Djali 3-vjeç nuk e kthen shikimin kur e thërrasim, a është shqetësuese?

Pyetje:

Përshëndetje!

Kam djalin 3 vjeç, është shumë i qetë vazhdimisht luan me kafshë, karrike dhe vetura. I rregullon çdo herë në një vijë të drejtë. I pëlqen shumë të shfletoj libra ka tendencën të qëndroj për orë tëra duke shfletuar. Aq shumë është i përqëndruar tek to sa që shpeshherë nuk më kthen përgjigjjen kur e thërras në emer. Vjehrra më thotë se diçka nuk është në rregull a duhet të shqetësohem?

Përgjigje:

Në moshën trevjeçare, loja për fëmijët duhet të ketë një kuptim, të dini atë që luan fëmija. Kur ai angazhohet në lojë është e rëndësishme të shikoni nëse ai zhvillonë lojën në bazë të ndonjë simbolike imagjinare. Për shembull, bënë sikur po vozitë veturën, ose të rendis kafshët sipas ngjashmërisë, apo thjesht i mbanë dhe i rrotullonë mekanikisht nëpër duar. Është e rëndësishme të kuptohët: Cili është të folurit e tij? A ka të folur verbal, a ju drejtohet, ku deshiron diçka? A kupton kur i thuhet diçka? Ju bën pyetje, a përgjigjet në pyetjet? A ju shikon në sy derisa flisni? A luan me bashkëmoshatarë të tjerë? A i njeh gjërat të cilat ju i emëroni, a i zbaton kërkesat? Nëse, përveç vërejtjeve tuaja, fëmija ka ndonjë nga këto karakteristika, mund të konsultoheni me një psikolog. Rasti duhet të shqyrtohet më në thellësi dhe të bëhen testime dhe vlerësime për të kuptuar më mirë situatën. Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts