Qeni dhe ujku po flisnin, dhe ujku pyeti qenin:
– Vëlla, si i sheh njerëzit?
Qeni u përgjigj:
– E çuditshme, kur urrejnë dikë, thonë “qen bir qeni”
Ujku e pyeti:
– A i kafshon fëmijët e tyre?
Qeni iu përgjigj me vendosmëri:
– Jo, në asnjë mënyrë!
Ujku: A i ke tradhtuar ndonjëherë?
Qeni:
– Jo, kurrë!
Ujku: A do t’i mbroje nëse dikush do ti sulmonte?
Qeni:
– Po, me jetë!
Ujku:
E si e quajnë njerëzit një burrë të guximshëm dhe të zgjuar?
Qeni:
– Thonë se është si ujk!
Ujku:
– A nuk të këshillova që në fillim të bëhesh ujk, si unë?
Dhe pastaj vazhdoi:
– I kam sulmuar disa herë fëmijët e tyre, ua kam therrë bagëtinë, ma kanë frikën, e sërish i quajnë ujqër heronjtë e tyre!
Dëgjo vëlla, njerëzit adhurojnë xhelatët dhe armiqtë e tyre dhe përçmojnë të mirën dhe besnikët!
Këta janë njerëzit “./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”