Pyetje:
Përshëndetje!
Vajza jonë është 2 vjeç e 7 muaj, ka qenë për kontrolla të rregullta te pediatri, mendojmë se është mirë në çdo aspekt dhe nuk kemi vërejtur ndonjë problem në të folurën e saj, mirëpo na intereson një mendim nga ana juaj se kur e rekomandoni vizitën te Logopedi ?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Në përgjithësi janë të rekomandueshme në dy mosha, e para është rreth 2 vjeç e gjysëm, kjo për arsye se fëmija në moshën 3 vjeçe e merr pragun e parë për tu kyqur në botën e komunikimit, andaj për të marr një hap të mirë rekomandohet një konsultë me Logopedin në këtë moshe (pra 2 vjeç e gjysëm). Poashtu në moshën 4 vjeç e gjysëm, kjo për arsye se në moshën 5 vjeçe ndodhë një ndryshim Neurologjik në koren e Trurit dhe ndërhyrja Logopedike pas kësaj moshe është më e vështirë për rezultate terapeutike. Andaj, e quajmë Rehabilitimi i Hershëm dhe është shumë i rekomandueshëm për prindërit, Do të thotë që në këto 2 mosha të bëjnë vizitë spontane te Logopedi edhe nëse prindërve ju duket se nuk vërejnë ndonjë problem te e folura e fëmisë së tyre.
Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”