SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 21: SA MINUTA TA MBAJ FOSHNJEN NË GJI?

Është vështirë që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Nuk ka rregulla se sa duhet të zgjasë ushqyerja me gji. Kohëzgjatja e ushqyerjes me gji ndryshon edhe sipas periudhës së ditës dhe nuk është mirë t’i kufizoni në kohë. Ushqyerja me gji mund të zgjasë nga 5 minuta deri në 45 minuta, veçanërisht gjatë periudhës së të porsalindurit, kur vendoset laktacioni dhe fëmija mësohet me jetën jashtë mitrës dhe ka një instinkt të fortë për të thithur.

 

 

@ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL

SHPËRNDAJE:

Të ndryshme