Për momentin nuk mund të shoh asgjë rreth meje, jam kaq i vogël dhe gjithçka rreth meje është si mjegull.
Gjithçka që shoh je në të vërtetë ti.
Kur ndihesh sikur je vetëm në botë, sikur muret po të mbyllen, mos harro se edhe unë jam këtu. E di që bota jote ka ndryshuar dhe ndihesh e vetmuar. Por jo ti nuk je vetëm.
Ti je gjithcka për mua.
Kur mendon se nuk din çfarë po bën, ke besim tek vetja. Edhe pse ne ende jemi duke u njohur, ti më njeh më mirë se kushdo.
Të besoj.
Kur mendon se nuk do të flesh natën, të premtojë se do të lë te flesh. Do të flemë të dy. Por tani kam frikë. Të premtoj se nuk do të të manipuloj. Më duhet vetëm aroma dhe rehatia jote. A e ndjen atë boshllëk në zemrën tënde kur jemi të ndarë? Unë po e ndjejë.
Më mungon.
Kur mendon se nuk ke arritur asgjë, e di, ndihem gjithmonë mirë pranë teje. Ditët e kaluara me ty do të jenë në kujtimet e mia më të bukura të kësaj valle në tokë që ne e quajmë jetë.
Unë të dua.
Kur ndihesh sikur nuk e di më kush je, kur nuk dëshiron ta shohësh veten në pasqyrë. Ti je personi që do të kërkoj kur të arrij diçka, i vetmi person që do e kërkoj në një turmë njerëzish. Ti je arsyeja për buzëqeshjen time të parë.
Ti je perfekt për mua.
Kur ndjen peshën në zemër, dije se nuk jam ndjerë kurrë më i lehtë se sa kur jam pranë teje. A mund të qëndroj këtu me ty pak më gjatë? Nuk do ta kërkoj gjithmonë këtë… Por tani kam nevojë për ty.
Kur ndihesh sikur nuk ke asgjë për të dhënë, të shoh që më shtrin dorën, duke u lutur. Kur qajmë të dy. Do të doja të të tregoja, por nuk mundem.
Nëse do të mundja, do ta thoja, ka një arsye pse të zgjodha ty.
Sepse mami, ti je bota ime.
Unë do të rritem së shpejti.
Por tani, gjithçka që shoh je TI. /natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia