Dhe ne duam t’i japim botës femra të forta, të dhembshura dhe të motivuara. “Unë të dua pavarësisht se çfarë ndodh.” Mos thuaj: “Bëhu e mirë sot” ose “Nëse je e mirë, do të të përqafoj më shumë”. Shembull: « Dua që ta dish se të dua, pavarësisht se çfarë ndodh. Ju do të keni gjithmonë dashurinë time të pakushtëzuar”. Shpjegimi: Dashuria e pakushtëzuar është thelbi i prindërimit pozitiv dhe do të thotë se dashuria jonë për fëmijët tanë nuk varet nga niveli i sjelljes së tyre të mirë.…
Category: PRINDËRIMI
ÇFARË TË BËNI KUR DIKUSH QORTON FËMIJËN TUAJ
Le të themi se fëmija juaj po luan në park, ju jeni afër, por jo pranë tij. Një vogëlush zihet me fëmijën tuaj dhe më pas prindi i atij fëmije ose një i rritur tjetër qorton fëmijën tuaj. Ose, ndoshta jeni duke vizituar një të afërm, fëmija juaj po luan në dhomë me kushëririn e tij të vogël dhe një nga të rriturit e qorton. Si do të reagonit? Nga çfarë varet reagimi? Kur një i rritur qorton një fëmijë, reagimi i parë i prindërve është zemërimi dhe arsyeja…
Disa karakteristika e fëmijëve të llastuar
Si prindër, rritja e fëmijëve tanë është jashtëzakonisht e rëndësishme për mënyrën se si do të sillen kur të rriten dhe si do të përballen me sfidat e jetës. Prisni trajtim të veçantë Njerëzit egoistë nuk e kuptojnë mirënjohjen. Ata nuk mendojnë se të tjerët kanë shqetësime që duhet t’i trajtojnë ato që janë po aq të rëndësishme. Ata gjithmonë zgjedhin se çfarë loje të luajnë, dhe nëse nuk bëjnë siç e imagjinonin, mërziten dhe shpërthejnë në vaj njerëzit që presin trajtim të veçantë shpesh duan që gjërat të…
“Nëse jeni nxënës të shkëlqyeshëm, do të keni punë dhe shumë para”: Psikologu i famshëm rus Labkovski – si i shkatërrojnë prindërit fëmijët e tyre
Fëmijët e sotëm shpesh kanë shumë detyrime, aktivitete të panumërta jashtëshkollore. Koha e mbushur me këto aktivitete shkurton kohën e kaluar në rrjetet sociale por a e keni pyetur veten se këto aktivitete ua vjedhin edhe fëmijërinë? Ndonjëherë nga një fëmijë pritet të mbajë një barrë të madhe mbi supet e tij për të qenë i suksesshëm, dhe më pas ëndrrat e tij mbyten, fëmija bëhet i ngopur dhe nuk do të ketë më motivim për asgjë. Pikërisht për këtë ka folur psikologu i njohur rus Mikhail Labkovski: Si rregull,…
PSE FËMIJA JUAJ GËNJEN DHE SI DUHET TË REAGONI
Shumica e prindërve do të ballafaqohen në një situatë ku e kapin fëmijën e tyre në gënjeshtër. Psikologia Julija Kroka tregon pse fëmijët gënjejnë në mosha të ndryshme dhe si është më mirë të reagoni në përputhje me moshën e fëmijës. Nga tre deri në pesë vjet: Arsyeja e gënjeshtrës është imagjinata Detyra kryesore e një fëmije në këtë moshë është të zbulojë botën përmes lojës. Fëmija është “qendra e Universit”, dhe nëna, babi, gjyshja, gjyshi dhe të gjithë përreth lëvizin në orbitën e tij. Arsyeja më e zakonshme…
Mos e vajtoni burrin tim sepse ai nuk ka një djalë
Kush nuk do të donte të ishte i rrethuar nga femra kaq të forta e të bukura?! Le të jemi të sinqert, ka shumë përfitime për të qenë baba dy vajzave. Burri im u rrit si më i madhi në një familje me pesë djem dhe një vajzë. Të qenit baba i dy vajzave mund të jetë një territor i panjohur për të, por ai i trajton vajzat tona si mbretëresha. Kur e njoftova burrin tim nuk ishte tip i ndjeshëm por duke qenë baba i një vajze të vogël…
A është sjellja e fëmijëve reflektim i sjelljeve të prindërve?
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste Truri i fëmijës nuk është aq i zhvilluar sa i një të rrituri. Kur fëmijët hasin vështirësi, veçanërisht me gjëra që ju kërkoni prej tyre, ata shpesh nuk gjejnë fjalët për të thënë: “Kjo është vërtet e vështirë për mua” ose “A mund të më ndihmoni? apo “Nuk ja dal dot.” Ata shfaqin këto ndjenja përmes sjelljes së tyre. Ndërkohë, ne si të rritur mund të presim që ata të na binden apo të na respektojnë thjeshtë sepse ne e kemi kërkuar kështu. Në…
Jo, sjellja e mirë nuk ka dalë nga moda – dhe këto janë rregullat që TË GJITHË fëmijët duhet t’i dinë
Thuaj “ju lutem”, “faleminderit”, “më falni”, përshëndetni fqinjin tuaj me mirësjellje, vendosni gjërat në vendin e tyre, lista e rregullave të sjelljes së mirë mund të vazhdojë pafund. E megjithatë, fëmijët e sotëm duket se dinë pak për rëndësinë e mirësjelljes. Një pjesë e rëndësishme e rritjes së një fëmije është që ne, si prindër, t’i mësojmë atij sjellje të mira. Sjelljet janë të rëndësishme sepse na ndihmojnë të jemi më të suksesshëm në jetë. Nga ana tjetër, mungesa e mirësjelljes elementare ndikon negativisht tek fëmijët në të gjitha fushat…
Sa realisht e kemi kuptuar thelbin e prindërimit?!
A i njihni fëmijët tuaj më thellë se sa notat e tyre, numri i golave apo koshave që mund të kenë shënuar në stërvitje apo ndeshje? A e dini cila është ngjyra e tyre e preferuar? Cilën sezon të vitit e duan? A e dini se çfarë i frikëson? Çfarë i lumturon? A e dini se çfarë ëndrrash panë mbrëmë? A i keni pyetur ndonjëherë: Çfarë i bëri kaq të trishtuar? Si kaloi dita në shkollë? Cila është lënda e tyre e preferuar dhe pse? Kush është mësuesi/profesori i preferuar…
Pesë gjëra që djemtë kanë nevojë nga nënat e tyre
“Gëzimi më i madh në jetën time ishte rritja e djalit tim” Gjenetika është një mrekulli! Me siguri e keni dëgjuar pafundësisht këtë fjali, madje edhe nga mjekët kur shpjegojnë fenomene në dukje të pazakonta tek fëmijët, të cilat janë rezultat i trashëgimisë së materialit gjenetik të prindërve. Nga ana tjetër, fëmijët formësohen jo vetëm nga gjenetika, por edhe nga sjellja dhe trajtimi i prindërve gjatë fëmijërisë së tyre.Krahas dashurisë ja disa rregulla që duhet të zbatoni në mënyrë që djali juaj të bëhet një burrë, i pavarur, i lumtur…
Duke e mbështetur idenë se fëmijët janë moralisht të detyruar të jenë të nënshtruar, ne i japim legjitimitet abuzimit
Nuk mund ta zgjidhim kurrë problemin e dhunës ndaj fëmijëve në shoqërinë tonë nëse nuk heqim dorë nga ideja se gjëja më e keqe që mund të bëjë një fëmijë është të jetë i pabindur. Shumë njerëz nuk arrijnë ta kuptojnë pikërisht këtë fenomen – ata ankohen se luftëtarët për të drejtat e fëmijëve duhet të ndalojnë të merren me ‘gjëra të vogla të pakuptimta’ dhe të shqetësohen vetëm kur ndodh ‘dhuna e vërtetë’. Këto dy arsye janë në fakt të njëjta. Duke e mbështetur idenë se fëmijët janë moralisht…
Disiplina nuk është qëllimi i vetëm i rritjes së një fëmije dhe as detyra juaj bazë si prind
Të ndihmosh një të vogël të rritet në një person plot vetëbesim, i cili e di se çfarë do të thotë të respektosh veten dhe të tjerët, është vlera më e madhe që mund t’i japësh një fëmije. Përgatitja e tij për një jetë plot sfida dhe pengesa, marrëdhënie shumë komplekse mes njerëzve dhe në shoqëri, është një detyrë e rëndësishme e prindërve. Rezistenca ndaj zhgënjimit dhe stresit është një aftësi që mund të mësohet dhe kontribuon në stabilitetin emocional, i cili është i nevojshëm për të krijuar marrëdhënie të…
Si t’i mësojmë fëmijët të jenë mirënjohës për atë që kanë
Mirënjohja është një nga cilësitë që i zbukuron njerëzit e lumtur. Por si të rrisim një fëmijë mirënjohës në botën materialiste në të cilën jetojmë? Ajo që ne të gjithë u mësojmë atyre është të thonë “të lutem” dhe “faleminderit”, por kjo nuk mjafton. Mirënjohja është aftësia për të vlerësuar atë që keni. Për të fituar këtë aftësi, ne sugjerojmë disa ushtrime të këndshme që kanë shumë më tepër përfitime. Për çfarë jemi mirënjohës sot? Çdo ditë, në fund të ditës, uluni pranë fëmijës dhe rendisni së bashku “dhuratat” e…
Të lutem mami kujdesu për mua
Mami, të lutem më mundëso të flas me ty – dhe kur të rritem, do të jem në gjendje t’u besoj njerëzve. Mami, mos më ndalo të qaj, të zemërohem, të pikëllohem dhe të gëzohem. Më fol për ndjenjat – dhe kur të rritem, do ta kuptoj veten dhe botën rrethe nesh. Mami, kujdesu për gjërat që ndodhin rrethe meje – dhe kur të rritem do të jem empatik dhe do ju ndihmojë dhe t’ju qëndroj pranë të tjerëve. Mami, më ndihmo kur ballafaqohem me momentet e vështira, më ngushëllo…
Vëmendja e tepërt e prindërve ndonjëherë mund të jetë e dëmshme për fëmijët
Pse prindërit që përqendrojnë gjithë vëmendjen te fëmijët e tyre rritin individë depresiv Njoh shumë prindër që thonë fjali si: “Unë jetoj për fëmijët e mi”. Fëmijët e mi janë e vetmja gjë e rëndësishme në jetën time. Unë punoj vetëm që ata të kenë sukses dhe të mbarojnë universitetin”. Prindër të tillë heqin dorë nga interesat e tyre, nuk e përdorin kohën për veten e tyre. Nëse ndodh që dalin nga shtëpia, e cila nuk bën pjesë në kategorinë e daljeve rutinë për të shkuar në punë apo tregti,…