Një aspekt kyç i rritjes pozitive është lidhja e prindërve me fëmijët, e cila mund të arrihet nëpërmjet prekjes, të qeshurës, dëgjimit, përvojave dhe kohës që e kaloni së bashku. Kërkimet kanë treguar se nëse një fëmijë ka një marrëdhënie të qëndrueshme me të paktën njërin prind, ai do t’i gëzojë frytet e asaj mardhënjeje.
- Ulu në dysheme me fëmijët dhe luaj çfarë të duan ata të luajnë, të paktën 10 minuta çdo ditë. Ndiq dëshirat e tyre.
- Filloje ditën pozitivisht. Përqafoji fëmijët çdo mëngjes dhe tregoju sa shumë i do.
- Lejojini fëmijët tuaj 10 minuta para gjumit që t’ju tregojnë se çfarë u ndodhi gjatë ditës, cilat gjëra ishin pozitive dhe cilat ishin negative.
- Luaj me ta lojërat e tyre të preferuara të paktën një herë në ditë.
- Vini re të paktën tri situata gjatë një dite kur fëmijët tuaj ishin të mire dhe lavëdroni ata. I ashtuquajturi ‘raport magjik’ është mëse pozitiv largone negativitetin shmangiuni energjisë negative do t’ju ndihmojë të keni një marrëdhënie më të mirë me të vegjlit tuaj.
- Kur filni me fëmijët shikone atë në sy, të shprehësh interesimin tënd mbjell tek ata vetë besim.
- Dilni për shetitje me fëmijën tuaj të paktën një herë në ditë për 30 minuta.
- Gjithmonë uluni të gjithë së bashku për darkë dhe zhvilloni biseda të këndshme dhe të frytshme.
- Lexoni së bashku ndonjë tregim dhe gjate leximit mbani në prehër fëmijët tuaj.
- Jepini fëmijës një rol ose detyrë me anë të së cilës ai në një farë mënyre do të kontribuojë për familjen. Lëri të çiftojnë çorapet, të shpërndajnë pjatat, të fshijnë tavolinën./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”