Ja çfarë tregojnë puçrrat në fytyrë për problemet tuaja shëndetësore?

Shfaqja e puçrrave na sinjalizon se trupi jonë ballafaqohet me problem të caktuara. Nuk është aq me  rëndësi nëse puçrra ju ka dalë në mjekër, hundë apo ballë, rëndësi ka se çfarë na sinjalizon paraqitja e tyre!

Harta e fytyrës është një metodë e lashtë kineze më shumë se 3000 vjet e vjetër, përmes së cilës fytyra ndahet në zona që përfaqësojnë organe ose sisteme të caktuara të trupit. Kur ka çekuilibrime dhe komplikime në trup, lëkura jonë fjalë për fjalë na alarmon përmes akneve, skuqje ose thatësi të pjesëve të caktuara të fytyrës. Vendndodhja ku u aktivizuan këto bomba të vogla na tregon se çfarë duhet të kemi parasysh kur bëhet fjalë për shëndetin tonë.

 

Balli dhe hunda: Shumë sheqer dhe alkool

Marrja e sheqerit, dhe alkoolit, inkurajon trupin të pastrohet nga toksinat. Në lëkurë, kjo manifestohet me rritjen e sekretimit të sebumit, i cili fillimisht shfaqet në zonën T të fytyrës (ballë, hundë, mjekër). Sebumi i tepërt mund të mbyllë poret dhe të krijojë procese inflamatore, pra puçrra në fytyrë. Përveç kësaj, gjumi i pamjaftueshëm, sipas mjekësisë kineze, shkakton puçrra në të njëjtin rajon, kështu që nëse flini më pak, aknet në mes të ballit janë pikërisht për shkak të kësaj.

 

Mollëzat: Stomaku dhe mëlçia

Mollëzat janë mishërimi i një stomaku të shëndetshëm, ndaj nëse vëreni parregullsi në atë zonë të fytyrës, mund të keni probleme me sistemin tretës. Nëse keni problem me tretjen ose mëlçinë, aknet në këtë pjesë të fytyrës suaj mund të tregojnë se keni nevojë për ndihmën e një gastroenterologu.

 

Rreth syve: Veshkat

Rrathët e zinj rreth syve dhe aknet në kapakët e syve mund të shkaktohen nga dehidratimi. Zona rreth syve e prekur nga puçrrat, si dhe rrathët e zinj, tregojnë një problem me veshkat. Pini më shumë ujë dhe më pak pije të përpunuara dhe shmangni kafen, çajrat e zinj dhe kripën.

 

Mbi buzë: Zemra

Pjesa sipër buzëve me akne, sipas mjekësisë kineze, tregon probleme me funksionin e zemrës. Një bollëk pikash të zeza në atë zonë sinjalizon se diçka nuk është në rregull me sistemin tuaj kardiovaskular. Kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit në trupin tuaj.

 

Nofulla: Hormonet

Pjesa e nofullës me akne në shumicën e rasteve shoqërohet me një çekuilibër në sekretimin e hormoneve. Kryesisht, kjo i referohet hormoneve seksuale, kështu që puçrrat në nofull më së shpeshti shfaqen para ciklit kur niveli i progesteronit rritet, dhe është ai që rrit sekretimin e sebumit, i cili mund të jetë shkaktar i puçrrave. Përveç hormoneve, shkaku mund të jetë heqja jo adekuate e grimit, acarimi ose alergjitë nga disa kremra ose nga mungesa e higjienës.

 

Mjekër: Ushqim i yndyrshëm

Mjekra i përket zonës T, e cila iritohet më shpejt, kështu që nëse konsumoni ushqime të yndyrshme dhe të përpunuara, mund të prisni puçrra pikërisht në mjekër. Nga ana tjetër, nëse lëkura është e dehidratuar, rrjedhimisht ajo sekreton më shumë sebum për të kompensuar, kështu që aknet në mjekër mund të jenë një sinjal se nuk po merrni mjaftueshëm lëngje. Rekomandimet janë dy litra në ditë, dhe gjatë muajve të verës edhe deri në tre litra. Kini parasysh se edhe lëkura e kësaj pjese të fytyrës mund të ndikohet nga stresi. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts