10 pyetje të qarta që i japin mundësi fëmijës të tregoj se si e kaloj ditën në shkollë!

Përveç përvetësimit të njohurive, fillimi i vitit shkollor është një kthesë shumë e rëndësishme në jetën e çdo fëmije, sepse i afron atij mundësinë të njoh një botë krejtësisht të re.

Nëse bëni një pyetje të drejtpërdrejtë, ka mundësi që të merrni një përgjigje me një fjalë apo edhe të dëgjoni ndonjë të pavërtet, andaj është e rëndësishme ta pyesni fëmijën me kujdes se si ka kaluar dita në shkollë.

Është e rëndësishme që prindërit të jenë të informuar dhe të kenë sa më shumë informacion se si fëmija i tyre e kalon kohën në shkollë.

  • A ka ndodhur diçka e keqe?
  • Diçka e jashtëzakonshme?
  • Me kë shoqërohet?
  • A ka ai ndonjë shok?
  • Si reagon ai ndaj kritikave të mësuesit?

Të gjitha këto janë pyetjet që ne nuk duhet t’i bëjmë drejtpërdrejt fëmijës, sepse ai mund të ndjejë frikë ose të shmangë të vërtetën, andaj është e rëndësishme t’i bëjmë pyetjet e duhura.

Është e rëndësishme të keni një strategji të kujdesshme me fëmijët që sapo kanë hyrë në klasën e parë dhe ende nuk janë mësuar me mjedisin e shkollor. Sekreti është të bëni pyetje të qarta dhe specifike, të cilat i japin mundësinë fëmijës të thotë diçka më shumë se “po”, “jo”, “mirë”, “keq”.

 

Trego një anekdotë tënde

Një mënyrë e shkëlqyeshme për të filluar një bisedë është të tregoni fillimisht një anekdotë nga puna juaj dhe më pas mund ta pyesni: – Cila ishte pjesa më e bukur e ditës? – Cila ishte gjëja më e vështirë që ju desh të bëni sot? – Një nga miqtë tuaj tha diçka qesharake? – Çfarë keni lexuar në klasë? – Me kë keni luajtur sot dhe çfarë ishte ajo lojë? – A mendon se matematika është e vështirë apo shumë e lehtë? – Si ndryshojnë rregullat në shkollë nga ato të shtëpisë dhe çfarë mendon për to? – Mund të më tregosh diçka interesante që mësuat sot? -A është mësuesja argëtuese? – Pate nevojë për ndihmë dhe kush të ndihmoi? Ti ke ndihmuar dikë?

Kujdesi juaj do të parandaloj abuzimet e ndryshme ndaj fëmijës tuaj por gjithashtu do ta parandaloni që ai mos të bëhet abuzues. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts