𝐅𝐭𝐨𝐡𝐣𝐚 𝐭𝐞𝐤 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭

𝐅𝐭𝐨𝐡𝐣𝐚 𝐭𝐞𝐤 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭

Hundët rrjedhin, fëmija teshtin dhe kollitet shpesh. Temperatura nuk është e ngritur, fëmija është me humor dhe oreks të mirë, i gjallë dhe aktiv. Nuk ka asnjë dilemë – bëhet fjalë për një ftohje, por ka shumë dilema, madje edhe keqkuptime në lidhje me infeksionin më të zakonshëm të frymëmarrjes!
Për të zgjedhur të gjitha dyshimet, pediatri i përgjigjet pyetjeve më të zakonshme në këtë temë:

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐭𝐨𝐡𝐣𝐚?

Ftohja e zakonshme është një infeksion i lehtë viral i traktit të sipërm respirator – kryesisht hundës dhe fytit të sipërm. Bëhet fjalë, për ta nënvizuar edhe një herë, për infeksionin më të zakonshëm të frymëmarrjes!

𝐏𝐫𝐚, 𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐭𝐨𝐡𝐭𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤𝐮 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫?

NUK është të ftohtit, por VIRUSET janë shkaku i ftohjeve – nuk ka asnjë dilemë!
Ka shumë viruse të ftohjes – mbi 200 lloje, dhe më së shpeshti ndodhin në ditët e ftohta. Sidoqoftë, ftohja mund të ndodhë në çdo kohë të vitit.

𝐒𝐢 𝐯𝐢𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐟𝐭𝐨𝐡𝐣𝐚?

Lehtë – kontakti me një fëmijë tjetër të sëmurë ose pacient të rritur. Viruset përhapen lehtësisht dhe shpejt, duke teshtitur, kollitur, por edhe me duar të ndyra!
Fëmija fshin hundën, NUK lan duart, pastaj shoqërohet dhe prek njerëzit e shëndetshëm – kështu vie deri te përhapja e shpejtë e virusit.

𝐏𝐬𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐬𝐡 𝐭𝐞𝐤 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐩𝐬𝐡𝐭?

Viruset e ftohjes përhapen veçanërisht shpejt dhe lehtë në kolektive – kopshte, shkolla, por edhe në të gjitha vendet ku mblidhet një numër i madh i njerëzve. Fëmijët në kopshte janë më të ekspozuar, sepse nuk kanë zhvilluar ende imunitet ndaj viruseve të shumta të ftohjes.
Kjo është arsyeja pse viruset i sulmojnë ata “në mënyrë serike”, dhe shkëmbimi i llojeve të ndryshme të viruseve mund të zgjasë me muaj!

𝐊𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐮𝐧?

NUK keni nevojë të vizitoni mjekun për shkak të ftohjes!
Është një infeksion viral i padëmshëm dhe i lehtë i hundës, prandaj duhet pastruar rregullisht dhe mbajtur të kalueshëm – kaq!

𝐀 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦?

Ato janë jashtëzakonisht të rralla, pasi janë infeksione të lehta dhe kalimtare.
Kryesisht bëhet fjalë për një mbyllje të zgjatur të hundës (për shkak të shpëlarjes jo të rregullt dhe mbajtjes së hundës jo të kalueshme), e cila mund të çojë në një “bllokim” të tubit Eustahian të vendosur midis hundës dhe fytit. Për pasojë vie deri te dhimbja në vesh (për shkak të sekretimit të grumbulluar në veshin e mesëm), dhe nëse zgavra e hundës nuk bëhet e kalueshme – mund të vie edhe deri te pezmatimi i veshit të mesëm (otiti media).
Tek fëmijët e rritur, mund të vie deri te pezmatimi i sinusëve – 𝐬𝐢𝐧𝐮𝐬𝐢𝐭𝐢 – ndonëse shumë rrallë. Përsëri, shkaku është i njëjti, mbyllja për një kohë të gjatë e hundës, e cila NUK “servisohet” siç duhet.

𝐀 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐛𝐢𝐨𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐭?

JO.
Ftohja e zakonshme është VIRALE (edhe atë një sëmundje e lehtë virale), andaj edhe antibiotikët NUK ndihmojnë dhe NUK duhen dhënë!
E vetmja “kurë” është shpëlarja e hundës me tretje fiziologjike (ose ndonjë prej preparateve që përmbajnë ujë deti)

𝐀 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐥𝐞̈ 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐭𝐢𝐭𝐣𝐞?

Po, nëse nuk është shumë e ftohtë dhe me erë jashtë!
Është e rëndësishme të shmangni hapësirat e mbyllura ku jetojnë shumë njerëz dhe ku mund të preken nga viruse të tjerë – më të rrezikshëm.

𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐢𝐬𝐧𝐢 𝐢𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐫𝐮𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐭𝐨𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐬𝐡𝐦𝐞?

Kur bëhet fjalë për ftohjen e zakonshme – pra për një infeksion të lehtë viral, NUK ka nevojë për të forcuar imunitetin në veçanti! Mjafton që fëmija të ushqehet shëndetshëm (me shumë fruta të freskëta dhe të shtrydhura) dhe të bëjë një jetë të shëndetshme – aktivitet të rregullt fizik dhe gjumë të shëndetshëm.
Me kalimin e kohës, fëmija do të zhvillojë vetë imunitet kundër viruseve të shumta të ftohjes, dhe kjo zakonisht ndodh në moshën 6 deri në 7 vjeç./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts