Pyetje:
Jam shtatëzënë dhe jam e ftohur dhe po kollitem shumë, po teshtij dhe po shfryj hundët shpesh. A ka rrezik për bebin kolla e vazhdueshme? A ka rrezik për të lind para kohe?
Përgjigje:
Një barrë e shëndetshme, pra nëse nuk jeni në rrezikun e lindjes parakohe, e duron pa problem një rritje të presionit me tendosje të muskulaturës së barkut gjatë kollitjes, teshtitjes apo fryerjes se hundëve.
Mësohuni që gjatë teshtitjes të kontraktoni (shtrëngoni) dyshemenë e komblikut e jo gjithë shtërngimi të shkojë në muskujt e barkut.
Kjo, as nuk e dëmton fëmijën tuaj as nuk paraqet rrezik për lindje para kohe.
Mund të përdorni medikamente bimore qetësuese të kollës.
Gjithashtu për të holluar sekrecionet e mushkërive mund të merrni Acetylcystein (ACC), dhe për të hapur hundët gjithashtu një spray me përqedrimm të ulët medikamenti. Dhe shumë e rëndësishme është të pini sa më shumë!
Në rast se keni rrezik për lindje para kohe konsultohuni me mjekun tuaj që ju ndjek për hapat e mëtejshëm.
Dr Samire Ademi Lutolli. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia