Receta:
3 gota miell
1 filxhan sheqer
1 lugë gjelle pluhur për pjekje
½ lugë çaji sodë buke
½ lugë çaji kripë
1 ¼ filxhan kos
2 vezë
¼ filxhan lëng limoni
2 luge gjelle lekurë limoni
½ filxhan gjalpë i shkrirë dhe i ftohur
1 ½ filxhan boronica
Rregulloni raftin e furrës në mes dhe ngrohni furrën
Në një tas të madh, shtoni miellin, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën e bukës dhe kripën
Në një tas të vogël, rrihni kosin, vezët, lëngun e limonit dhe lëkurën e limonit
Bashkoni të gjitha përbërësit me një shpatull gome derisa të fitoni një masë homogjene, pastaj shtoni gjalpin e shkrirë dhe boronicat.
Lyejeni tepsin për mafini dhe vendosni brumin e përgaditur.
Piqni në temperaturë prej 200 grad gjersa të marrë një ngjyrë kafe të artë rreth 24 deri në 28 minuta.
Lërini mafinit të ftohen për 10 minuta përpara se t’i shërbeni.
Ju bëftë mirë!/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”