3 arsyje përse kujdesi ndaj fëmijës së dytë është më i lehtë

Të bëhesh prind për herë të parë mund të jetë mjaft sfiduese: mungesa e gjumit, lodhja, konfuzioni, mungesa e përvojës si dhe tranzicioni i shpejtë midis fazave të zhvillimit shumë prindër gjenden në një gjendje hutie kur për herë të parë ballafaqohen me rolin e prindërimit. Por të bëhesh prind për herë të dytë është shumë më e thjeshtë dhe më e lehtë

 

1. Tani ke fituar njohuri dhe përvojë në prindërim

Me ardhjen e fëmijës të parë ju nuk kishit shumë njohuri për prindërimin, ju nuk kishit njohuri mbi botën e foshnjës tuaj dhe ky fakt tek ju krijon shqetësim.

Disa gjëra që nuk i dinit me fëmijën tuaj të parë – gjithçka rrjedh më natyrshëm me rritjen e kujdesin ndaj fëmijës së dytë. Ju i keni kaluar të gjitha këto më parë, sigurisht, nuk është identike, por përvoja juaj e bën më të lehtë kujdesin ndaj fëmijës së dytë.

 

  1. Ti e kupton se çdo gjë është një faze

Pasi të bëhesh prind për herë të parë, duket sikur disa faza nuk kanë fund. Por duke qenë se je prind për herë të dytë, pavarësisht se sa të vështira mund të jenë disa faza në zhvillimin e hershëm të fëmijës, e di që gjithçka do të kalojë.

3. Je shumë e zënë për t’u stresuar

Shumica e prindërve të rinj lexojnë shumë libra, informohen nëpërmjet revistave dhe portaleve, marrin këshilla nga burime të panumërta dhe kërkojnë ndihmë nga mjekët.

Por kur ke më shumë se një fëmijë në shtëpi, nuk ke shumë kohë për t’u shqetësuar.

Prindërimi merr një rrjedhoj të natyrshme me më shumë qetësi. /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts