“Nëse të godet, godite edhe ti atë”- këshillat e tilla dëmtojn rëndë fëmijën tuaj!

 

Pse nuk duhet t’i thuhet një fëmije “nëse të godet, godite edhe ti”? – Këtu lindin një sërë problemesh.

I hedhin benzinë ​​zjarrit, dhe padyshim do kemi kontraefekt.

Prindërit asesi nuk duhen ta poshtërojnë fëmijën e tyre me komente se si ai është i dobët, frikacak dhe i paaftë për t’u përballuar dhe mbrojtur veten. Kjo është detyrë e prindërve apo kujdestarit të fëmijës.

Dhuna është territori i ngacmuesve dhe është joreale të presësh epërsinë e një fëmije i cili nuk është agresiv dhe i dhunshëm, është më se e qartë se fëmijët e përmbushur të cilët jetojn në një harmoni familjare dhe jo të dhunshme nuk janë asnjëher agresiv e as dhunues.

Nëse fëmija hyn në një konflikt dhe goditet nga një bashkëmoshatar, këshilla për ta “godite edhe ti” do ta rëndojë më tej fëmijën.

Një fëmijë i sjellshëm do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë të durojë kritikat e mësuesit/edukatorit të tij dhe në mënyrë të pashmangshme do të paralajmërohet dhe qortohet pas një zënke të cilin ai nuk e ka filluar.

Për shumicën e fëmijëve, në kohën kur fillojnë shkollën, madje edhe më vonë, mosbindja ndaj rregullave të institucionit që ndjekin është më stresuese se çdo gjë që mund t’u bëjnë bashkëmoshatarët e tyre.

 

Kjo nuk do të thotë se një fëmijë duhet të vuajë dhunën e bashkëmoshatarëve, por është e dëmshme për të që të zgjidhë vetëm probleme të këtij lloji. Kjo është detyrë e të rriturve.

 

Është e drejtë e fëmijës të kursehen nga dhuna, edukatorja apo mësuesja nuk mund të paraqiten si të pafuqishëm në raste të tilla.

Ata janë të detyruar të informojnë rastin dhe të iniciojnë shqyrtimin në një nivel më të lartë.

Nëse prindërit e një fëmije që kryen dhunë nuk u përgjigjen thirrjeve nga shkolla/kopshti, kjo konsiderohet neglizhencë ndaj fëmijës dhe në proces përfshihet Qendra për Punë Sociale.

 

Ndoshta fëmija mund të mbrojë veten duke adoptuar një qëndrim tjetër dhe për këtë ai ka nevojë për ndihmë, tuajën ose ndihmën profesionale.

Të mësojë se nuk ka rëndësi se çfarë thotë dikush për të dhe se duhet të besojë te vetja dhe zgjedhjet e tij, dhe të mos u kushtojë rëndësi komenteve nga rrethi.

Ndoshta ka nevojë për një përqafim dhe një bisedë, ndonjë hobi relaksues, mbështetje me socializim…

Gjithçka do ta ndihmojë më shumë se një këshillë e prerë: “Nëse të godet – godite edhe ti atë”.

Është njësoj si të vendosësh një fëmijë që nuk di të notojë në një pishinë dhe ta këshillosh të bëj gara me një notar me përvojë. Atëherë ju nuk do jeni ndihmës i tij.

Edhe nëse sistemi shkollor “dështon”, merrni përsipër zgjidhjen e konfliktit.

 

Kontaktoni prindërit e fëmijës tjetër ose organet kopetente por kurrë dhe në asnjë moment MOS E LINI FËMIJËN TUAJ VETËM. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts