Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute
Skolioza është një deformim anësor i shtyllës kurrizore në formë të një harku ose të shkronjës “S”. Skolioza mund të jetë e lehtë dhe të mos kërkojë trajtim ose mund të jetë më e rëndë dhe mund të çojë në dhimbje shpine, qëndrim jonormal, probleme me frymëmarrje për shkak të presionit që mund të vendos mbi organet e brendshme.
Shumicën e rasteve, shkaku i skoliozës është i panjohur Kjo quhet skoliozë idiopatike dhe është lloji më i zakonshëm i skoliozës.
Skolioza mund të jetë infantile që prek fëmijet e vegjël,skolioza juvenile që prek fëmijët prej 4 deri 10 vjeç dhe skolioza adoleshente nga mosha 11 deri 18 vjeç, që është edhe lloji më i shpeshtë i skoliozës.
Llojet e tjera të skoliozës janë:
Skolioza kongjenitale: Ky lloj i skoliozës është i pranishëm në lindjedhe ndodh kur brinjët ose kockat e shtyllës kurrizore të foshnjës nuk formohen siç duhet.
Skolioza neuromuskulare: Ky lloj shkaktohet nga një problem i sistemit nervor që prek muskujt. Problemet mund të përfshijnë paralizën cerebrale, distrofinë muskulare, spina bifida dhe poliomielitin.
Shenjat dhe simptomet e skoliozës mund të përfshijnë :
Supet e pabarabarta
Njëra shpatull është më e dalë se tjetra
Beli i pabarabartë
Dhimbje e shpinës etj.
Trajtimi i skoliozës varet nga shkalla e saj dhe ndikimi i saj në funksionin dhe shëndetin e individit.
Metodat e trajtimit përfshijnë:
Vëzhgimin dhe monitorimin -në rastet më të lehta mjafton monitorimi i pacientit në mënyrë që të mos përkeqësohet skolioza.
Fizioterapia -metodë tjetër e trajtimit është terapia fizikale që luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e skoliozës.
Korseti- veshja e korsetit ortopedik kur skolioza është e moderuar dhe individi është ende në fazën e rritjes, dhe në rastet më të rënda ndërhyrja kirurgjikale.
Trajtimi i skoliozës duhet të jetë i individualizuar dhe të përshtatet sipas nevojave të veçanta të pacientit,duke u kosnultuar me profesionistët adekuat shëndetësor, në mënyrë që të përcaktohet plani me i përshtatshëm i trajtimit. /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”