Çfarë krize, bota nuk ka jetuar kurrë më mirë!

DR. Samire Ademi Lutolli
Spec. Gjinekologe obstetre
Çfarë krize, bota nuk ka jetuar kurrë më mirë …
Me shetitje …
Qenushë të një mijë eurove…
iPhone … Tablet… iPod … Laptop … Kartela dhe pina… Televizorë plazma të mëdhenj sa një derë oborri…
Porta elektrike …
Do farë rrotash elektrike për fëmijët…
Të gjithë trajnojnë diçka … 50 palestra … Aerobikë … Zumba … Dasma e koncerte… Kurse për gjithçka.
Makina sa s’gjejmë vend për parkim…
Parkingjet plot … Ndërtesa e banesa kudo që ktheni kryet… Shtëpitë të mëdha dhe të pajisura me të gjitha pajisjet … Kufje në veshë … Pushime të rregullta nga Prevalla deri në Tajlandë … Fotografitë si kartolina … Dimrat me selfie nga malet dhe ashensorët e skive…
Ngrohja me pelet sikur shporeti i druve s’ka ekzistuar nojher sa s’dimë me dhez zjarrin.
16 lloje të kafesë se lukthi nuk toleron llumin e zakonshëm, s’na pëlqen.
Më jep një kafe pak më të shkurtër, por të jetë më e gjatë se e shkurtër!… A ke një filxhan asi që nuk është i gjerë?…. Ushqimet porositen… Dërgesat mbërrijnë në kuti deri te dera …
Askush nuk ka pas shati n’dorë që kur ka vdekur plaku i shpis…
Hahen arrat indiane … molla japoneze etj …
Me gëzofë, me çanta dore …
Çdo lojë shikohet deri në fund, që do të thotë se kohë të lirë ka gjithmonë … Barbecues rregullisht… Tavolinat nëpër kafene të mbushura… Seriale gjithë ditës …
Vazhdimisht termine për diçka…
Dhe për keqardhje të madhe buka tuj u hedh me qese…
Po, kriza është aq e madhe saqë bota proteston përmes tastierës ulur pranë ushqimeve dhe pijeve..
E valla një kohë e vështirë, Zot na ruaj ma keq …/natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts