Pyetje:
A janë normale ngërçet më të forta në shtatzëninë e hershme dhe a paraqesin rrezik (pa gjakderdhje) ?
Përgjigje:
Dhimbjet e lehta janë të zakonshme dhe normale në shtatzëninë e hershme, sepse ndodhin si pasojë e shtrirjes së muskujve të mitrës. Por ku është kufiri mes dhimbjeve normale dhe atyre jonormale (kontraktimet, dmth. ngërçet që mund të çojnë në kërcënim për abort), nuk do ta dini derisa të kontaktoni një gjinekolog i cili do të përcaktojë gjendjen e duhur me ekzaminim gjinekologjik dhe ekografik dhe mundësisht të japë terapi.
Një grua shtatzënë nuk duhet të durojë dhimbjet.
Në rast të shfaqjes së gjakderdhjes qoftë edhe sasi të vogla në formë të sekretit me ngjyrë të kaftë ose të kuqe të errët, duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku gjinekolog pavarësisht keni apo nuk keni dhimbje dhe pavarësisht sasisë së gjakderdhjes.
Dr. Samire Ademi Lutolli – Gjinekologe & Obstetre/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”