LULEDIELLI KA NJË POROSI

Mbajtja e një fjongoje, byzylyku ose simboli me luledielli tregon në mënyrë diskrete për njerëzit nga mjedisi, stafi, kolegët, profesionistët e shëndetit, se dikush ka nevojë për mbështetje shtesë ose pak më shumë kohë.

Ekziston një aftësi e kufizuar ose një e metë tjetër që NUK ËSHTË E DUKSHME. Ky projekt ka rritur ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat mund të përballen të rriturit dhe fëmijët me vështirësi të fshehura si autizmi, astma ose ndonjë sëmundje tjetër kronike.

Duke mbajtur këtë shenjë, është një mënyrë që një person të informojë në mënyrë diskrete njerëzit përreth tij për aftësinë e kufizuar të tij.

Për disa, gjendja e tyre për shembull mund të nënkuptojë që kanë nevojë për një karrige ose qetësi.

Gjërat e parëndësishme si pritja në radhë mund të jenë të padurueshme për një fëmijë me autizëm, sepse ai nuk i kupton atë.

Të metat e fshehura nuk kanë shenja fizike dhe përfshijnë vështirësi në të nxënë, shëndetin mendor si dhe lëvizshmërinë, të folurit, dëmtimet e shikimit ose të dëgjimit.

Ato gjithashtu mund të përfshijnë, përveç astmës, gjendje të tjera të mushkërive, si dhe sëmundje kronike si dështimi i veshkave, diabeti dhe çrregullimet e gjumit, kur këto sëmundje ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme.

Pse luledielli?

Luledielli u zgjodh sepse tregon lumturi, pozitivitet, forcë dhe rritje, vetëbesim. Është një lule e njohur botërisht, dhe në të njëjtën kohë është neutrale ndaj gjinisë.

Shiriti i lulediellit lejon këdo që ka një paaftësi të padukshme ta vë në pah atë kur e gjykon të jetë e nevojshme.

Dhe varet nga ndërgjegjja jonë nëse “do të jemi njerëzorë”, apo njerëz pa shpirt që nuk preken nga telashet e njerëzve të tjerë dhe që i mbyllim sytë para tyre./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts