Dr. Ismail Lutolli – specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist Hematolog ; Onkolog Pjepri është fruti ideal për të “luftuar” këto ditë të ngrohta. Falë sasisë së madhe të ujit, vitaminave dhe mineraleve, ndihmon organizmin tonë të fitojë energji, të sigurojë hidratimin e nevojshëm, po kështu të mbrojë shëndetin e zemrës, veshkave, syve, si dhe kundër plakjes. Ju sjellim disa nga dobitë e shumta shëndetësore të këtij fruti: 1. Anti kancer Përmbajtja e lartë e karrotenoideve në pjepër mund të parandalojë kancerin dhe të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive. Konsumimi i rregullt…
Category: TË ETIKETUARA
Kefiri konsiderohet të jetë një nga pijet më të shëndetshme që ekziston.
Samire Ademi Lutolli –Specialiste Gjinekologji / Obstetrikë Kjo i referohet kryesisht kefirit të bërë në shtëpi, i cili përgatitet në shtëpi me ndihmën e kokrrave të kefirit. Kefiri industrial që shitet në markete, pavarësisht nëse është organik apo jo, përmban sheqer dhe disa aditivë që i zgjasin jetëgjatësinë. Kefiri i bërë në shtëpi është shumë i lehtë për t’u bërë, gjithçka që ju nevojitet janë kokrrat e kefirit dhe qumështi. Kokrrat e kefirit nuk shiten ne dyqane, por ndahen dhe shpërndahen, dikush me siguri që do te jua japë…
Hyni në sallën e operacionit me një fëmijë në bark dhe një tufë ëndërrash, frikash dhe pritjesh.
Dr Samire Ademi Lutolli – Gjinekologe dhe Obstetre – Mund të përkulesh pak më shumë?-pyet anesteziologu.Ju pengon stomaku, por përpiqeni …– Mbyllni sytë, merrni frymë!-Si ndjeheni!?Ndjeni ftohtë, duart e djersitura, frika dhe ankthi janë në zemër. Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet. Këmbët janë të drejtuara dhe nga beli e poshtë ndjeheni e palëvizshme. E ndalojmë trupin në mënyrë që të tjerët të mund të vijnë në botë. Shtatë shtresa hapen shpejtë, por minutat e ardhshme janë një jetë. Më në fund vinë,…
Ditë të nxehta dhe ju keni në makinë këtë. A e keni ditur?
Shumica e të gjitha automjeteve kanë një buton riqarkullimi me komandat AC në makinat e tyre. Por shumë prej nesh nuk janë të sigurt se kur ta përdorin atë. Epo, përgjigja e lehtë është ta përdorni në verë dhe ta fikni në dimër. Butoni i riqarkullimit thjesht merr ajrin nga brenda makinës dhe e riqarkullon atë në kabinë në vend që të tërheqë ajrin e pastër nga jashtë. Në ditët si sot kur jashtë është jashtëzakonisht e nxehtë, nëse nuk e riqarkulloni ajrin më të freskët në kabinë, sistemi juaj…
Si t’i mësojmë fëmijët t’i vlerësojnë gjërat që i posedojnë?
“E sheh sa lodra ke, ne i blejmë të gjitha dhe je ende i pakënaqur, nuk di të vlerësosh asgjë”. Këto fjali janë thënë shpesh në afekt nga shumë prindër, të cilët shqetësohen për faktin se u ofrojnë gjithçka fëmijëve të tyre dhe ata shpesh janë mosmirënjohës. Edhe pse janë të vegjël dhe të pafuqishëm, fëmijët e moshës dy ose tre vjeç mund t’i shprehin ndjenjat e tyre përmes një buzëqeshjeje ose një vizatimi. Në fakt ata kështu shprehin mirënjohjen e tyre për mamin dhe babin dhe kjo…
8 këshilla për t’i mbijetuar vapës gjatë shtatzënisë
Është veçanërisht e vështirë për gratë shtatzëna kur vjen vapa e verës. Këmbët e rënduara, dhe të fryera, marramendja janë vetëm disa nga shqetësimet me të cilat përballen shtatëzënat gjatë ditëve të verës. Pini shumë lëngje Mënyra më e mirë për të reduktuar ënjtjen në krahët dhe këmbët është rritja e marrjes së lëngjeve. Sapo të zgjoheni nga gjumi, pini dy gota ujë me stomakun bosh dhe të paktën dy litra gjatë ditës. Së bashku me ujin, pini lëngje natyrale nga frutat dhe perimet, sepse shuajnë etjen, janë të…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| VIDEO 79: OPERACIONET E GJIRIT DHE GJIDHËNIA
Nëse marrim një shembull të një vendi europian, siç është Gjermania, mesatarisht në atë vend kryhen rreth 35 mijë operacione të gjirit në vit. Këtu, në zonat tona, nuk e dimë numrin e saktë të operacioneve të gjirit, por është e sigurt që ai po rritet nga viti në vit. Për këtë arsye, informimi për këto operacione është shumë i rëndësishëm dhe pyetjet më të shpeshta që pacientët bëjnë rreth tyre kanë të bëjnë me mundësinë e ushqyerjes me gji, mundësive të shytatzënive të reja pas operacionit dhe efektin e…
Si mund ta dalloni nëse fëmija juaj është i varur nga përdorimi i celularit?
Përdorimi i celularëve tek fëmijët është i lidhur ngushtë me prirjen drejt një reagimi ndaj dopaminës. Dopamina është një neurotransmetues në tru që vepron si një ndërmjetës kimik midis qelizave nervore. Dopamina çlirohet kur lidhni një aktivitet të caktuar me kënaqësinë ose në situata ku truri pret një shpërblim. Ndjenja e kënaqësisë ose e shpërblimit ju inkurajon të përsërisni një sjellje të caktuar, domethënë trupi juaj kërkon një arsye për të sekretuar më shumë dopaminë. Me një nivel të reduktuar të dopaminës në trup, njerëzit bëhen të pamotivuar dhe…
Si ta mbroni foshnjën tuaj nga temperaturat e larta?
Si ta ndihmoni fëmijën tuaj dhe ta mbroni atë nga nxehtësia – ju sjellim 4 këshilla të rëndësishme që ulin rrezikun e goditjes nga nxehtësia. Ardhja e vapës së verës është një sfidë për shumë prindër – si t’i mbroni të vegjlit tuaj ngarrezet e forta të diellit dhe goditjet nga nxehtësia? Foshnjat nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit të tyre, ndaj janë në rrezik më të madh dhe atyre duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë. Ashtu si të rriturit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël mund të…
Nëse nuk mund të mbeteni shtatëzënë -Endometrioza mund të jetë shkaktari kryesor
Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Endometrioza përkufizohet si prania e indit të ngjashëm me endometriumin (indi i brendshëm i mitrës) jashtë mitrës, i cili çon në një reaksion inflamator kronik të indeve, dhimbje dhe infertilitet. Endometrioza është një problem shkaktari i të cilit ende nuk dihet. Gjithashtu, simptomat e endometriozës variojnë nga fakti që disa gra nuk kanë fare simptoma, deri tek fakti se ato janë shumë të dukshme dhe të ndjeshme. Megjithatë, mungesa ose prania e simptomave nuk tregon shkallën…
A ka vite specifike në të cilat rekomandohet spiralja?
Dr Samire Ademi Lutolli – Gjinekologe dhe Obstetre A ka vite specifike në të cilat rekomandohet spiralja? Unë jam gjithashtu e interesuar të di se si vendoset, si dhe cilat analiza duhet të bëhen para vendosjes? Cilat janë komplikimet e mundshme? E nderuar, Pajisja intrauterine, ose siç I themi ndryshe në popull spirale, është një lloj kontracepsioni e cila është një cope plastike – spirale që vendoset brenda zgavrës së mitrës. Një pjesë e saj mund të jetë e veshur me bakër (spirale bakri) ose është e mbështjellë me…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| VIDEO 78: GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR USHQYERJEN ME GJI DHE TATUAZHET
Ka një sërë qëndrimesh shëndetësore që duhen marrë parasysh gjatë gjidhënies, kështu që mund të pyesni veten nëse tatuazhet janë një faktor. Tatuazhet e mëparshme nuk ndikojnë në procesin e ushqyerjes me gji. Shikoni videon në vazhdim për të mësuar më shumë rreth ushqyerjes me gji dhe tatuazheve. @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL
Dhuroni gjak dhe bëhuni heronjtë e vërtetë që shpëtojnë jetë nga gjaku i tyre
Nga Dr.Ismail Lutolli Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist A keni menduar ndonjëherë…….? A keni menduar ndonjëherë se si mund të shpëtoni ndonjë jetë ? A keni menduar ndonjëherë se si mund t’i “dhuroni” jetë dikujt qe numëron tik taket e fundit? Ju mund ta bëni këtë, ju mund të ofroni nga trupi e qenia juaj gjakun, me të cilin një jetë tjetër do të shpëtohet. Ju mund të ofroni gjakun për një foshnje të porsalindur, e cila po mbaron jetën ende pa e filluar mirë. Ju mund të ofroni gjakun…
Lërini fëmijët të frymojnë, nuk kanë nevojë që çdo gjë t’u serviret
“Nuk ka asnjë dëm t’i afroni fëmijës tuaj komoditetet e disponueshme të botës moderne, por gjithashtu lërini hapësirë që ai të eksplorojë dhe të gjejë vetë rrugën e tij. Një sasi e caktuar zhgënjimi si dhe mosrealizimi një kërkese është e nevojshme për zhvillim të shëndetshëm. Krijoni me fëmijët tuaj një raportë të shëndosh mbi bazat e besimit. Mos humbni kohë duke bërë kërkime ne google se si të zgjidhni problemin, fëmijët tuaj janë aty, në dhomën tuaj të ndenjjes – bisedoni me ata”. “Një foshnje ka nevojë për krahët…
Çfarë është dashuria…nga këndvështrimi i një fëmije
Një grup fëmijësh 4-8 vjeç u pyetën: “Çfarë është dashuria?” Përgjigjet që morën ishin të gjera dhe të thella. Askush nuk i priste shpjegime të tilla. Fëmijët u treguan atyre se çfarë është filozofia e vërtetë dhe fuqia e vëzhgimit. – “Kur gjyshja ime u sëmurë nga artriti, ajo nuk mund të përkulej më dhe të lyente thonjtë e këmbëve, dhe këtë gjë e bëri gjyshi për të. Kjo është dashuri!” (Rebeka, 6 vjeç) – “Kur dikush të do, ai e shqipton emrin tënd në mënyrë të veçantë”. (Bill, 4…