Si të parandaloni kavitetet në dhëmbët e foshnjës tuaj?

Shkruan: Dr Manushaqe Veliu

Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive

Egzistojnë disa mënyra për të parandaluar kavitetet në dhëmbët e foshnjës tuaj:

  1. Shmangëni përdorimin e shishes tek foshnja gjatë periudhës së gjumit. (Pra është ves i keq që fëmija të fle me shishe në gojë). Kjo çon në gjendjen e quajtur kariesi i shishes (baby bottle caries),ku dhëmbët e tyre të sipërm shkatërrohen me shpejtësi nga kontakti me qumështin gjatë natës.
  2. Pastroni dhëmbët e foshnjës tuaj dy herë në ditë,në mëngjes dhe në mbrëmje. Fëmijët duhet të ndihmohen të pastrojnë dhëmbët deri në moshën kur mund të lidhin lidhëset e tyre ose të shkruajnë vetë.
  3. Kufizoni ushqimet/pijet me sheqer dhe ushqimet e shpeshta.
  4. Sasia e pastës duhet të jetë sa kokrra e orizit deri në moshën 3 vjeçe. Nga mosha 3 -6 vjeçe sasia e pastës rritet sa kokrra e bizeles.

Egzistojnë pasta dhëmbësh për fëmijë dhe të rritur. Pasta duhet t’i përgjigjet moshës së fëmiut. Vizita e parë dentare e foshnjës suaj duhet të jetë kur dalin dhëmbët e parë të qumështit./natalmedia.com/

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts