Më 12 prill të vitit 1955, u zbulua vaksina e poliomelitit nga virologu Jonas Salk

Në datën e sotme, më 12 prill të vitit 1955 u njohtuan rezultatet e efektivitetit të vaksinës së poliomelitit të zbuluar nga virologu Jonas Salk.

Poliomieliti është një sëmundje ngjitëse që ndodh te fëmijët midis moshës 3 dhe 9 vjeç kurse te të rriturit ndodh më rrallë dhe si sëmundje lë pasoja të rënda duke shkaktuar paralizë.

Jonas Salk ishte mjek dhe virolog amerikan i lindur në vitin 1914. Vetëm në vitin 1950, 57,000 fëmijë u sëmurën në Shtetet e Bashkuara nga polimieliti. Ai zbuloi vaksinën kundër poliomelitit në vitin 1952 dhe e testoi atë në veten dhe familjen e tij. Testet në rreth 2 milion fëmijë u kryen në 1954. Rezultatet u botuan më 12 prill të vitit 1955. Vaksina ishte e sigurtë dhe efektive. Ky ishte një lajm goditës jo vetëm në Amerikë por në të gjithë botën.

Dy vite më vonë, numri i rasteve me polimielit në Shtetet e Bashkuara ra për 90%.

Jonas Salk refuzoi të patentojë vaksinën e tij me komentin “njerëz, nuk ka patenta. A mund ta patentoni diellin?” Kështu refuzoi të fitonte mbi 7 milion dollarë.

Shpërblimi i tij më i madh ishte të kuptuarit se ai parandaloi përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje të kobshme./Natalmedia.com/

 

 

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts