Autizmi dhe karakteristikat e tij

Nga: Msc. Fatime Sahiti

Psikologe Klinike

 

 

Autizmi është një gjendje neuro-zhvillimore e cila karakterizohet nga ndryshimet në sjellje, vështirësi në komunikim, vështirësi në ndërveprim social, interesa të veçanta dhe vështirësi në përpunimin sensorik të informacionit. Këto ndryshime ndikojn që personat me autizëm të kenë sfida të ndryshme në ndërveprim me mjedisin ku ata jetojn. Ndryshimet e përmendura zakonisht fillojnë të vihen re te fëmijet nga mosha afro 2 vjecare e tutje.

Personat me autizëm mund të shfaqin fokusim jashtzakonisht shumë intenziv në interesa të ndryshme të cilat mund të përfshijnë stimuj të shumt që vijë nga bota e jashtme. Në të shumten e rasteve personat me autizëm kanë aftësi shumë të mira të kujteses dhe shfaqin nivel të lartë të koncentrimit në detaje, modele, figura (varësisht nga prefernca e tyre).

Ndodhë shumë shpesh që një fëmijë me autizëm të shfaqë sjellje jo-të zakonshme e cila shumë shpesh vjen si përgjigje ndaj situatave të ndryshme me të cilat fëmija ballafaqohet dhe provon të komunikoj kërkesen apo ndjenjen e tij/saj përkitazi situatës.

Fëmijët me autizëm shfaqin sjellje të ndryshme përsëritëse të tilla si: tendenc e vazhdueshme për të ruajtur/respektuar rutinen (p.sh gjithmon vendosë lodren në kuti, gjithmon tenton të vesh të njejtën bluzë), lëvizje të ndryshme të trupit (lëkundje e trupit, kërcim, qëndrim në gishtrinjë, lëkundje e duarve etj), përdor objektet në mënyrë të përsëritur (rrotullon lodrat, ndezë-fikë dritën, mbyllë-hapë deren, rendit objektet e ndryshme etj).

 

Personat me autizëm kanë vështirëi të shprehin nevojat e tyre dhe të kuptojn udhëzime të ndryshme verbale kur u jepen nga të tjerët. Në këtë pikë disa nga ata arrinë që të shprehin kërkesat e tyre verbalisht ndërsa disa të tjerë kërkesat e tyre i shprehin në forma tjera (gjeste, shenja, fotografi etj). Në disa raste ata përsërisin automatikisht shprehjet apo fraza të ndryshme të cilat i dëgjojn nga të tjerët (p.sh ‘Ama dorën’- ‘Ama dorën’) apo përsërisin fraza të ndryshme që i kanë dëgjuar më herët (p.sh ‘do ta blej portokallin’).

Personat me autizëm kanë vështirësi të shprehin emocionet e tyre dhe të kuptojn emocionet e të tjerve, dhe në të shumten e rasteve kjo ndikon që ata të kenë të vështirë të ndërveprojn me të tjerët në situata të ndryshme sociale. Në këtë pikë ndikon edhe tendenca e personave me autizëm për të luajtur me lodra në forma të veçanta dhe jo sipas funksionit të tyre (p.sh nuk vozitë makinen mirëpo i rendit ato në radhë, nuk luan me kukullen si bebi mirëpo fokusohet duke shikuar bluzen e saj me vija etj).

Personat me autizëm në raste të ndryshme mund të përjetojnë ndjesi jo të zakonshme dhe të kërkojn të largohen nga mjedise të ndryshme të cilat ofrojnë stimuj të ndryshëm si: tendenc për të shmangur tinguj të ndryshmë (p.sh tingullin e fshisës së rrymës apo makinës së larjes), mirëpo ndodhë që disa të tjerë të preferojnë të dëgjoj tinguj të tillë. Në disa raste ata mund të kenë interesa të pazakonta shqisore si (p.sh nuhaje e aromava të rënda). Këto ndjeshmëri dhe interesa mund të ndikojnë që fëmija të shfaqë sjellje të ndryshme për të shmangur apo për të qenë pjesë e një ambienti të tillë.
blue green yellow and red plastic toy
Mirëpo duhet theksuar që personat me autizëm janë të ndryshëm, ata janë unik në mënyrën së si perceptojn gjërat, si i shprehin kërkesat e tyre, përjetojn mjedisin etj. Karaktersistikat e përmendura më lartë mund të jenë prezentë në një mas të madhe të disa fëmijë dhe mund të jenë më pak prezente te disa të tjerë.

Autizmi është një spektër i gjërë dhe secili fëmijë ka karakteristikat e ndryshme të zhvillimit brenda tij./Familjadheshendeti.com

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts