Me ardhjen e stinës së verës, shumë nga ne zëvendësojmë transportin publik dhe makinat me biçikleta. Por pyetja për të cilën shumë gra shtatzëna janë të interesuara është se sa dhe a është e sigurt të ngasësh një biçikletë gjatë shtatzënisë? çiklizmi gjatë shtatzënisë nuk përbën domosdoshmërisht një rrezik për një grua shtatzënë, megjithatë, një grua shtatzënë duhet të jetë e vetëdijshme për disa probleme dhe rreziqe potenciale. Për shembull, në tremujorin e parë, kur mundimet dhe marramendja janë më të zakonshme, humbja e ekuilibrit është një nga rreziqet potenciale.…
Category: SHTATËZANIA
DEPRESIONI MUND TË SHFAQET EDHE GJATË SHTATZANISË: Ja si t’i dalloni simptomat dhe kur duhet të kërkoni ndihmë
Shpesh flitet për depresionin e pas lindjes, si dhe simptomat dhe metodat e trajtimit. Megjithatë, depresioni mund të shfaqet edhe gjatë shtatzënisë dhe quhet depresion prenatal, dhe është pothuajse aq i zakonshëm sa depresioni pas lindjes. Gratë shtatzëna shpesh përjetojnë luhatje humori, ankth, nervozizëm, shpërthime emocionesh gjatë shtatzënisë dhe i konsiderojnë këto si simptoma normale të shtatzënisë. Megjithatë, depresioni prenatal ndodh në 16 deri në 20 për qind të grave shtatzëna dhe simptomat variojnë nga ndjenja e trishtimit deri te vështirësitë serioze në funksionimin e përditshëm. Këtu janë disa simptoma…
Sa të rrezikshme janë infeksionet në shtatëzani?
Ka disa lloje anomalish që mund të ndodhin tek gratë shtatzëna, të cilat janë pasojë e infeksioneve bakteriale. Ajo që çdo nënë e ardhshme duhet të dijë është se bakteret gjatë shtatzënisë nuk janë të rrezikshme për jetën e saj, si dhe për jetën e foshnjës së saj, por ajo duhet të kontaktojë mjekun e saj për të qenë nën kontrollin e një specialisti deri në fund të shtatzënisë. Nëse bakteri ndodhet në vaginë ose në traktin urinar, fëmija mund të infektohet gjatë lindjes. Në këtë rast, mjekët ndonjëherë vendosin…
SHTATZANIA PAS Abortit: Çfarë duhet të dini dhe këshilla që do t’ju ndihmojnë
Frika më e madhe e çdo gruaje që më parë ka pasur një abort është se do të ndodhë përsëri në shtatzëninë e ardhshme. Kjo frikë është plotësisht e kuptueshme, por këtu është gjithçka që duhet të dini për shtatzëninë pas një aborti spontan – ndoshta kjo do t’ju ndihmojë dhe të paktën do t’jua zvogëlojë frikën. Para së gjithash, ajo që duhet të dini është se nëse keni pasur një abort, shanset që ai të ndodhë përsëri janë në fakt më pak se sa mendoni. Në përqindje, rreziku i…
Stresi gjatë shtatzënisë – Çfarë duhet të dini
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe Terapiste Megjithëse shtatzënia mund të jetë sfiduese për të dy prindërit, në shumë raste gruaja shtatzënë përjeton sasinë më të madhe të tendosjes. Grumbullimi i provave nga studimet sugjeron se stresi psikologjik dhe social i nënës gjatë shtatzënisë ndikojnë negativisht në rezultatin e shtatzënisë, si rritja e rrezikut të sëmundjes për fëmijën, pesha më e ulët e lindjes dhe rritja e rrezikut për lindje të parakohshme. Ndërkombëtarisht, pesëmbëdhjetë milionë foshnja lindin para kohe çdo vit dhe komplikimet për shkak të lindjes së parakohshme përbëjnë…
A luan rol gjinia e bebit në vështirësit e shtatëzanisë?
A e dini se shtatzënia mund të jetë e ndryshme për shkak të gjinisë së foshnjës? Shumë nëna pyesin veten – është më e vështirë të mbash një djalë apo një vajzë? Hulumtimi i publikuar nga shkencëtarët nga Kembrixhi në revistën Biology of Reproduction vërteton se shtatëzania është më e vështirë me djemtë sesa me vajzat. Ekspertët ia atribuojnë këtë faktit se djemtë rriten më shpejt dhe kërkojnë më shumë oksigjen dhe lëndë të tjera ushqyese nga placenta. “Ne nuk jemi 100 për qind të sigurt pse ndodh kjo,” tha…
E vërteta është se këmbët rriten gjatë shtatzënisë! Kërkimet kanë zbuluar pse ndodh ky ndryshim
Një grua gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes, përjeton ndryshime të mëdha fizike. Përveç shtimit të peshës trupore, gjinjtë e çdo gruaje shtatzënë zmadhohen, shikimi mund të përkeqësohet. Shumica e grave shtatzëna thonë se flokët e tyre nuk kanë qenë kurrë aq të trasha dhe të shndritshme sa gjatë shtatzënisë. Pas lindjes, shumica e grave shtatzëna duan të rrikthejnë peshën e tyre, por ka një pjesë të trupit që nuk do të kthehet kurrë në gjendjen e mëparshme. Këto janë, këmbët që mund të rriten gjatë shtatzënisë. Siç tregon hulumtimi,…
Ushqimet më të rëndësishme në shtatzëni për zhvillimin e foshnjës
Ushqimi gjatë shtatzënisë duhet të jetë i pasur me drithëra, fruta, perime dhe proteina. Ju sjellim një listë ushqimesh që do t’u sigurojnë të gjitha nënave të ardhshme ushqim cilësor, acid folik të mjaftueshëm, hekur dhe acide yndyrore omega-3 Gjatë shtatzënisë, rregullat e një diete të shëndetshme mbeten të njëjta: shumë fruta, perime, drithëra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Megjithatë, disa lëndë ushqyese gjatë shtatzënisë meritojnë vëmendje të veçantë. Mish viçi Aminoacidet në proteina ndërtojnë çdo qelizë në trupin tuaj dhe të foshnjës suaj. Ushqimet e pasura me proteina gjithashtu e mbajnë urinë tuaj ‘nën kontroll’ sepse stabilizon sheqerin…
ÇFARË NDODHË NËSE GRUAJA SHTATZANËSE KONSUMON NJË gotë lëng shege: Një frut që ndikon fuqishëm tek foshnja – këto janë përfitimet
Lëngu i shegës është i pasur me polifenole – substanca natyrale që veç të tjerash janë shumë të dobishme për sistemin nervor dhe inteligjencën, sepse mbrojnë neuronet nga dëmtimet. Specialistët e pediatrisë dhe neurologjisë nga disa spitale dhe universitete amerikane vendosën të testojnë efektin e lëngut të shegës që konsumonin nënat e ardhshme tek foshnjat e tyre, të cilat mbeten prapa në rritje dhe zhvillim ndërsa janë në mitër. Studimi përfshiu 78 pacientë obstetrikë në Spitalin Barnes-Jeëish (St. Louis, Missouri) të diagnostikuar me kufizim të rritjes intrauterine. Mosha gestacionale…
Sa hapa në ditë duhet të bëjë një grua shtatzënë – ecja ndikon pozitivisht si për nënën ashtu dhe për foshnja
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 5-6 kilometra ecje e përditshme mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme. Por çdo moshë ka standardet e veta: fëmijët 5-10 vjeç mund të ecin lehtësisht deri në 15 mijë hapa në ditë, të rriturit – 5000-10000. Por, sigurisht, numrat janë të përafërt, shëndeti i të gjithëve është i ndryshëm. Një grua shtatzënë që është mësuar me shëtitjet e gjata? A është e mundur të vazhdohet aktiviteti kur pasha e foshnjës rritet , dhe sistemi kardiovaskular, imunitar dhe…
Lodhja e shtatzënisë
Lodhja që ndiejnë gratë shtatzëna në tremujorin e parë është krejtësisht normale, e cila shkaktohet si rezultat i ndryshimeve fizike që ndodhin në trupin e gruas shtatzënë, duke përfshirë këtu edhe luhatjen e hormoneve. Ndienja e lodhjes do të largohet rreth javës 12-të të shtatzanisë. Me zhdukjen e lodhjes, do të filloni të ndiheni më energjik, derisa rreth javës së 30-të të shtatëzanisë do të ndiheni sërish të lodhur. Në këtë periudhë, një pjesë e lodhjes shkaktohet nga bartja e peshës shtesë. Përpiquni të pushoni, reduktoni aktivitetin fizik dhe të…
Pirja e duhanit në shtatzëni rrit rrezikun e lindjes para kohe
Pirja e duhanit dhe sasitë e mëdha të kafeinës kanë qenë deri tani të lidhura me një rrezik në rritje të komplikimeve të shtatzënisë, lindjes së parakohshme dhe ngadalësimit të rritjes së fetusit. Në një studim erdhën në përfundim se gratë që pinin duhan gjatë shtatzënisë kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa të lindnin para kohe krahasuar me jo-duhanpirëset. U zbulua gjithashtu se foshnjat e lindura nga nënat duhanpirëse kishin katër herë më shumë gjasa të lindin fëmijë me pesh të vogël, duke i vënë ato në rrezik të…
Truket për të reduktuar të përzierat e mëngesit në shtatëzani
Mundimet e mëngjesit në shtatëzani është një nga mundimet më të pakëndshme të shtatzënisë, e përjetuar nga 50 deri në 70 për qind e grave. Edhe pse nuk zgjat gjithë shtatzëninë, por mesatarisht rreth 17 javë, mund të jetë shumë e pakëndshme për nënën e ardhshme. Megjithatë, duke zgjedhur ushqimet e duhura dhe duke menduar pozitivisht, mund të zvogëloni ndikimin e hormoneve që shkaktojnë të përziera. Ekspertët këshillojnë të konsumoni xhenxhefil, i cili është vërtetuar se redukton të përzierat, si dhe limonin, i cili mund të qetësojë stomakun tuaj. Rekomandohet…
Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e shpinës gjatë shtatzënisë
Dhimbja e shpinës zakonisht shkaktohet nga presioni i foshnjës në muskujt dhe nervat e shpinës, ndryshimet në nivelet e hormoneve dhe ndryshimet në qëndrimin tuaj. Pesha e foshnjës, e cila natyrshëm rritet, ushtron presion shtesë në shtyllën kurrizore dhe legen dhe ndikon në qëndrimin e gruas shtatzënë. Nën ndikimin e hormoneve, nyjet dhe muskujt përgatisin trupin për lindjen e fëmijës. Lexoni rekomandimet e gjinekologëve për të zgjidhur dhimbjet e shpinës. Vishni këpucë që janë pak të ngritura. Shmangni ngritjen e objekteve të rënda. Kur doni të merrni diçka nga dyshemeja,…
Disa këshilla për të shijuar plotësisht shtatzëninë tuaj
Gjatë nëntë muajve magjik, duhet të jeni sa më të relaksuar, por shumë gra shqetësohen edhe kur nuk ka arsye për këtë. Lexoni këshillat që do t’ju bëjnë të shijoni plotësisht shtatzëninë tuaj Mbusheni veten me energji Nëse keni shumë obligime, do të vini re se tani lodheni më shpejt. Për këtë janë përgjegjëse hormonet, përmes të cilave trupi ynë përpiqet t’ju “detyrojë” të ngadalësoni rritmin, si për të mirën tuaj ashtu edhe për të mirën e bebit. Hani shpesh ushqime në sasi të vogla që do t’ju kthejnë energjinë…