Inteligjenca sociale është shumë e rëndësishme për jetën në shoqërinë moderne. Fëmijët tanë jetojnë në një botë komplekse ku një nga gjërat më të rëndësishme është marrëdhënia me njerëzit e tjerë. Pranimi në shoqëri ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm për secilin nga ne. Teknologjia dhe rrjetet sociale mundë sojn njohurit marrjen e njohurive të reja por sjell edhe sfida të ndryshme për fëmijët tanë një ndër to është të jetuarit e një jete virtuale që ndikon në socializimin e tyre. Fëmijët tanë nuk kanë një instinkt të lindur…
Category: TË ETIKETUARA
SHKOLLA E GJIDHËNIES| VIDEO 73: SA KOHË DO TË VAZHDOJË USHQYERJA ME GJI?
Qumshti i gjirit, normalisht, është gjithçka për të cilin fëmija ka nevojë në moshën 6 muajshe. Nga muaji i gjashtë fëmija ka nevoja për ushqime plotësuese, fillimisht ushqime të buta e më vonë edhe ato më të forta. @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL
Fjalët e para të fëmijës tim
Shkruan: Egzona Maloku Logopede “Fjalët e para të foshnjës janë si lindja e parë e diellit. Ato ndodhin dhe atëherë e kupton se sa më e ndritshme është bërë bota jote.” Nuk ka asgjë më ngazëlluese se dëgjimi i fjalëve të para të fëmijës suaj. Muajt e zhvillimit të gjuhës mund të jenë shumë argëtues– veçanërisht kur keni pritur me padurim fjalën e parë “mami” ose “babi”. Nga 9 muajsh fëmija juaj ndoshta do të fillojë të bashkojë tingujt “ma-ma” dhe “ba-ba” pa e ditur domosdoshmërisht se çfarë…
Neglizhenca – abuzimi emocional është më e rrezikshme se sa abuzimi fizik
Dallimi mes neglizhencës dhe abuzimit është sikur shembulli i bimës të lënë në një hapësirë të errët pa ujë dhe presim që ajo të lulëzoj Nga të gjitha përvojat lënduese, neglizhenca është më e rrezikshme, sepse nuk shihet, nuk ka sanksione për prindin si me abuzimin fizik, dhe tek fëmija lë shumë dhimbje dhe pasoja në emocionet e tij. Neglizhenca mund të përshkruhet edhe si një përvojë e fëmijës në munges të komunikimit me prindërit, veqanërisht kur prindërit nuk komunikojnë me botën e brendshme të fëmijës, mungesa e liris së…
Kur ndërrohen dhëmbët e qumështit?
Shkruan: Dr Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive Zëvendësimi i dhëmbëve të qumështit me dhëmbët e përhershëm është një proces që zgjat me vite. Mund të zgjas diku 7-9 vite. Që në moshën 6 vjeçare dhëmbët prerës qendror të poshtëm të qumështit zëvendesohen me dhëmbë të rinjë që quhen inciziv qendror të poshtëm të përhershëm. Kurse të gjithë dhëmbët e qumështit ndërrohen në mes 11-13 vjeç me ç’rast zëvendësohen me dhëmbët e përhershëm numri i të cilëve në këtë moshë është 28. Dhëmbë të qumështit jan…
Mosha më delikate e fëmijëve – sfidë për prindërit!
Edhe pse për shumë prindër periudha e pas lindjes dhe viteve të para të jetës të fëmijëve është më e rënda, veçanërisht për nënat, për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes, në të vërtetë sfidat e prindërimit janë në moshën e më vonshme të fëmijëve. Profesorët amerikanë nga Universiteti i Shtetit të Arizonës dhe Shtetit të Oklahomas zbuluan se prindërit janë nën stresin më të madh dhe ndihen më të sfiduar në periudhën midis viteve të fëmijërisë dhe adoleshencës. Këto janë zakonisht vitet 11 dhe 12. Nënat e fëmijëve…
Ndikimi negativ i mediave sociale tek të rinjtë
Nevojiten më shumë kërkime për të “kuptuar më mirë efektet e mediave sociale” tek të rinjtë, por shumë prova tregojnë se ato mund të kenë pasoja negative. Mediat sociale mund të kenë “efekte jashtëzakonisht dëmtuese” në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, paralajmëron shefi mjekësor amerikan, duke u kërkuar gjigantëve të teknologjisë të veprojnë. “Ne po kalojmë një krizë globale të shëndetit mendor të të rinjve dhe kam frikë se mediat sociale janë shkaktarët kryesor dhe si rjedhoj duhet urgjentisht të ndërmarim masa“ paralajmëron Vivek Murthy në një deklaratë…
SHKOLLA E GJIDHËNIES| VIDEO 72: GJIDHËNIA DHE FILLIMI I USHQIMEVE
Qumshti i gjirit, normalisht, është gjithçka për të cilin fëmija ka nevojë në moshën 6 muajshe. Në moshën 4-6 mujore përmasat trupore të fëmijës janë dy ose më shumë herë më të mëdha se ato të lindjes. Fëmija vazhdon të rritet shpejt dhe bëhet më aktiv. Në këtë periudhë, kërkesat e tij për energji dhe elementet e domosdoshme janë të mëdha, se sa ato që mund të sigurohen nga qumshti dhe fëmija ka nevojë për ushqim shtesë. @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi…
Çfarë ndryshime pëson truri juaj kur bëheni nënë?
Kur një grua mbetet shtatzënë pëson një sërë ndryshimesh duke filluar nga mundimet e mëngjesit, rraskapitja, ndryshimet në formën e trupit të saj, rritja e shpejtë e gjirit dhe dobësimi i nyjeve, djersitja e duarve dhe këmbëve, ndryshimet në lëkurë dhe flokë, si dhe shumë ndryshime tjera. Por a e keni pyetur veten se çfarë ndodh me të vërtet me trurin e një gruaje gjatë kësaj periudhe. Studiuesit në mbarë botën kanë filluar hulumtimin mbi këtë çështje dhe rezultatet e mbledhura deri tani janë të mahnitshme. Truri i…
Afërsia e nënës me foshnjën është më e rëndësishme se ushqimi!
Lidhja fizike dhe emocionale midis nënës dhe foshnjës nuk është e rëndësishme vetëm për kujdesin e gjendjes së saj fiziologjike, por është vendimtare për zhvillimin emocional, psikologjik dhe intelektual të foshnjës Të gjithë e dimë se foshnjat e vogla nuk pranojnë të vonojnë plotësimin e nevojave të tyre. Ato duan të tërheqin vëmendjen në të gjitha mënyrat që mund dhe dinë për të marrë atë që u nevojitet. Por a e dinit se përveç nevojave primare për të cilat flitet gjerësisht, si nevoja për ushqim dhe gjumë, ka edhe…
Jo çdo herë mungesa e të folurit ndërlidhet me autizmin
Një fëmijë me një humbje dëgjimi të pazbuluar nuk do të flasë. Një fëmijë që nuk stimulohet gjithashtu nuk do të flasë. Një fëmijë me vonesë zhvillimi gjithashtu gjithashtu do të flaës vonë. Të gjithë fëmijët me çrregullime të spektrit autik kanë deficit në të folur. Ajo që është karakteristikë e të folurit të tyre janë problemet në aspektin e komunikimit social: Vështirësi në vendosjen e kontaktit me sy Vështirësi në të kuptuarit e shprehjeve të fytyrës së bashkëbiseduesit Fjalor i dobët Vështirësi me forma të caktuara gramatikore përsëritja…
Vendosja e rregullave e rëndësishëme për edukimin e fëmijëve
Fëmijët nuk bëjnë gjithmonë atë që duan prindërit e tyre. Kur një fëmijë sillet keq, prindërit duhet të dinë se si të reagojnë. Çdo fëmijë ka nevojë për rregulla për ta ndihmuar fëmijën të mësojë sjelljen e duhur. Si duhet t’u mësojnë prindërit rregullat fëmijëve dhe çfarë duhet të bëjnë prindërit kur shkelen këto rregulla? Fillimisht, prindërit duhet të dinë se cilat janë nevojat themelore psikologjike të fëmijës që duhet të plotësohen Këto janë: “Të jesh i mirëpritur” – të jesh i pranuar dhe i dashur. Kush nuk është i…
Pse viktimat nuk mund të largohen nga dhunuesit e tyre?
Tema e dhunës në familje apo dhunës në një marrëdhënie është shumë delikate dhe shumështresore. Kur shumë njerëz përmendin dhunën në familje, ata thjesht thonë: “Pse vuan?” Ata nuk e shohin kompleksitetin e marrëdhënies mes dhunuesit dhe viktimës. Dhunuesit kryesisht janë të aftë të realizojnë marrëdhënie të thella me ndërthurje të ndërsjelltë, në mënyrë që partnerët të jenë shumë të lidhur me ta. Ata kanë aftësi të zhvilluara sociale, me të cilat mund të “mbulojnë” prirjet e veta ndaj dhunës. Njerëzit që janë të prirur ndaj dhunës janë përgjithësisht…
A duhen larë rrobat e foshnjës veç nga rrobat e antarëve tjerë të familjes?
Një nga pyetjet e zakonshme që bëjnë nënat është nëse mund t’i lajnë rrobat e foshnjës së tyre me rrobat e anëtarëve të tjerë të familjes. Lëkura e foshnjës, është shumë e ndjeshme, sidomos muajt e parë të jetës, është më e sigurt që rrobat e foshnjës të lahen veç nga rrobat e antarëve tjerë të familjes. Por duke qenë se kjo nuk është aq ekonomike ju këshillojmë të keni parasysh disa metoda gjatë larjes së rrobave. Nëse keni vendosur ta mbushni lavatriçen më rrobat e foshnjës dhe antarëve tjerë të familjes…
ÇFARË NDODH KUR NDALOJMË SË USHQYERI ME GJI? Përveç një sërë ndryshimesh fizike, disa nëna përjetojnë edhe NJË DJENJË ANKTHI
Me ndërprerjen e gjidhënies, trupi dhe truri I gruas pëson ndryshime drastike dhe gjatë kësaj periudhe mbështetja e partnerit është e domosdoshme. Vendimi për ndërprerjen e gjidhënies është një përvojë emocionale dhe personale, ashtu si edhe zgjedhja e gjidhënies si një mënyrë për të ushqyer foshnjën. Ndërprerja e gjidhënies është një udhëtim që ndikon në gjendjen fizike, mendore dhe emocionale dhe me një mori sfida për nënën. Efektet anësore Efektet anësore të ndalimit të gjidhënies varen nga mënyra e ndërprerjes të këti procesi. Nëse ndërprerjen e gjidhënies nuk e bëni…