Kërkimet e reja kanë zbuluar se koha e hershme e gjumit për fëmijët në parashkollor zvogëlon rrezikun e mbipeshës në adoleshencë, por gjithashtu cilësia dhe sasia jo e duhur e gjumit ka pasoja të qëndrueshme në shumë aspekte të sjelljes te fëmijët.
Një studim i botuar në Journal of Pediatrics zbuloi se fëmijët e moshës parashkollore që shkojnë në shtrat më herët kanë një rrezik shumë më të ulët të mbipeshës në adoleshencë. Me fjalë të tjera, një rutinë e mirë dhe e vazhdueshme gjumi mund të luajë një faktor kyç për të parandaluar mbipeshën gjatë fëmijërisë.
“Hulumtime të tjera kanë treguar përfitimet e shkuarjes herët në shtrat në sjelljen e fëmijëve, zhvillimin dhe përqendrimin e tyre. Gjithashtu, një rutinë e rregullt e gjumit, përfshirë edhe gjumin e hershëm, sjellë dobi të shumta në vet cilësinw e gjumit.
Nuk është domosdoshmërisht një kohë specifike në të cilën fëmija fle, por cilësia dhe sasia e gjumit që ka pasoja të qëndrueshme në shumë aspekte të sjelljes. Çuditërisht, çdo gjë që nga aftësia për të menaxhuar emocionet, problemet psikologjike shëndetësore, hormonet e deri te metabolizmi mund të ndikohet nga mungesa e gjumit.
Këtë vit, Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit publikoi rekomandimet e gjumit për fëmijët sipas moshës, duke përfshirë gjumin e pasdites:
- Foshnjat nga 4 deri në 12 muaj: 12 deri në 16 orë gjumë
- Fëmijët nga 1 deri në 2 vjet: 11 deri në 14 orë gjumë
- Fëmijët nga 3 deri në 5 vjet: 10 deri në 13 orë gjumë
- Fëmijët nga 6 deri në 12 vjet: 9 deri në 12 orë gjumë
- Adoleshentë të moshave 13 deri 18 vjeç: 8 deri në 10 orë gjumë.
Sipas këtyre udhëzimeve, është shumë e qartë se prindërit duhet të pyesin veten se sa herët duhet të shkojë fëmija i tyre për të fjetur për një gjumë të mjaftueshëm, në vend që të pyesin veten se cila është koha ‘e duhur’ për të fjetur.
Pediatri Sumit Bhargava i Universitetit stanford këshillon gjithashtu prindërit të vendosin një gjumë që do t’i lejojë fëmijës një sasi të mjaftueshme gjumi të funksionojë në mënyrë të përsosur ditën tjetër. «Të shkosh herët në shtrat nuk do të ndikojë medoemos në shëndetin fizik, në humor ose në shëndetin mendor të fëmijës në një kuptim pozitiv. Qëllimi duhet të jetë të zgjedhim një kohë të përshtatshme që do t’i lejojë fëmijës të flejë aq sa ka nevojë,” shpjegon Dr. Bhargava. Me fjalë të tjera, u takon prindërve të kuptojnë se si fëmijët e tyre punojnë më mirë sepse të gjithë e dimë se si çdo fëmijë është ndryshe, dhe megjithatë – duket sikur shumë fëmijë nuk po flenë sa duhet. “Gjumi është po aq i rëndësishëm në jetën njerëzore sa ushqimi dhe ajri. Pothuajse një të tretën e jetës e kalojmë duke fjetur», përfundoi Dr Bhargava./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”