u serviret
“Nuk ka dëm t’i afroni fëmijës tuaj komoditetet e disponueshme të botës moderne, por gjithashtu lërini hapësirë që ai të eksplorojë dhe të gjejë vetë rrugën e tij. Një sasi e caktuar zhgënjimi dhe një kënaqësie e vonuar është e nevojshme për zhvillim të shëndetshëm. Krijoni me fëmijët tuaj një raportë të shëndosh mbi bazat e besimit. Mos humbni kohë duke bërë kërkime ne google se si të zgjidhni problemin, fëmijët tuaj janë aty, në dhomën tuaj të ndenjjes”. “Një foshnjë ka nevojë për krahët e nënës së saj…
Si të veproni me një një fëmijë kokëfortë?
Nuk mund të ndryshosh fëmijën tënd, por mund të bëni disa veprime në mënyrë që fëmijët të kenë mundësinë të mësojnë për të njohur veten e tyre dhe të jenë versioni më i mirë i vetes brenda kufijve që vendosni. Rregulli i parë që duhet të ndiqni si prind është të jeni shumë të qartë dhe të qëndrueshëm kur vendosni kufij të cilat nuk shkelen pavarësishtë nëse fëmija pëson momente zemërimi.Në raste të tilla ofroni fëmijës mbështetje dhe ngrohtësin tuaj: “E shoh që je vërtet i zemëruar. Sa është i…
Si të zhvillojmë aftësitë e leximit tek fëmijët
Ne veçojmë pesë këshilla për të gjithë ata që duan t’u prezantojnë fëmijëve të tyre leximin dhe librin! Shihni se si mund t’i ndihmoni ata të zhvillojnë aftësitë e tyre të leximit. Lexim përkufizohet si aftësia për të kuptuar, reflektuar dhe përfshirë në tekste të shkruara për të arritur qëllimet personale, për të zhvilluar njohuritë dhe potencialin e dikujt dhe për të marrë pjesë aktive në shoqëri. Fëmija duhet t’i arrijë të gjitha këto gradualisht dhe këto janë mënyrat me të cilat mund ta ndihmoni. 1. Monitoroni leximin e…
Edhe prindërit gabojnë: Pse është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë nga gabimet e tyre dhe të njerëzve të tjerë
Nuk është e lehtë të gabosh dhe të pranosh se e kemi gabim, edhe më e vështirë është të përballemi me pasojat e dështimeve tona. Megjithatë, një nga mësimet më të rëndësishme në edukim vjen nga të mësuarit nga gabimet. Askujt nuk i pëlqen të bëjë gabime. Në rastin më të mirë, është thjesht e turpshme, por në rastin më të keq, gabimet mund t’ju sjellin telashe në punë ose me miqtë tuaj, dhe në varësi të peshës të gabimit, mund t’ju bëjë të ndiheni keq kur gabimet tuaja lëndojnë…
Ndikimi i një shokut të keq te fëmija juaj – si të veprosh
Ju e rritni fëmijën tuaj sipas disa bindjeve tuaja, doni të mbjellni vlera dhe virtyte tek ai. Por pastaj fëmija rritet dhe shkon në shkollë. Dhe atje ai takon miq të ndryshëm, për fat të mirë, një ekip të cilit i beson, me të cilin shoqërohet. Dhe kjo është e mrekullueshme! Çdo prind është i lumtur kur fëmija i tij ka miq. Megjithatë, si gjithmonë në jetë, shpesh hasim në individ që janë pa edukatë. Sigurisht, se ju nga përvoja dhe mosha juaj mund keni aftësi për të vlerësuar rrethin…
Letër nga një prind që mori një diagnozë për fëmijën tij
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste Gjithë ajo ndjenjë që më është grumbulluar, sot thashë me vete do të sfidoj, është fëmija im është gjaku im. Thellë brenda ndjeja se diçka nuk shkonte me djalin tim, ai tashmë ishte 2 vjeç dhe ende asnjë fjalë nuk fliste. Shpesh lëshonte tinguj sa më vinte ti thoja “ndali ata tinguj të përsëritur”, por ai nuk më kuptonte. E thërrisja në emër, por nuk kthente kokën. Dukej sikur nuk më degjonte. Bënte sjellje të përsëritura, kërcente e rrotullohej. Nuk i bënte përshtypje…
Porosi për nënat që presin fëmijën e tyre të dytë
Foshnja e dytë mund të jetë krejtësisht ndryshe nga e para qoftë gjumi, zakonet e të ngrënit apo sjellja e përgjithshme, përpiquni të mos mendoni se si do të jetë fëmija i dytë dhe se do të silleni me të si me fëmijën tuaj të parë. Ajo që keni bërë për fëmijën e parë mund të mos funksionojë tek fëmija juaj i dytë. Do t’ju duhet të përshtateni pak më shumë dhe të jeni më fleksibël Ju tashmë keni qenë një nënë për disa vite dhe ju gëzoni një përvojë…
Nëse do t’i kishit kushtuar vëmendje të mjaftueshme fëmijëve, nuk do të ishin të pabindur dhe agresiv
Në epokën e sotme dixhitale, fëmijët janë të ekspozuar ndaj stimulimit të vazhdueshëm vizual, i cili mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të dëgjueshëm. Këto mund të kenë pasoja negative në përqendrimin, krijimtarinë dhe zhvillimin emocional të tyre. Të kuptuarit e botës përreth tyre dhe komunikimi me të tjerët varet jo vetëm nga përvojat vizuale, por edhe nga aftësia e fëmijës për të dëgjuar dhe adoptuar informacione përmes tingullit dhe fjalimit. Të rriturit luajnë rol kyq në zhvillimin e kësaj aftësie tek fëmijët Rekomandohet që prindërit të…