Fëmija im nuk flet ende, mos ka autizëm?

Shkruan: Rudina Hysiqi

Logopede

 

Fëmija im nuk flet ende, mos ka gjë autizëm? Është pyetja më e shpeshtë e drejtuar terapistëve, sidomos logopedëve të cilët vlerësojnë më së miri zhvillimin gjuhësor.

Ato që duken si shenjat kryesore ndonjëherë më shumë janë shenjat të mundshme që fëmija juaj po zhvillohet me një ritëm të vet, pavarësisht rritjes enorme të rasteve me autizëm në mbarë botën. Ndoshta, me shumë gjasë ekziston një problem tek fëmija, por shanset janë që të mos jetë autizmi. Sepse, çrregullimet e Spektrit të Autizmit përfshijnë një gamë simptomash dhe jo vetëm një simptom ose një çuditshmëri në vete. Gjithashtu, këto simptoma duhe të jenë mjaft të rënda për të dëmtuar funksionimin, dhe asnjëherë nuk duhet të ngatërrohen me çrregullime të tjera fizike, intelektuale apo mendore.

Nëse fëmija juaj ka ndonjëherën prej këtyre simptomave, shanset janë shumë të mira që nuk ka autizëm.

 

Nuk përgjigjet/ kthen kokën

Nëse fëmija juaj ndërvepron me ju dhe të tjerët dhe ka sjellje normale të lojës dhe reagime shqisore, por nuk i përgjigjet zërit tuaj kur e kthen shpinën nga ju. Sigurisht, kjo mund të ndodhë tek fëmijët me autizëm së bashku me shumë simptoma të tjera që tregojnë për autizëm, si:

Çrregullim të përpunimit shqisor

Fokus shumë të lartë/ qëndrueshëm në një objekt të caktuar

Mungesë të rrokjeve deri 1 vit/ fjalëve pas moshës 1

Mungesë të përfshirjes në aktivitete

Nëse fëmija juaj thjesht nuk ju dëgjon, ka shumë mundësi që ai ose të jetë shumë i përfshirë në lojë ose të ketë njëfarë niveli të humbjes së dëgjimit.

 

Flet më vonë se shumica e fëmijëve

Është e vërtetë që shumë (por jo të gjithë) fëmijët me autizëm flasin vonë. Disa nuk mësojnë fare të flasin. Por nëse fëmija juaj zhvillohet normalisht, përveçse nuk përdor ende fjalë të folura, autizmi nuk është problemi i mundshëm.

Vonesat në të folur mund të jenë rezultat i shumë faktorëve. Fëmija juaj mund të ketë probleme dëgjimi ose probleme të tjera që ndikojnë në tru. Kjo mund të ndikojë në pjesën e trurit që kontrollon gjuhën. Jo të gjithë fëmijët kanë ritëm të njejtë me të cilin zhvillojnë aftësitë gjuhësore .

 

Preferon të jetë vetëm

Keni dëgjuar se fëmijët me autizëm priren të jenë introvertë. Në përgjithësi, kjo është e vërtetë. Por po ashtu edhe shumë njerëz të tjerë. Mund të ketë shumë arsye pse fëmija juaj nuk është tepër social. Disa nga këto mund të jenë për shkak të problemeve reale. Nëse zhvillimi i fëmijës suaj është ndryshe me ritëm, por ai duket se preferon të jetë vetëm, ndrojtja mund të jetë arsyeja e vërtetë që ata duken të përmbajtur.

 

Tregon probleme të të mësuarit

Fëmija juaj nuk ka mësuar shkronjat dhe numrat si shumica e fëmijëve të moshës së tyre! Në fakt, shumë fëmijë me autizëm shfaqin interes të hershëm për shkronjat dhe numrat, dhe shumë fillojnë të lexojnë në një moshë shumë të re. Kjo mund të jetë simptomë e një zhvillimi më të ngadaltë se moshatarët.

Rreshtimi i gjërave

Fëmijëve me autizëm shpesh u pëlqen të rregullojnë objektet dhe lodrat në një mënyrë të caktuar. Në fakt, këto aktivitete mund të zënë vendin e lojës reale, simbolike.

Nëse keni shqetësime, mbani një sy të mirë tek fëmija juaj për të parë nëse ai rreshton objektet për një arsye ose nëse duket se është i detyrueshëm. Mundohuni të vëzhgoni gjithashtu nëse u pëlqen të luajnë lojëra simbolike ose të tjera me ju ose bashkëmoshatarët e tyre.

Disa veprime ose sjellje të caktuara që fëmija juaj tregon (ose nuk tregon) mund t’ju bëjnë të pyesni nëse ai mund të ketë autizëm. Modelet e sjelljes si ato të diskutuara më sipër mund të jenë shqetësuese. Por shanset janë, se fëmija juaj mund të mos ketë autizëm.

Gjithsesi, ndani shqetësimet tuaja me ofruesin e kujdesit shëndetësor të fëmijës tuaj nëse këto çështje vazhdojnë. Ata mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni me saktësi se çfarë mund t’i shkaktojë këto probleme dhe të punojnë me ju në një plan kujdesi për të ndihmuar fëmijën tuaj t’i kapërcejë këto probleme./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts