Gripi – trajtimi në kushte shtëpiake?

Nga: Dr. Ismail Lutolli,

 

Specialist Pediatër, Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist Hematolog, Onkolog

 

• Shenjat klinike të gripit ? • Gripi dhe komplikimet • Si të mbroheni nga gripi? • Si ta trajtojmë gripin në kushte shtepiake?

Gripi me të drejtë është quajtur shoqëruesi më besnik i njerëzimit që nga kohërat e lashta dhe rregullisht na kujton praninë e tij çdo dimër në formën e epidemive të vogla ose të mëdha. Janë shumë pak persona që nuk kanë kaluar gripin të paktën një herë në jetën e tyre. Si fillim duhet të potencojmë se organizmi pothuajse e ka të pamundur të krijojë imunitet ndaj gripit çofte përmes vaksinimit apo me rruge natyrale. Arsyeja është e thjeshtë sepse virusi që shkakton gripin ndryshon aq shumë çdo vit sa që “fshehet” me sukses nga sistemi ynë imunitar. Gripi është nje përkufizim i një sëmundje akute infektive e frymëmarrjes e shkaktuar nga viruset e gripit, më e zakonshme, më e rëndësishmja dhe më e rrezikshmja prej të cilave është e ashtuquajtura gripi – Virusi i influencës së tipit A. Epidemitë e gripit ndodhin çdo dimër dhe përhapjet besohet se ndodhin për shkak të kushteve të favorshme për përhapjen e virusit në mesin e popullatës, siç është prania e shpeshtë e një numri të madh njerëzish në ambiente të mbyllura, të cilat rrallë janë të ajrosura, duke e bërë virusin lehtësisht “të bartur” në sistemin e frymëmarrjes, nga teshtitja apo kollitja por edhe kontakti i afërt.

Shenjat klinike të gripit?

 

Njerëzit me grip ndjehen të paaftë për aktivitetet e tyre të përditshme. Ata janë me humbje oreksi dhe të pafuqishëm, ndonjëherë ndjehen të molisur dhe shpesh të shoqëruar me të vjella dhe diarre.
Inkubacioni i gripit është i shkurtër – deri në 3 ditë dhe fillimi shumë i hershëm. Gripi fillon me simptoma të theksuara të përgjithshme të sëmundjes infektive, të tilla si:

  • Ethe (deri në 40 ° C);
  • Dhimbje koke të fortë dhe dhimbje të muskujve, nyjeve dhe kockave;
  • Rrahje të shpejta të zemrës, si dhe të dridhura dhe / ose dridhje të ndjekura nga djersitja;
  • Të përgjumur, të hutuar dhe ndonjëherë të çorientuar;
  • Lodhje e përgjithshme tejet e theksuar./natalmedia/

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts