Problemet bashkëshortore pas ardhjes të një porsalindurit, si ti zgjedhim ato?

Këshilltarët dhe psikoterapistët ndanë problemet më të zakonshme të marrëdhënieve që përmendin prindërit e rinj.

Ardhja në shtëpi me një fëmijë nga spitali është zakonisht një kohë magjike e lidhjes për shumicën e çifteve. Megjithatë jeta me një foshnje të porsalindur mund të ishte gjithashtu shumë stresuese dhe kërkuese për çiftet plot sfida të reja që ndoshta as nuk i prisnit.

Disa këshilltarë martese ndajnë gjashtë problemet dhe shqetësimet më të zakonshme me të cilat përballen prindërit e rinj pas lindjes së një fëmije si dhe këshilla për çiftet se çfarë të bëjnë në situata të tilla.

 

  • Partneri im nuk është aty për mua kur unë kam nevojë për të

Prindërit e rinj përballen me shumë sfida: mungesa e gjumit, oraret e të ushqyerit, takimet me mjekun, kryerja e punëve me një fëmijë të vogël e gjithë kjo është rraskapitëse dhe mund të jetë shumë frustruese nëse mendoni se partneri juaj nuk po ju ndihmon mjaftueshëm.

Mos lejoni që pritshmëritë tuaja në lidhje me përgjegjësitë ndajë foshnjës të mbeten të pathëna.

“Nëse ndarja e punës dhe e përgjegjësive nuk është e barabartë dhe ju keni të gjithë barrën e prindërimit, kujdesit në shtëpi dhe punës emocionale – flisni me partnerin tuaj”, “Ulu me partnerin, fol sinqerisht, por mos impono faj, negativitet dhe kritika”.

Për të filluar diskutimin theksojm se duhet të flisni për fëmijërinë tuaj, për rolet e prindërve në edukimin tuaj dhe se si do dëshironit që ju ta rrisni fëmijën tuaj në një mënyrë të ngjashme ose krejtësisht të ndryshme.

“Pas kësaj, flisni për pritshmërit e juaja por mos bëni vetëm kërkesa, flisni me partnerin tuaj dhe arrini një kompromis”.

 

  • Jam e rraskapitur. Pse jam e vetmja që ndërroj pelenat gjatë natës?

Gjumi cilësor është një gjë e së kaluarës me një fëmijë të porsalindur. Kur fëmija juaj është ende kaq i vogël, konsiderojeni veten me fat nëse arrini të flini më shumë se tre orë gjatë natës. Nëse partneri juaj “fle si një fëmijë” dhe nuk ju ndihmon fare gjatë natës – sigurisht që do të ketë pakënaqësi.

Nëse mami ushqen me gji, sigurisht që ushqyerja i lihet vetëm asaj, por në këtë rast partneri duhet të ndihmojë për gjithçka tjetër – ndërrimin e pelenave apo vënien në gjumë të foshnjës. Zgjidhja e problemeve të tilla duhet të jetë praktike – nëse njëri partner zgjohet herët dhe shkon në punë, atëherë ai partner duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë në fundjavë. Nëse të dy partnerët punojnë, ata duhet të marrin me radhë përgjegjësitë.

 

  • Ne pothuajse nuk kemi fare intimitet

Intimiteti mes bashkëshortëve padyshim pëson ndryshime pas lindjes së një fëmije: me disa ulje-ngritje të dëshirës seksuale tek të dy partnerët. Lodhja, stresi, mungesa e kohës, zakonet e gjumit të foshnjës, problemet fizike si gjakderdhja vaginale ose dhimbja nga ushqyerja me gji, madje edhe problemet psikologjike – të gjitha këto mund të pengojnë në një jetë seksuale aktive. Zakonisht duhet pak kohë para se të ndjeni sërish dëshirën për të bërë seks ose para se të filloni të ndiheni mirë në trupin tuaj.

Flisni me partnerin tuaj për dëshirat tuaja seksuale dhe ndryshimin e ndjenjave gjatë kësaj periudhe pas lindjes. Me kalimin e kohës, gjithçka do të kthehet ashtu siç ishte më parë.

 

  • Mendova se ndanim të njëjtat mendime kur bëhej fjalë për stilet e prindërimit

Ndoshta keni folur për disa tema prindërore më parë, keni rënë dakord që nuk do të praktikoni bashkëfjetjen dhe se do të ushqeni me gji.

Është mirë të planifikosh, por sapo të vijë fëmija, gjërat mund të ndryshojnë. Ndoshta ju do të ndryshoni mendje, ndoshta partneri juaj, ndoshta të dytë. Një fëmijë mund të komplikojë edhe planet më të mira.

Për të arritur një kompromis sugjerojmë një teknikë terapeutike që lehtëson dëgjimin e thellë. “Një person flet i pari, dhe tjetri dëgjon dhe reflekton për gjithçka që thuhet derisa personi i parë të ketë mbaruar pa e ndërprerë.Megjithatë, psikoterapisti thekson se kurrë nuk duhet të turpëroni ose kritikoni një person tjetër për shkak të bindjeve të tij .

“Sapo të dëgjojmë të gjithë historinë e pasme – ne kemi më shumë mirëkuptim dhe dhembshuri.”

 

  • Ne nuk jemi dakord për vizitat e shumta

Të ftuarit mund të jenë një temë e madhe bisede për prindërit e rinj, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, kur gripi dhe viruset janë të pranishëm. Për të shmangur diskutimet stresuese rreth vizitave të tilla, bini dakord për rregullat që do të zbatohen për të gjithë.

Është plotësisht e kuptueshme që prindërit janë të shqetësuar për bakteret ose duan kohë më shumë për të kaluar dhe përshtatur me antarin e ri të familjes.

 

  • Partneri nuk më kushton më vëmendje

 

Brenda natës u bëre tre nga dy ishte e bukur romantike dhe ju pëlqenin momentet tuaja së bashku, dhe tani mund të ndiheni pak të lënë pas dore nga partneri juaj, dhe ndoshta të rraskapitur dhe të lodhur emocionalisht për shkak të foshnjës tuaj të re. Zgjidhja qëndron në kohën cilësore të kaluar me njëri-tjetrin sa herë që gjeni kohë për të. “Kur foshnja është duke fjetur, përpiquni ta shfrytëzoni sa më mirë kohën së bashku dhe të lidheni me njëri-tjetrin.

Fikni televizorin dhe thjesht dilni, e njëjta gjë vlen edhe kur e lini fëmijën nën kujdesin e dikujt: Pastaj dilni nga shtëpia dhe shijone kohën tuaj së bashku në çift si më parë. Prindër të lumtur, fëmijë të lumtur. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts