Infertiliteti bashkëshortor

Nga Dr. Samire Ademi Lutolli Specialist Gjinekolog-Obsteter     Diagnostifikimi   Nëse edhe pas një viti të marrëdhënieve të rregullta seksuale çifti nuk arrin të realizojë shtatzëninë, ata duhet të kontaktojnë mjekun me qëllim të vendosjes së diagnozës. Ky është gjithashtu hapi i parë në trajtimin e sterilitetit. Nëse diagnoza nuk është e plotë, komprometohen të gjitha procedurat pasuese të trajtimit. Ekzaminimi i të dy partnerëve është i domosdoshëm. Është e detyrueshme të bëhet diagnostifikimi i burrit dhe gruas për shkak të një përqindje në rritje të sterilitetit të dyanshëm.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Sa janë të rrezikshme kondilomat (lythat gjenital)?

Çfarë janë kondilomat (lythat gjenitale)? Kondilomat ose lythat gjenitale janë forma beninje që mund të shfaqen në sipërfaqen e lëkurës në rajonin gjenital të burrave dhe grave. Lythat gjenitale janë shumë ngjitëse dhe të përhapura dhe më së shpeshti transmetohen seksualisht. Shfaqja e kondilomës shkaktohet nga disa lloje të virusit HPV (HPV me rrezik të ulët), më së shpeshti tipi 6 dhe 11, të cilët janë shkaktarë të këtyre të kësaj sëmundje në 90% të rasteve. Kondilomat duken si lytha, gunga të vogla që mund të jenë të vogla (rreth…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vezoret policistike dhe pesha e tepërt?

Sindroma e vezores policistike është një çrregullim endokrin që prek femrat, kryesisht nga mosha 15-45 vjeç. Mund të shfaqet shumë herët, gjatë pubertetit dhe të zhvillohet gjatë viteve riprodhuese të një gruaje. Gratë që kanë sindromën e vezores policistike flasin me mjekun e tyre kryesisht për cikle që nuk janë të rregullta (cikle që mungojnë ose ato që zgjasin shumë, më shumë se 7 ditë). Megjithatë, femrat me këtë sindromë përballen edhe me probleme të tjera, një prej të cilave është edhe pesha e tepërt. Ekspertët besojnë se ka një…

SHPËRNDAJE:
Read More

A jeni të lodhur, keni dhimbje koke dhe nuk mund të përqëndroheni? Candida është një shkak i mundshëm!

Një numër i madh grash përjetojnë rregullisht simptoma të tilla si lodhja, përsëritja e infeksionit fungal, sindroma e zorrëve të irritueshme dhimbja e kokës. Shumë shpesh shkaku i kësaj është candida, simptomat e së cilës mund të njihen lehtë nga ato të sëmundjeve të tjera.   Çfarë është candida? Candida është një patogjen që shkakton çekuilibrin e mikroorganizmave në zorrë. Ekuilibri i florës intestinale është i rëndësishëm për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe tretës, ngritet shumë lehtë gjatë niveleve të stresit të ngritur kronik dhe pas marrjes së…

SHPËRNDAJE:
Read More

Dëshironi të mbeteni shtatzënë? Ja sa kohë mesatarisht ju duhet për të ngelur shtatzënë!

Mesatarisht, çiftet bëjnë marrëdhënie seksuale 78 herë midis kohës kur vendosin të fillojnë të provojnë dhe kohës kur marrin një test pozitiv të shtatzënisë. Ato 78 herë shpërndahen në 158 ditë, ose rreth 6 muaj. Pavarësisht se si ndihemi ndonjëherë, rruga drejt shtatzënisë nuk është e lehtë. Ato çifte që kishin nevojë për vetëm një test pozitiv, ndoshta nuk do të ishin dakord me këtë, por ka akoma më shumë kohë që duhej të përpiqeshin për një përjetësi të ëmbël për të marrë një rezultat të suksesshëm. Megjithatë, duhet të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Menstruacionet. Sigurisht keni pyetur ndonjëherë çfarë nuk është e rregullt

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Kalimi nga fëmijëria në pubertet është një proces i rëndësishëm, i rregulluar në mënyrë të mrekullueshme. Me arritjen e moshës së adoleshencës nisin të shfaqen edhe ndryshimet e para në zhvillimin psikofizik. Hormonet seksuale, estrogjeni dhe progesteroni, që deri në atë fazë janë si të “fjetura”, jo aktive, jo vetëm që e ndërrojnë pamjen e jashtme të vajzës së re, por ndërrojnë edhe në brendësi organet e saj. Pjekuria fizike te femrat në pubertet karakterizohet nga rritja…

SHPËRNDAJE:
Read More

Menstruacionet. Sigurisht keni pyetur ndonjëherë çfarë nuk është e rregullt

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet   Kalimi nga fëmijëria në pubertet është një proces i rëndësishëm, i rregulluar në mënyrë të mrekullueshme. Me arritjen e moshës së adoleshencës nisin të shfaqen edhe ndryshimet e para në zhvillimin psikofizik. Hormonet seksuale, estrogjeni dhe progesteroni, që deri në atë fazë janë si të “fjetura”, jo aktive, jo vetëm që e ndërrojnë pamjen e jashtme të vajzës së re, por ndërrojnë edhe në brendësi organet e saj. Pjekuria fizike te femrat në pubertet karakterizohet nga…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mandarina! Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore.

Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore të Mandarinës! Mandarina është fruti i sezonit dhe si pjesë e familjes së agrumeve përmban vlera të larta ushqyese. Me konsumimin e këtij fruti trupi ynë merr vitaminën A, B1- B2-B3, vitaminën C dhe po kështu kalcium, hekur, proteina, sheqer dhe ujë. Njihet si fruti i rinisë! Përfitimet shëndetësore të këtij fruti janë të shumta, Natal ju sjellë disa nga to: Të mira për lëkurën e njeriut Të mira për buzëqeshjen dhe shëndetin oral I sjellin përfitime syrit Forcojnë eshtrat Ngadalësojnë procesin e plakjes Përmirësojnë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kruarja, skuqja, djegia dhe sekrecionet vaginale

Shkruan: Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet Phd Candidate   Jeni lodhur nga skuqja, djegja, kruarja dhe sekrecionet vaginale   Shkaktari më i shpeshtë i infeksioneve vaginale është infeksioni nga kërpudha Candida albicans. Meqenëse kandida është një banor i zakonshëm fiziologjik në vaginën e një gruaje, ndonjëherë kandidiaza/infeksioni mykotik nuk mund të parandalohet. Sidoqoftë, është e mundur të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të një infeksioni mykotik. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është mirëmbajtja e duhur e higjienës së zonës intime, një dietë e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Rri n’shpi! A po na bën virusi më të vetëdijshëm apo ca gjërave thjesht nuk i kemi kushtuar rëndësi?

Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet Ngado që të ktheni pultin e televizorit dhe çfarëdo gazete apo portali që lexoni, vështirë se do të arrini të shmangeni nga tema e nxehtë – koronavirusi. Të gjithë flasin për rrezikun, kurse shpesh dëgjojmë këshillën “pa panik”. Sidoqoftë, tjetër është çka thuhet e krejt tjetër të mos krijohet realisht panik. Në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve po rritet. Është krejtësisht normale të frikësohemi nga epidemia dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u mbrojtur nga korona virusi.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kanceri i gjirit – diagnostikimi i hershëm shpëton jetën

Nga: Dr Samire Ademi Lutoll Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet Kanceri i gjirit është quajtur edhe vrasës i heshtur,vrasës i pamëshirshëm pasi merr për çdo vitë me miliona jetë në mbarë Botën. Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë prej sëmundjeve kanceroze te gratë. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç.   Një në tetë gra preket nga kanceri i gjirit dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje. Në Shqipëri për vitin 2017 ka…

SHPËRNDAJE:
Read More