A e keni pyetur veten – pse fëmijët kërkojnë kujdesin, vëmendjen dhe shërbimin vetëm nga nëna?

“Mami. Maaami. Mami. Më shiko… më shiko…unë po luaj…mami kam uri… mami kam etje…mami kam gjumë… më shiko, më shiko duke kërcyer…” Sa herë në ditë ndëgjoni këto thirje nga fëmijët tuaj?

Edhe pse në ambijent ku ndodheni gjenden edhe antarët tjerë të familjes, fëmijët do e thërasin vetëm nënën. Ndonjëherë nënat pyesin veten, a i vërejnë fëmijët edhe të rriturit e tjerë në dhomë? 

 Rachel Busman, një drejtore e lartë e Departamentit të Çrregullimeve të Ankthit në Institutin e Mendjes së Fëmijëve, tha se ekziston një arsyje përse fëimjët vazhdimisht thërasin nënën dhe kërkojnë shërbime eskluzivisht vetëm nga nëna.

 

Mosha e fëmijës duhet të merret parasysh

“Në varësi të moshës, të dyja janë situata të ndryshme. Nëse janë fëmijë të vegjël apo fëmijë parashkollorë, kjo sjellje është krejtësisht e natyrshme dhe madje e përshtatshme”, argumenton dr. Busman. “Ata e shohin nënën si të vetmin njeri që mund t’i shoqërojë në çdo hap të jetës së tyre si dhe plotësimin e nevojave të tyre”.

Me fjalë të tjera, nëse punon nga shtëpia ose je e zënë me punët e shtëpisë, kjo nuk do të thotë asgjë për një fëmijë sepse ti je qendra e tij thekson Busman. Nga ana tjetër, nëse fëmija juaj është pak më i madh, dhe përsërit ende vazhdimisht “mami, mami, mami”, kjo mund të lidhet me disa ndryshime në jetën tuaj. Edhe nëse në dukje çdo gjë është e zakonshme, fëmija është në gjendje të vërejë të gjitha ndryshimet që po ndodhin në rutinën tuaj. Domethënë, kur humbasin rutinën, fëmijët më së shpeshti “kuptojnë” për atë që njohin dhe me çfarë ndihen të sigurt, dhe kjo është nëna e tyre.

Fëmijët ndoshta janë mësuar t’i kërkojnë një prindi të bëjë diçka specifike. “Shpesh njerëzit marrin role në familje,” tha Busman. Domethënë, kur një fëmijë i drejtohet një babai, dadoje ose ndonjë pale të tretë, shpesh ata i drejtohen mamasë që merr vendimin përfundimtar.

Kjo është arsyeja pse fëmijët në mënyrë të pavetëdijshme përpiqen të përshpejtojnë procesin dhe të “flakin” nga marrja e vendimeve personin që është në mes dhe i drejtohen drejtpërdrejt nënës. Ka një zgjidhje! Për të shmangur këtë dhe për t’i mësuar fëmijës t’u drejtohet të rriturve të tjerë, është vendimtare të formësoni sjelljen që prisni dhe dëshironi të shihni.

Tregojini fëmijës atë që prisni. Kjo mund të nënkuptojë krijimin e kufijve për t’u kuptuar si një “dritë” e kuqe ose jeshile në derën e mamit, ose të nxjerrësh në pah qartë se kush është “në detyrë” në ato momente, në mënyrë që fëmijët të dinë paraprakisht se kush do t’u shërbejë darkën, ose do të jetë i ngarkuar për t’i ndihmuar të shkojnë në tualet.

Është gjithashtu e rëndësishme, të informosh të rriturit e tjerë në shtëpi se po praktikoni vendosjen e kufijve. /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts