Çfarë duhet të bëni nëse fëmijët nuk flasin deri në moshën tre vjeçare?

Gjithnjë e më shumë janë trevjeçarët që ende nuk e kanë thënë fjalën e parë. Prindërit ankohen se, edhe kur flasin, fëmijët shpesh përdorin gjuhë të sajuar. Kufiri i moshës për të folur ka kohë që është zhvendosur dhe arsyet janë të shumta sipas ekspertëve. Por kur është vërtet koha për tu shqetësuar?

Numri i fëmijëve autikë është rritur me shpejtësi vitet e fundit. Çdo i njëqindti fëmijë në Evropë është autik. Mosha mesatare për diagnozë është rreth katër vjeç. Megjithatë, disa nëna e njohin atë më herët.

“Mungesa e të folurit ishte shenja e parë që diçka nuk është në rregull. Rreth moshës dy vjeçare, filluam të hulumtojm se çfarë nuk është në rregull. Pastaj kërkuam më tej dhe ishte autizmi, spektri i autizmit, i cili është shumë i vështirë të njihet në fazat e hershme”.

Megjithatë, edhe pse fëmijët nuk fillojnë të flasin kur është e zakonshme, nuk bëhet fjalë gjithmonë për autizëm. Vitet e fundit është vërejtur një tendencë e të ashtuquajturit të folurit të vonuar.

Më parë, fëmija do të thoshte fjalën e parë të shpikur së bashku me hapin e parë. Fjalia e parë në vitin e dytë të jetës.

Ekspertët konfirmojnë gjithashtu se kufiri i moshës për shqiptimin e fjalëve të para ka lëvizur. Një nga shkaqet kryesore janë filmat vizatimorë në gjuhë të huaj dhe videolojërat e ndryshme, të cilat ngadalësojnë apo përkeqësojnë më tej të folurit.

Të shkosh te logopedi nuk mjafton. Është e nevojshme të kryhet çdo ditë trajtim stimulues dhe këtu luhet roli kryesor i prindit dhe mënyra se si ai e kalon kohën me fëmijën. Praktika tregon se të mësuarit është më i mirë përmes lojës.

“Nëse vëreni se një fëmijë deri në 3 vjeç ka vetëm rreth 50 fjalë, ka të ngjarë që të ketë një problem specifik. Duhet të marrim një lodër me të cilën do të shpjegojmë të gjitha veprimet që bëjmë me lodrën”, thekëson psikologu.

Rreth 70% e fëmijëve kanë probleme të caktuara të të folurit, tregojnë studimet. Përqindja e atyre që më vonë i arrijnë bashkëmoshatarët e tyre është e njëjtë. Prandaj, nuk është kurrë herët për të filluar punën stimuluese, por vonë mund të jetë nëse nuk reagoni me kohë.  /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts