Këshilla se si të ndihmoni zhvillimin e të folurit të fëmijëve në shtëpi sipas moshës

Shkruan: Egzona Maloku Logopede Prindërit mund të bëjnë shumë për të ndihmuar zhvillimin e aftësive të të folurit/gjuhës së fëmijës së tyre – ju jeni partneri i tyre i parë dhe i preferuar i komunikimit! Të ulesh në dysheme, të luash, të këndosh dhe të bashkëveprosh me fëmijën tuaj përmes aktiviteteve dhe rutinave të përditshme i ndihmoni ata të mësojnë të komunikojnë dhe nuk duhet të ndani një kohë të posaçme për këtë por t’i mbani të përfshirë gjatë tërë kohës. Më poshtë gjeni disa këshilla se si të stimuloni…

SHPËRNDAJE:
Read More

Problemet shëndetësore që sjellë nënpesha

Zakonisht nënpesha fillon në vitet e hershme të jetës Trajtimi i hershëm mund të jetë shumë më efektiv. Por nëse nuk trajtohet herët, nënpesha mund të bëhet një problem shumë serioz. Kequshqyerja apo nënpesha që nuk mjekohet me kohë, mund të çojë deri në anoreksi dhe të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, siç është osteoporoza, dëmtimi i veshkave dhe probleme me zemër. Sa më shumë që zgjat ky problem, është shumë më vështirë të tejkalohet. Me trajtim, një person nënpeshë mund të ndjehet më mirë dhe të arrijë peshë të shëndetshme…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vëmendja e tepërt e prindërve ndonjëherë mund të jetë e dëmshme për fëmijët

Pse prindërit që përqendrojnë gjithë vëmendjen te fëmijët e tyre rritin individë depresiv Njoh shumë prindër që thonë fjali si: “Unë jetoj për fëmijët e mi”. Fëmijët e mi janë e vetmja gjë e rëndësishme në jetën time. Unë punoj vetëm që ata të kenë sukses dhe të mbarojnë universitetin”. Prindër të tillë heqin dorë nga interesat e tyre, nuk e përdorin kohën për veten e tyre. Nëse ndodh që dalin nga shtëpia, e cila nuk bën pjesë në kategorinë e daljeve rutinë për të shkuar në punë apo tregti,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mos i gjykoni nënat!

Ti që nuk zgjedh fjalët e tua dhe e fajëson për gjithçka.. Dhe ju që rrotulloni sytë kur fëmija i saj sillet në mënyrë agresive.. Dhe ti e shikon me nënqmim se si e ushqehen me gji fëmijën e saj në publik! Dhe ju po e akuzoni sepse ajo nuk i jep gji, por e nxjerr atë shishen “helmuese” të qumështit nga çanta. Sidomos ju, që çdo herë i tregoni asaj se si ka shtuar në peshë, tashmë ka kaluar shumë kohë nga lindja dhe se ajo duhet të kujdeset…

SHPËRNDAJE:
Read More

Dola nga materniteti me duar bosh, pa foshnjen time

Shumica e nënave largohen nga materniteti me një buzëqeshje në fytyrë dhe lumturi të pamasë në zemër. Nëna Tina u largua e vetme pa bebin e saj nga materniteti, pa fëmijë në krahë dhe me një trishtim që vështirë se mund të përshkruhet. Ajo donte të ndante me ne historinë e saj të dhimbshme:   “Këtë vit në janar mora vesh që isha shtatzënë. Ishte një shtatzëni e dëshiruar, e shumë pritur. Një shtatzëni për të dëshiruar. Pa asnjë shqetësim, vjellje, dhimbje. Një shtatzëni kaq të bukur. Dhe kështu, hyra…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali 3 vjeç e 2 muaj, ende nuk flet – A ka mundësi me pas autizem?

Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin, 3 vjeç e 2 muaj, ende nuk flet. A ka mundësi me pas autizem? Kur e thërras, ndonjëherë nuk kthen shikimin, veçanërisht kur është i përqendruar në lojëra ose televizor. Anëtarët e tjerë të familjes më thonë çdoherë se është ende i vogël, do të flas. Shpesh herë duket se nuk më kupton kur i flas. Ju lutem për ndonjë këshillë se si të veproj. Përgjigje: Ka shumë arsye pse një fëmijë mund të mos zhvillojë aftësinë e të folurit, dhe një prej tyre mund të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija 23 muajsh nuk thotë asnjë fjalë, çfarë më rekomandoni të bëj?

Pyetje: Përshëndetje! Kam fëmijën 23 muajsh por nuk e thotë asnjë fjalë por vetëm tinguj që nuk kuptohen, fëmija kupton, njeh gjëra, dëgjon.  A duhet të shqetësohem, çfarë më rekomandoni të bëj? Përgjigje: Përshëndetje! Zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Dhe kjo është në rregull- të paktën shumicën e kohës. Megjithatë shqetësimi se fëmija juaj 23 muajsh nuk po flet sa bashkëmoshatarët e tij është një shqetësim i vlefshëm. Deri në moshën 2 vjeç pikat kryesore për të folurin dhe gjuhën përfshijnë të kenë një fjalor prej…

SHPËRNDAJE:
Read More

Rritja e fëmijëve shumë të ndjeshëm: Këshillat e nevojshme për prindërit

Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe Terapiste Fëmijët e ndjeshëm nuk janë të dobët, ata në fakt janë shumë më të vetëdijshëm se çfarë po ndodh rreth tyre, natyra e tyre e ndjeshme nuk duhet të jetë një tipar negative. Ndër shenjat më të zakonshme të fëmijëve shumë të ndjeshëm është se ata janë më të vëmendshëm, duke vënë re çdo detaj të vogël. Këta fëmijë janë gjithashtu shumë të vetëdijshëm për disponimin e njerëzve të tjerë, duke i thithur ato si një sfungjer. Ata luftojnë për të larguar emocionet e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vaji i peshkut kundër rrudhave

Maska me vaj peshku Ilaçi më i mirë në luftimin e rrudhave padyshim se është vaji i peshkut. Ai përmban një sasi të madhe të vitaminave A dhe E, të cilat përshpejtojnë procesin e rigjenerimit të lëkurës, si dhe e bëjnë atë të lëmuar dhe elastike. Përzieni vajin e peshkut me lëng limoni – mjafton vetëm një lugë çaji. Aplikojeni  në lëkurë, prisni 20-30 minuta. Lani fytyrën me çaj kamomil të përgatitur paraprakisht. Maska me vaj peshku dhe mjaltë largon në mënyrë të përkryer rrudhat e thella Përzieni një lugë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Është sfidë të rrisësh një fëmijë duke e mësuar se bota është e mirë, dhe në të njëjtën kohë të dish t’i mbrosh kur është e nevojshme

Nga dëshira për të mbrojtur fëmijët e tyre, prindërit shpesh u mësojnë atyre se bota ku ata jetojnë është një vend i rrezikshëm, duke menduar se kjo do t’i bëjë ata më të kujdesshëm. Megjithatë, disa studime kanë treguar pikërisht të kundërtën – se njerëzit që besojnë se bota është një vend i sigurt kanë shëndet më të mirë mendor dhe janë më të suksesshëm se ata që besojnë se kjo botë është e rrezikshme. Dhe fëmijët mund të besojnë se njerëzit janë të mirë dhe se jetojnë në një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Disiplina dhe vendosja e kufijve janë të nevojshme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës

Në kulturën tonë, termi disiplinë lidhet ose barazohet me ndëshkimin dhe ashpërsinë, dhe përdoret kryesisht në një kontekst negativ. Por kuptimi i vërtetë i fjalës është krejtësisht i ndryshëm. Fjala disiplinë do të thotë mësim dhe njohuri. Pra kur i disiplinojmë fëmijët, ne i mësojmë ata. Pra, le t’i mësojmë ata me kujdes. A është e nevojshme disiplina? Disiplina dhe vendosja e kufijve janë të nevojshme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Pa kufij të vendosur në mënyrë adekuate, nuk ka rregullim të shëndetshëm të ndjenjave, zhvillim të vetëkontrollit dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Sekreti i lumturisë

Një seminar u ndoq nga një grup prej 50 personash. Ligjeruesi u shpërndau të gjithëve balona dhe u kërkoi të shkruanin emrin e tyre. Pastaj të gjitha balonat u dërguan në një dhomë tjetër, të mbushur me balona të zakonshme të së njëjtës ngjyrë. Pastaj të gjithë pjesëmarrësit u dërguan në atë dhomë, për të gjetur balonën me emrin e tyre të shkruar, dhe kohëzgjatja ishte vetëm pesë minuta. Të gjithë pjesëmarësit filluan të kërkonin balonën e tyre, pasi kaloi koha e caktuar askush nuk e gjeti balonën e tij.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Përsosmëria e trupit të njeriut

Trupi i njeriut përfaqëson të gjithë strukturën e organizmit të njeriut. Është një “makinë” e krijuar në mënyrë perfekte që ju lejon të shijoni këtë aventurë të quajtur jetë. Kujdesuni për të dhe mos e dëmtoni me vese dhe marrëdhënie të dëmshe. Përbërja e trupit të njeriut:   Numri i eshtrave: 206 Numri i muskujve: 639 Numri i veshkave: 2 Numri i dhëmbëve të qumështit: 20 Numri i brinjëve: 24 (12 palë) Numri i dhomave të zemrës: 4 Arteria më e madhe: Aorta Presioni normal i gjakut: 120/80 mmhg ph…

SHPËRNDAJE:
Read More

Qelizat nga fetusi mbeten në trurin e nënës për 18 vjet pas lindjes

Kur një grua është shtatzënë, qelizat e foshnjës migrojnë në qarkullimin e gjakut të nënës dhe më pas qarkullojnë përsëri tek foshnja, kjo quhet “mikrokimerizëm fetal-nënë”.⁠ Gjatë javës së 41-të, qelizat qarkullojnë nëpër placentë në të dy drejtimet, dhe pas lindjes së foshnjës, shumë prej këtyre qelizave mbeten në trupin e nënës, duke lënë një shenjë të përhershme në indet, kockat, trurin dhe lëkurën e nënës dhe shpesh mbeten aty për shumë dekada. Edhe nëse shtatzënia nuk shkon në afatin e plotë ose nëse keni një abort, këto qeliza ende…

SHPËRNDAJE:
Read More

Nëse do t’u kushtonit vëmendje të mjaftueshme fëmijëve, ata nuk do të ishin të llastuar dhe të pabindur

Në epokën e sotme dixhitale, fëmijët janë të ekspozuar ndaj stimulimit të vazhdueshëm vizual, i cili mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të qenë të vëmendshëm dhe për të zhvilluar imagjinatën e tyre. Kjo mund të ketë pasoja negative në përqendrimin, kreativitetin dhe zhvillimin emocional të tyre. Të kuptuarit e botës rreth tyre dhe komunikimi me të tjerët nuk varet vetëm nga përvojat vizuale, por edhe nga aftësia e fëmijës për të dëgjuar dhe përvetësuar informacionin nëpërmjet zërit dhe të folurit. Të rriturit janë përgjegjës…

SHPËRNDAJE:
Read More