Si të shëroni skuqjen e lëkurës së fëmijës nga të ndenjurat?

Shkruan: Drita Haziri

Infermiere në Poliklinika NATAL

 

Një nga problematikat e nënave gjatë periudhes pas lindjes, është skuqja e pjesës së pasme nga fëmijët për shkak të pelenave.

Kjo problematik automatikisht e bënë fëmijën të qajë dhe jo komod, me çrast i shkakton edhe dhimbje.

Disa janë kurat për të shmangur këtë problem, derisa është e detyrueshme të jeni pranë fëmijëve në çdo kohë, pasi që përpos tjerash qëndrimi në të ndejura të papastërta, përcillet me infeksione nga më të ndryshmet, që mund të jenë problematike gjatë rritjes.

 

Më poshtë do të mësoni se si të veproni në këto raste:

1‐Ndërrojini pampersat sa më shpesh të mundeni në mënyrë që lëkura e fëmijëve të rri e pastër dhe e thatë. Gjatë vitit të parë të jetës, fëmija duhet të ndërrohet disa herë në ditë.

2‐Lëreni fëmijën të rrijë disa minuta pa pelena, në mënyrë që lëkura të ajroset dhe skuqja të largohet më shpejt. Shfrytëzoni kohën para ngrënies kështu nuk rrezikoni që ai të urinojë ose të dalë jashtë.

3‐Aplikoni vajëra natyralë dhe bimë hidratuese në zonën ku është skuqur dhe ka puçrra. Vaji i bajameve, xheli i Aloe veras, vaji i kokosit do të hidratojnë, shërojnë dhe do të mbajnë të thatë lëkurën.

4‐Shmagni përdorimin e sapunëve me aromë apo detergjentëve të fortë në rrobat e fëmijëve pasi mund të shkaktojnë skuqje po aq sa pelenat.

5-Gjatë larjes shtoni brenda vaskës ose govatës me ujë të ngrohtë pak tërshërë. Ajo ka mineralet dhe vitaminat e nevojshme për mbajtjen e një lëkure të pastër si dhe ka veti anti-inflamatore./natalmedia.com

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts