Një baba i mirë nuk është ai që fiton shumë para, por ai që nuk e braktis kurrë familjen e tij

Nuk ka dashuri më të fortë se dashuria e prindërve për fëmijët e tyre. Të jesh prind është përgjegjësi e madhe. Fëmijët model të sjelljes i kanë prindërit e tyre, prandaj një baba i mirë duhet të jetë shembull më i mirë për fëmijët e tij.

 

Një baba i denjë është i stolisur me këto cilësi:

Një baba i vërtetë nuk është ai që fiton shumë para për të blerë dhurata të shtrenjta për gruan dhe fëmijët e tij ose për t’i kaluarë pushimet në vendet ekzotike. As ai që ua siguruan fëmijëve të tij shkollimin në një shkollë private dhe të mbulojë të gjitha shpenzimet e tyre.

Baba i denjë është ai që nuk e lë familjen e tij të përballen vetë me problemet. Një baba i vërtetë është i dispunueshëm për familjen e tij, atëher kur kërkohet prezenca e tij, pavrësisht angazhimeve ai do të gjejë kohë për familjen e tij.

 

Një baba i vërtetë dhe i përkushtuar është ai që është i gatshëm të bëjë kompromise për hir të familjes së tij dhe në momente të caktuara të sakrifikojë nevojat, dëshirat dhe madje edhe lumturinë e tij. Një baba i mirë u mëson fëmijëve të tij vlerat e vërteta, dashurinë, mirësinë dhe besnikërinë. Një baba vërtet i mirë është ai që është një shembull i sjelljesë të duhur ndaj një gruaje ai që e trajton atë me dinjitet, respekt dhe mirësi. Fjalët e nënqmuese, nuk zëjnë vend në fjalorin e një babai.

Ai gëzon rolin udhëheqës dhe autoritativ, por fëmijët nuk kanë frikë ata kanë respekt për babain e tyre. Për të nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja e tij dhe lumturia e tyre është prioriteti i tij.

 

Një baba i mirë i dëgjon fëmijët e tij dhe i di të gjitha planet, dëshirat dhe frikën e tyre. Një baba i vërtetë është ai për të cilin fëmijët thonë: ! “Ai është një model, miku im më i mirë, udhëzuesi dhe mësuesi im. Ai është babai im”./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts