Gruaja që e mposhti kancerin!

Autorja e këtij mesazhi është gruaja që doli më e fortë se kanceri,

Fitore Zenelaj

Jeta është e bukur vlerësojeni!
Edhe nëse jeni të sëmurë, gjeni forcën të jetoni!
Edhe nëse nuk jeni të lumtur, vazhdoni buzëqeshjen!
Edhe nëse jeni duke qarë, fshini lotët dhe vazhdoni!
Edhe nëse jeni të shtrirë, ngrihuni dhe jetoni jetën!

Vjen një moment që asgjë në këtë botë nuk na duket interesante, madje as shëtitjet në vendet më të bukura të botës, as sikur të vozitim makinat më të shtrenjta, as sikur të veshim çdo herër robat e modës së fundit. Thjesht, dëshirojme të rrimë strukur dhe të ngrohemi me dashurinë e fëmijeve tanë, që është më e sinqerta.

Sot qysh nga mëngjesi qava! Qava jo pse jam e dobët por sepse jam shumë e fortë për të vazhduar përpara. Qava sepse më mbërthyen përqafimet e vajzave të mija, më ngazëllyen shikimet e tyre dhe shtrëngimet e tyre sepse ju mungova në ditën e kaluar që nuk isha afër tyre!

E qfarë na duhet jeta, nëse nuk kemi prane njerezit që duam? – asgjë.
E përse të gëzohemi me arritjet tona nëse nuk kemi kujt t’ua tregojmë? – aspak.
E si të jemi të lumtur kur nuk ia dim? vlerën asaj qe kemi – asnjëherë.
E qfarë quhet lumturi kur nuk gëzohemi për fëmijët tanë? – e pamundur.

Prandaj, nëse Zoti na dha një mundësi të dytë për të jetuar, kush janë njerëzit ta pengojnë atë? – askush. Dijani vlerën jetës, sepse jeta nuk është që “të kesh”, por është që ti “të jesh”. Të jesh njeri dhe të kesh njerëzi, dhembshuri, dashuri, mëshirë dhe empati me gjithsecilin. Është mënyra e vetme që të jemi sa më afër Zotit, i cili na begatoi me të gjitha të mirat, na begatoi me vetë jetën!/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts