Udhëzimet e shkenctarëve për prindërit: si t’i bëjmë të sukseshëm fëmijët tanë!

Studimet kanë treguar se suksesi i fëmijëve është i lidhur ngusht me lumturin e nënës më shumë se atë të babait.

Është shumë e rëndësishme që prindërit të kontribuojn në zhvillimin psiko-emocional të fëmijës, t’i drejtosh fëmijët të zhvillojnë aftësinë e tyre për t’u përqëndruar dhe për të mos u ndikuar nga faktorët e jashtëm në ngecjen e zhvillimit të tyre.

Nuk ka asnjë dyshim se përpjekjet në rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre ka të ngjarë të kenë fëmijë të suksesshëm mediokër (ose edhe më pak se kaq). Si duket rritja e fëmijëve që janë të përqendruar te përsosmëria, bëjnë sa më shumë që munden nga potenciali i tyre.

Ata duhet të kenë një qëllim një drejtim, disiplinë dhe këmbëngulje.

Ja çfarë kanë treguar kërkimet: prindërit e fëmijëve të suksesshëm me të vërtetë i bëjnë disa gjëra ndryshe.

Ata sigurohen që nëna të jetë e lumtur. Tingëllon e çuditshme, por ka diçka në lidhje me atë proverbin e vjetër që tingëllon pak qesharak: “Grua e lumtur, jetë e lumtur.”

Shkencëtarët në Universitetin e Linkolnit analizuan të gjitha të dhënat e marra nga studimi i cili mblodhi informacion mbi 13.000 çifte britanike me një fëmijë të lindur në fillim të viteve 2000. Ata u përpoqën të zbulonin se sa të lumtur janë çiftet me një fëmijë rreth 9 muajsh. Pastaj, pas 14 vjetësh, të gjithë këto çifte u morën në pyetje nëse ishin të kënaqur në martesë, nëse fëmijët kishin ndonjë çrregullim në sjellje dhe sa afër ishin prindërit me adoleshentët.

Përgjigjet e pyetjeve të mësipërme dolën se ishin të lidhura ngushtë me lumturin e nënës në martesë. Lumturia martesore e një nëne doli se ishte dyfish më e rëndësishme se ajo e babit për zhvillimin e duhur të fëmijëve. Gjithashtu, kënaqësia e një nëne tregoi se ishte dy herë më e rëndësishme për sa i përket shëndetit mendor të djemve adoleshentë. Sa për vajzat, vetëm lumturia e nënës lidhet me shëndetin e tyre mendor. Prindërit janë një shembull praktik për fëmijët.

Le të mendojmë se ç’lloj e ardhme i pret fëmijët ose adoleshentët që janë të aftë të përballojnë të gjitha vështirësitë e mundshme që do të hasin. Duket se sa këmbëngulës janë prindërit është një tregues i mirë se sa këmbëngulës do të jenë fëmijët e tyre, ka zbuluar një studim i madh nga Universitetet e Pensilvanisë dhe MIT. Ata studiuon 520 djem e vajza të moshës katër ose pesë vjeç për të parë se sa me këmbëngulje do të punonin për të përfunduar një detyrë specifike të kryer më parë nga prindërit e tyre. Gjithashtu, ata studiuan se sa ndikon te fëmijët ajo që prindërit u thonë fëmijëve, sa shumë ndikojnë te fëmijët fjalitë ‘këmbëngulje dhe zell në jetë’.

Fëmijët ishin këmbëngulës vetëm nëse prindërit e tyre tregonin këmbengulje, gjithashtu se sa ishin të gatshëm të angazhoheshin për të bërë diçka dhe duke theksuar qartë se sa e rëndësishme ishte të ishte këmbëngulëse dhe jo e lëkundur, edhe kur hasnin në vështërësi.

Ata janë të interesuar për atë që mësojnë dhe bëjnë fëmijët e tyre në shkollë. Shkencëtarët anglezë kryen një studim mbi lidhjen midis angazhimit prindëror rreth shkollës dhe arritjeve të fëmijës. Ata zbuluan se prindërit i ndihmojnë shumë fëmijët e tyre nëse u lexojnë në moshë të vogël. Atyre u mësohen shkronjat numrat dhe gjëegjëzat gjithashtu ju ndihmojnë fëmijëve të shoqërohen me librat dhe tu tregojnë se sa të rëndësishme janë shkrim-leximi dhe mësimi.

Kur fëmijët janë më të rritur, fëmijët prindërit e të cilëve ju mundësojnë atyre udhëtime ekipore në natyrë është provuar se këta fëmijë janë më të suksesshëm në shkollë dhe tregojnë interes të madh në atë që mësojnë dhe bëjnë në shkollë.

Një rol të madh në suksesin e fëmijëve është edhe monitorimi i prindërve “nëse ata kanë bërë detyrat e shtëpisë dhe janë përgatitur për teste”.

Prindërit i mësojnë si të përqendrohen dhe të shmangin gracka të ndryshme shpërqendrimi.

Nir Eyal, një profesor universiteti i Stamfordit, i cili shkroi një libër se si të kontrolloni vëmendjen tuaj dhe si të menagjoni vetë jetën tuaj, beson se duke pasur parasysh shpërqendrimin e vazhdueshëm dixhital me dritat ose tingullin e mesazheve të ndryshme, bëhet më e rëndësishme t’i drejtosh fëmijët sot të zhvillojnë pikërisht këtë aftësi për t’u përqendruar dhe për të mos qenë subjekt i ndërhyrjeve të jashtme. Dhe kjo është pikërisht ajo që prindërit ende nuk i mësojnë fëmijët e tyre.

Është e rëndësishme që prindërit t’u shpjegojnë fëmijëve të tyre pse është e rëndësishme të kufizojnë kohën pranë ekraneve televizive dhe telefonave, dhe pastaj t’u japin autonomi për të zgjedhur dhe vendosur kufijtë e tyre.

 

Ky shkencëtar dha shembullin e vajzës së tij. Kur ishte shumë e re, i shpjeguan se ajo duhej ta kalonte kohën për të shkuar në pishinë ose për të dalë me miqtë. Ata gjithashtu i shpjeguan asaj pse autorët e videove dhe aplikacioneve që e tërheqin atë aq shumë e bëjnë atë pikërisht duke e ‘lidhur’ atë në një karrige dhe duke qëndruar të mbërthyer në ekran për sa më gjatë që të jetë e mundur.

Është e rëndësishme që fëmijët të kuptojnë me të vërtetë pse duhet të kufizojnë kohën pranë ekranit dhe të vendosin kufij të qartë për veten e tyre.”Gjëja e rëndësishme është se këto janë rregullat e tyre që ata kanë vënë për veten e tyre, se nuk janë të imponuara dhe se kontrollojnë vetë zbatimin,” /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts