Pyetje: Kam djalin 5 vjet dhe pata një muaji ka shiku në telefon një video diçka dhe është frikësu dhe prej asaj dite frikohet shumë, nuk rrin në dhomë vet hiç, theksoj se tash ja kam ndalu telefonin krejt mirëpor frikën s’di si me ja largu.Ju lutem një mendim. Përgjigje: Përshëndetje! Të falenderoj që ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd. Kur një fëmijë thotë se diçka është e frikshme, ka shumë mundësi që ne si të rritur të mos mendojmë se është e frikshme. Por ne gjithmonë…
Category: PYETJE TË SHPESHTA
Vështirësi në artikulim tek fëmija 6 vjeç
Pyetje: Përshëndetje! Kemi djalin 6 vjeç, vijon klasën e parë dhe ka problem me disa shkronja, psh: thotë “Skola”, “Rota” , “Vëmbi”, shkronjën Dh, Th , Q, Ll, Sh, Rr nuk i thekson si duhet! Çdo ditë mundohemi ta mësojmë, përsërisim shkronjat ngadalë, qartë, por nuk ka sukses. Çfarë duhet të bëjmë? Presim përgjigjen – udhëzimin tuaj, faleminderit! Përgjigje: Përshëndetje, në bazë të përshkrimit tuaj kemi të bëjmë me çrregullim të artikulimit, është e nevojshme të bëhet testi i artikulimit për të identifikiar saktë tingujt dhe pozicionin e tyre.…
Si të kujdesemi për shëndetin e dhëmbëve kur konsumojmë argume?
Pyetje: Si të kujdesemi për shëndetin e dhëmbëve kur konsumojmë argume? Përgjigje: Agrumet janë të pasura me vitaminë C dhe të gjithë dëshirojmë t’i konsumojmë ato sepse e lidhim me shëndetin. Megjithatë, kur bëhet fjalë për shëndetin oral, duhet të jemi të kujdesshëm me agrumet. Limonët, portokallet, rrushi, mandarinat… përmbajnë jashtëzakonisht acid. Konsumimi i shpeshtë i këtyre frutave dhe lëngjeve të tyre mund të shkaktojnë erozion të dhëmbëve. Limonada me sheqer është padyshim një zgjedhje jo e mirë e pijeve për dhëmbët, sepse krahas gjithë kësaj, sheqeri shkakton edhe…
Sa është e rrezikshme për bebin ftohja e nënës gjatë shtatzanisë?
Pyetje: Jam shtatëzënë dhe jam e ftohur dhe po kollitem shumë, po teshtij dhe po shfryj hundët shpesh. A ka rrezik për bebin kolla e vazhdueshme? A ka rrezik për të lind para kohe? Përgjigje: Një barrë e shëndetshme, pra nëse nuk jeni në rrezikun e lindjes parakohe, e duron pa problem një rritje të presionit me tendosje të muskulaturës së barkut gjatë kollitjes, teshtitjes apo fryerjes se hundëve. Mësohuni që gjatë teshtitjes të kontraktoni (shtrëngoni) dyshemenë e komblikut e jo gjithë shtërngimi të shkojë në muskujt e barkut. Kjo,…
Urinimi i pavullnetshëm tek fëmija 6 vjeçar
Pyetje: Përshëndetje. Ju lutem më ndohmoni si të veprojë me djalin tim 6 vjeçar i cili urinon ende natën në shtrat? Ditën është i mërzitur dhe ndihet i vetmuar. Ju lutem më ndihmoni. Përgjigje: Përshëndetje! Urinimi i pavullnetshem gjatë natës në vitin e gjashte të jetës kërkon gjithmonë një ekzaminim të detajuar të sistemit urinar (për infeksione dhe anomali). Nuk e di deri me tani çfarë egzaminimesh keni realizua. Është e vërtetë që ekzistojnë barna efektive për trajtimin e këtij çrregullimi, por para përdorimit të tyre është e nevojshme…
A ndikon qëndrimi i fëmijëve para ekraneve (TV) në zhvillimin gjuhësor?
Pyetje: Përshëndetje, a ndikon qëndrimi i fëmijëve para ekraneve (TV) në zhvillimin gjuhësor? Përgjigje: Përshëndetje. Po zhurma e TV në sfond e bën më të vështirë procesin e zhvillimit gjuhësor te fëmijët sepse së pari fëmija ul ndërveprimin me ju, e ka më të vështirë të përqëndrohet në atë që ju i thoni atij sepse shpërqëndrohet nga zëri i Tv, ul kohën e ndërveprimit me ju, mund t’a ketë më të vështirë të përceptoj se nga po i vie zëri. Ka rëndësi edhe pamjet që fëmijët ndjekin, ato që…
Si t’i haroj veprimet e gabuara në adoleshencë?
Pyetje: Përshëndetje jam një vajzë që kam bërë shumë gabime kur kam qenë në moshën e adoleshencës, tani jam 26 vjeç, vazhdimisht i mendoj, spo mundem ti harroj, ju lutem më këshilloni se si të veproj? Përgjigje: Është një kohë e mësimit dhe rritjes, dhe të gjithë ne jemi të përfshirë në eksperiencën e gabimeve dhe të mësimeve të tyre. Është e rëndësishme të kuptojmë se çdo njeri bën gabime dhe se këto gabime mund të jenë pjesë e rrugës drejt zhvillimit dhe rritjes personale. Kujtimet, të mira apo…
Djali im është dy vjeçar dhe akoma nuk e thotë asnjë fjalë – A është shqetësuese kjo gjë?
Pyetje: Djali im është dy vjeçar dhe akoma nuk e thotë asnjë fjalë. Nëse dëshiron diçka tregon me dorë, po akoma nuk flet?A është shqetësuese kjo gjë? Falrminderit nëse më përgjigjeni. Përgjigje: Përshëndetje, në moshën 2 vjeçare fëmijët veq se duhet t’i kenë disa fjalë në fjalorin e tyre, është e rëndësishme të dihet për aspektin kognitiv, a kupton dhe a i merr komandat fëmija, poashtu duhet të vlerësohet dhe niveli i dëgjimit të fëmijës pasi që nuk kam të dhëna të mjaftushme rreth fëmijës. Është e rëndësishme që të fillohet…
A lejohet zbardhimi i dhëmbëve kur gruaja është shtatzane?
Pyetja: A lejohet zbardhimi i dhëmbëve kur gruaja është shtatzane? Përgjigje: Te shtatzanat, edhe pse llogaritet qe nuk shkakton deme, nuk rekomandohet të bëhet zbardhimi i dhembëve . Ju mund të përdorni pastat e dhembeve qe kan zbardhues, por zbardhimi profesional nuk preferohet gjate shtatzanisë. Dr.Manushaqe Veliu Pedodonte. /natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Fëmija është me lijen e ujit a mund t’i pastrojë rrobat e fëmijës?
Pyetja: Përshëndetje, djali e ka lijen e ujit e pastrojë çdo ditë me rekomandim të mjekut, po rrobat e djalit a duhen larë sepse më thojnë se nuk duhen larë 9 ditë, për shkak se nëse lahen rrobat edhe lija nuk i kalon lehtë? Përgjigje: Përshëndetje Një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit“ duhet pastruar vazhdimisht, që nga dita e parë. Duhen pastruar dhe nderruar edhe rrobat e femijes per cdo dite. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar – infeksioni krijon “kratere” në lëkurë të cilat përfaqësojnë një…
Si të menagjojë ankthin tek fëmija?
Pyetje: Përshëndetje, psikologe vajza ime ka herë pas here ankth dhe nuk dëshiron të qëndroj vetëm ka frikë.Kjo gjendje ka filluar qe një javë nuk po e di çfarë të bëjë.Po më shqetëson fakti se nuk ka arsye me pas frikë e me kalu në ankth. Ajo është 10 vjeç ju lutem ndonjë këshillë se si duhet me vepru unë si nënë. Përgjigje: Përshëndetje! Flisni me fëmijën tuaj për ndjenjat e saj dhe jepni kohë që të dëgjoni dhe të mbështesni në mënyrë që ajo të ndjehet e…
A mund të bëhet zbardhimi i dhëmbëve nëse nëna është gjidhënëse?
Përgjigjet: Dr Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncise dhe Stomatologjise preventive Pyetja: Përshëndetje, a mund të bëhet zbardhimi i dhëmbëve nëse nëna është gjidhënëse? Përgjigje: Pershendetje! Faleminderit për pyetjen Peroksidi i hidrogjenit i cili ndodhet ne përmbajtje te zbardhuesit nuk kalon në qarkullimin e gjakut pra nuk kalon në qumeshtin e nënës. Andaj zbardhimi profesional mund të realizohet edhe te nënat gjidhanëse. Dr.Manushaqe Veliu
A KA PROBLEM NËSE E MBAJ PIERCING-UN NË THITHKËN E GJIRIT GJATË SHTATZËNISË DHE GJIDHËNIES?
Përgjigjet: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet, e gjeni në komentin e parë. Pyetje: A ka problem nëse e mbaj piercing-un në thithkën e gjirit gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies? Përgjigje: Duke qenë se gjiri rritet shumë gjatë shtatzanisë dhe thithkat bëhen shumë të ndjeshëm, piercing në thithkën e gjirit zakonisht bëhet shumë i parehatshëm gjatë shtatzanisë. Për këtë arsye, shumë gra e heqin atë që në fillimet e shtatzanisë madje mjekët duhet ta rekomandojnë këtë. Kujdes! Në asnjë mënyrë nuk duhet të ushqehen bebi…