Fëmija 3 vjeç ka ngecje në të folurit

Pyetje: Përshëndetje! E kam djalin 3 vjeq ende nuk flet prej moshatareve të tij është shumë mbrapa më herët ka nejt në tel 24/7 po tash ja kem ndalu po prap spo flet jem bo marak a ki naj kshillë?   Përgjigje: Përshëndetje! E kuptoj shqetësimin tuaj dhe është shumë mirë që keni ndërmarrë hapin për të kufizuar teknologjinë. Vonesa në të folur mund të ketë disa shkaqe, por është e rëndësishme të vlerësohet jo vetëm sa fjalë thotë, por edhe sa mirë kupton dhe si ndërvepron me ju dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

A do të ketë fëmija im vazhdimisht nevojë për terapi psikologjike!

Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 2 vjeç, i cili është duke marrë terapi. Ai ka bërë shumë përmirësime dhe tani i ka mbetur vetëm të lidhë fjalët. Psikologu tha që është përmirësuar pothuajse plotësisht, por frika ime është nëse do të ketë vështirësi në jetë dhe nëse do të ketë nevojë për psikolog gjatë gjithë jetës.   Përgjigje: Përshëndetje! Është shumë inkurajuese të dëgjosh që djali yt ka bërë përmirësime të mëdha me terapinë! Fëmijët zhvillohen me ritme të ndryshme dhe fakti që ai po ecën përpara është një shenjë shumë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pse fëmijët po kanë vonesa në të folurit?

Pyetje: Përshëndetje Psikologe, kam një pyetje që më shqetëson shumë: A është përshtypja ime apo fëmijët po shfaqin gjithnjë e më shumë vonesa në të folur? Përgjigje: Është e vërtetë që sot po vërehen më shumë raste të fëmijëve me vonesa në të folur. Sipas hulumtimeve dhe statistikave të fundit, numri i fëmijëve që përballen me këtë problem ka ardhur duke u rritur. Fëmijët që kalojnë shumë kohë para televizorit ose pajisjeve elektronike mund të zhvillojnë një realitet të tyre, duke refuzuar kontaktin me njerëzit përreth, gjë që ndikon negativisht…

SHPËRNDAJE:
Read More

A diagnostikohet autizmi me analizë të gjakut?

Pyetje: Përshëndetje, dua t’ju bëj një pyetje. A diagnostifikohet autizmi me analizë të gjakut? Përgjigje: Përshëndetje! Jo, autizmi nuk diagnostikohet me analizë të gjakut. Diagnostikimi i autizmit bazohet kryesisht në vlerësimin e sjelljes dhe zhvillimit të fëmijës. Ja disa nga hapat kryesore që ndiqen në diagnostikimin e autizmit: Vlerësimi dhe vëzhgimi i sjelljes: Profesionistët shëndetësorë vëzhgojnë sjelljen e fëmijës në situata të ndryshme për të identifikuar shenja të autizmit. Intervista me prindërit: Prindërit japin informacione mbi historinë e zhvillimit të fëmijës dhe sjelljet që kanë vërejtur. Përdorimi i mjeteve dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pse fëmija im është agresiv?

Pyetje: Pershendetje, kam djalin 5 vjeq dhe po perdor fjalor shum te keq , tmys me thik, na shan, na prek ne vender ku sduhet po na gjun me dur e me kom ,Spo dijim qka me bo , jemi shum ne hall .Theksoj qe rrin shum ne youtube. Përgjigje: Duket që është një situatë problematike dhe shqetësuese, të kuptoj plotësisht sa e vështirë mund të jetë kjo situatë për ju. Agresiviteti te fëmijët mund të jetë pasojë e shumë faktorëve. Dinamikat në familje janë një çështje që mund të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Jam duke menduar ta dërgoj djalin tim në kopsht, është 1 vjeç e 9 muaj, por më dhimbset sepse më duket ende i vogël. Çfarë më këshilloni të bëj?

Pyetje: Përshëndetje! Kam një pyetje për psikologen. Jam duke menduar ta dërgoj djalin tim në kopsht, është 1 vjeç e 9 muaj, por më dhimbset sepse më duket ende i vogël. Çfarë më këshilloni të bëj?   Përgjigje: Përshëndetje! E kuptoj shumë mirë shqetësimin tuaj. Në moshën 1 vjeç e 9 muaj, shumë fëmijë fillojnë të frekuentojnë çerdhen. Bazuar në hulumtime, është e preferueshme nëse është e mundur, fëmija të qëndrojë pranë prindërve deri në moshën 2 vjeç, pasi kjo ndihmon në krijimin e një lidhjeje të fortë emocionale, që…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija nuk po e zhvillon gjuhën siç duhet – Çfarë mund të bëjë

Pyetje: Përshëndetje! Djali i ka 2 vjet e 5 muaj, por ende nuk ka filluar të flasë siç duhet. Herë pas here thotë “mama” ose “baba,” por shumë rrallë. Ndonjëherë nuk kthen kokën kur e thërras, por nëse i them “(Emri i fëmijës), shiko çfarë kam,” ai kthen kokën menjëherë. Gjithashtu, kur është në kopsht dhe e thërras, ai vrapon drejt meje menjëherë. Ai i kupton komandat si “ulu,” ” çu,” “hajde,” “ama dorën,” dhe luan mirë me lodra, por nuk po flet. Më duket ndonjëherë sikur është i hutuar…

SHPËRNDAJE:
Read More

A është fëmija me autizem?

Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin, 3 vjeç e 2 muaj, ende nuk flet. A ka mundësi me pas autizem? Kur e thërras, ndonjëherë nuk kthen shikimin, veçanërisht kur është i përqendruar në lojëra ose televizor. Anëtarët e tjerë të familjes më thonë çdoherë se është ende i vogël, do të flas. Shpesh herë duket se nuk më kupton kur i flas. Ju lutem për ndonjë këshillë se si të veproj. Përgjigje:   Përshëndetje! Ka shumë arsye pse një fëmijë mund të mos zhvillojë aftësinë e të folurit, dhe një prej tyre…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza nuk flet në Kopsht

Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzën 5 vjeçare që dy muaj ka filluar parashkollorin. Në shtëpi ajo është shumë e qetë dhe në përgjithësi një fëmijë i sjellshëm. Megjithatë, mësuesja më thotë vazhdimisht se në kopsht ajo nuk flet me të dhe nuk luan me fëmijët. Madje mësuesja më ka pyetur nëse vajza ime di të flasë. I kam treguar video se si është në shtëpi, ku ajo flet, por mësuesja thotë se nuk ka dëgjuar asnjëherë zërin e saj në kopsht. Ajo më ka këshilluar të bisedoj me një psikolog. Përgjigje:…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija ka munges përqëndrimi?

Pyetje: Përshëndetje! Djali im 6 vjec ka filluar klasën e parë, dhe e ka marr shumë me stres pjesën e të ulurit për të bërë detyra dhe për të mësuar, është shumë i shpërqendruar bëhët shumë nervoze ,gjithashtu dhe unë bëhëm nervozë mundohem të kontrolloj vetën po ndonjehër nuk mundem nuk di si te veproj theksoj që është fëmijë shumë i shkathët dhe intelegjet por priton shumë. Përgjigje: Përshëndetje! Kur fëmijët fillojnë klasën e parë dalin në pah problematika të ndryshme për shkak dhe të ndryshimit të rutinës së tyre…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija ka pasur një aksident dhe vazhdimisht përpiqet të tregojë çfarë ka ndodhur

Pyetje: Pëshëndetje! Para disa javësh, djali im 3 vjeç ka pas një aksident në makinë ku ishte bashkë me kujdestaren e tij. Falë Zotit, të dy kanë shpëtuar dhe janë shumë mirë. Po vërej se djali im shpesh herë përpiqet të më tregojë çfarë ka ndodhur. Ka qajtë vetëm kur ka ndodhë aksidenti. Unë po mundohem të ia shperqendroj vëmendjen në mënyrë që të mos ia kujtoj ato që i ka kaluar. Ju lutem, më tregoni çfarë të bëjë a është kjo një traum? Përgjigje: Përshëndetje! Fillimisht, më vjen shumë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si t’ua shpjegojmë fëmijëve konceptin e vdekjes në një mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre?

Pyetje: Përshëndetje, kam djalin 8 vjeçar, ka dëgjuar në shkollë se babai i një shoku të tij ka vdekur. Tani ai është i fiksuar dhe më pyet vazhdimisht: “Mami, a do të vdes unë? Çfarë do të bëj unë nëse vdes ti ? Ku shkojnë njerëzit kur vdesin?” Jam shumë konfuz dhe ndonjëherë nuk di si t’i përgjigjem. Ju lutem psikologe, mund të më jepni një përgjigje?   Përgjigje: Përshëndetje! Është normale që djali juaj të bëjë pyetje rreth vdekjes, sidomos pas dëgjimit të historive si kjo në shkollë. Mësoni…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza nuk po luan me fëmijët në shkollë, çfarë më këshilloni?

Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzën 6 vjeçare, tani sapo ka filluar klasën e parë. Ne jetojmë në Gjermani. Kopshtin e ka përfunduar në një shkollë tjetër, ndërsa tani është në një shkollë të re, ku nuk ka asnjë shok apo shoqe nga më parë. Gjatë pushimit më thotë që rri vetëm dhe i shikon fëmijët e tjerë çfarë bëjnë, pastaj fillon mësimi dhe futet brenda. Kur e pyes pse nuk afrohet të luajë me fëmijët e tjerë, më thotë që ata nuk duan të luajnë me të. Kjo ndodh edhe në…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija 3-vjeçar ka sjellje agresive dhe hiperaktive – A është i nevojshrm një vlerësim profesional?

Pyetje: Përshëndetje psikologe, kam një djalë që është 3 vjeç e 4 muaj dhe është shumë agresiv. Vetëm qan pa arsye, nuk është i shoqërueshëm me fëmijët e tjerë, i shtyn dhe i rreh. E qesim në natyrë, qytet, dhe e çojmë në lojëra, por prapë është i pakënaqur. Gjuan sende dhe për diçka të vogël na godet. Është shumë hiperaktiv dhe nuk ulet asnjë moment. Theksoj që prej dy muajsh i kemi larguar teknologjinë. Nuk di se ku të drejtohem: a është vetëm një fazë që kalon apo ka…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si mund të menaxhoj sjelljen agresive të vajzës sime 2-vjeçare?

Pyetje: Përshëndetje! Si mund të menaxhoj sjelljen agresive të vajzës sime 2-vjeçare? Ajo thot disa fjalë ka filluar të shprehet për nevojat bazë, por nese nuk i plotësohet një kërkesë, bëhet shumë agresive dhe shtrihet në tokë duke qarë, kudo që të jetë, edhe jashtë shtëpisë. Jam shumë e shqetësuar dhe nuk di çfarë të bëj. Përgjigje: Përshëndetje! Sjelljet e vajzes tuaj janë të zakonshme për fëmijët e vegjël që ende po mësojnë të menaxhojnë emocionet dhe frustrimet e tyre. Le të shqyrtojmë disa aspekte të sjelljes së saj dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More